U ekstradua nga Italia/ Gjykata lë në burg Reshat Radhimën, anëtar i grupit të Habilajve

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Reshat Radhimën, anëtarin e grupit të Habilajve u cili u ekstradua nga Italia. Rradhima u arrestua në Itali dhe u ekstradua nga Roma drejt tiranës pasi kërkohej prej 2 shkurt 2017. Ndaj Radhimës rëndon akuza e “kultivimit të bimëve narkotike dhe pjestar i grupit të strukturuar kriminal”.

I pranishëm në seancë i përfaqësuar edhe nga avokati Marash Ibra Radhima ka kërkuar lirinë dhe hetimin në gjendje të lirë ndërsa kjo kërkesë u rrëzua. Procesi ndaj tij është veçuar nga ai i anëtarëve të tjerë mes tyre dhe Moisi Habilaj pasi prej dy vitesh ai ishte në arrati dhe  kërkohej nga policia.

Radhima rezulton se është përgjuar teksa bisdeonte në 2016 me të hetuarin tjetër Taulant Haxhiraj dhe shqetësoheshin se parcelat me hashash rrezikoheshin nga krimbi.

Me ekstradimin e Radhimës shkon në dy numri i pjestarëve të grupit Habilaj që ndodhen në qeli për llogari të kriemve të rënda, ku më herët është arrestuar edhe Armando Kocerri.

Gjykata për Krime të Rënda nisi më 15 prill gjykimin për dosjen 'Habilaj', ndërsa seanca e parë dështoi, për shkak të mos njoftimit të të pandehurve.

Prej dy vitesh, Habilaj dhe një pjesë e grupit të tij, janë në arrest në burg në Itali duke u gjykuar për të njëjtat vepra penale, ndërsa Krimet kanë bërë njoftimet në Vlorë, duke angazhuar policinë e rrethit.  I vetmi nga grupi që ndodhej në Shqipëri ishte Armand Koçerri, i cili u arrestua së bashku me Nazer Seitin, ky i fundit, u ekstradua disa muaj më parë në Itali, ku edhe është duke u gjykuar.

Grupi “Habilaj” u godit në tetor 2017. Hetimet në Shqipëri u hapën pas publikimeve në media, ndërsa u morën në Itali me mijëra faqe përgjime të grupit “Habilaj” ku ata përmendin edhe emrin e ish-ministrit Tahiri.


Vendimi i gjykatës, për Reshat Radhimën, dhënë në vitin 2017

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen