-
-
Botohet ditari kinematografik i 2019-ës, Iris Elezi: Arkivi i Filmit duhet parë me dashuri!
Botohet për herë të parë Ditari Kinematografik i vitit 2019-të. Drejtoresha e Arkivit të Filmit, Iris Elezi, rrëfen punën e bërë, për të promovuar 70 vite të kinematografisë shqiptare. Në këtë botim evidentohet trashëgimia filmike shqiptare, por edhe kontributi i kineastëve shqiptarë. Një vend të veçantë zënë edhe datat e lindjeve të artistëve të njohur.
11 Janar 2019, 17:23 -
Prezatohet platforma online për punësimin e studentëve ekselentë, Rama: S'do bëhej pa protestën
Qeveria prezanton platformën online "Punetembare.al" përmes të cilit do punësohen në administratë rreth një mijë studentë me rezultate të shkëlqyra. Kryeministri Edi Rama tha se kjo nuk do bëhej realitet pa protestën e studentëve. Ai shtoi se punësimi nuk ishte pjesë e tetë kërkesave, por e ofroi vetë qeveria. Studentët me rezultate të larta do punësohen në bazë të notave, pa pasur nevojë për konkurs.
11 Janar 2019, 11:18 -
-
Ngrihet komisioni për Akademinë e Shkencave, Gjinushi për platformën e Fugës: Kërkohet reforma e 2008-ës, e papranueshme
Në Akademinë e Shkencave u zhvillua mbledhja e asamblesë së Akademisë së Shkencave. Gjatë kësaj mbledhje u ngrit komisioni zgjedhor që përbëhet nga tre akademikët Shaban Sinani, Jani Vangjeli edhe Neki Frashëri. Skënder Gjinushi ndali edhe tek platforma e propozuar nga Artan Fuga.
10 Janar 2019, 17:39 -
-
Nga pasuria e trashëguar tek denoncimet për aferat korruptive, prokurorja Alma Muça para KPK
Prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme, Alma Muça sot është njohur me rezultatet e verifikimit të tri shtyllave kryesore të KPK. Sipas hetimeve të ILDKP-së dhe DSIK, prokurorja rezulton se nuk ka probleme në deklarimin e pasurisë, nuk gjendet në situatë të konfliktit të interesit si dhe mbart aftësi profesionale. Vendimi për të do të merret më 14 janar.
10 Janar 2019, 08:02 -
Në një vit, në Itali kanë lindur rreth 10 mijë fëmijë shqiptarë, sa 1/3 e atyre në Shqipëri
Shifrat e bëra publike nga Instituti i Statistikave italiane flasin për rreth 10 mijë fëmijë shqiptarë të lindur në Itali gjatë 2017-ës nga prindër shqiptarë. Në të njëjtin vit, në Shqipëri janë regjistruar mbi 30 mijë lindje.
10 Janar 2019, 08:01 -
-
'Në Shqipëri isha një ngelës", historia e suksesit e 26-vjeçarit nga Fieri që sot punon si bashkëpunëtor në Bundestag
Henri Haxhirajn, 26 vjeçari shqiptar nga Fieri, në një intervistë të tij për Dolce Wele , ka ardhur me një rrëfim të veçantë për jetën personale ku tregon sesi dikur ka qenë "ngelës" në Shqipëri, ndërsa sot po punon si bashkëpunëtor shkencor në parlamentin gjerman.
9 Janar 2019, 20:44 -
Gjykata e Lartë ngre alarmin “Sos”/ Viti 2018 mbyllet me 28.863 dosje që presin të shqyrtohen
Gjykata e lartë në vend ngre sinjalin “SOS”. Duke deklaruar nëpërmjet statistikave se ajo është e bllokuar me 28.863 dosje të mbartura pa një vendim nga dhjetor 2018. Në një kohë ku me ligj kjo gjykatë duhet të ketë 19 gjyqtarë ka mbetur vetëm me 4, ndërsa funksionalë janë tre. Xhezair Zaganjori, kreu i kësaj gjykate dhe gjyqtari Edmond Islamaj janë ende nën ethet e Vetting-ut dhe presin që Kolegji i Apelimit të vendosë nëse do jenë apo jo më pjesë e sistemit.
9 Janar 2019, 13:52 -
Vettingu/ Sot para KPK-së kreu i Gjykatës së Kurbinit Alfred Gjoni
Nga ana tjetër, ditën e sotme, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të shqyrtojë çështjen e gjyqtarit Artan Laze, i cili është shkarkuar në korrik të 2017 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për probleme me pasurinë.
9 Janar 2019, 07:42 -
Ekskluzive/ Artan Fuga: Mbledhja e datës 10 janar në Akademi të Shkencave, puç institucional
Akademiku Artan Fuga bën publike platformën për reformimin e Akademisë së Shkencave, që ka dorëzuar në Ministrinë e Arsimit prej disa muajsh. Teksa flet tek disa nga pikat ku nuk pajtohet me platformën e kryesuar nga grupi i punës, që drejtohet nga akademiku Skënder Gjinushi, ndalet edhe tek mbledhja e asamblesë, në datë 10 janar, duke e quajtur puç institucional
8 Janar 2019, 15:39 -
Siguria ushqimore, AKU në veprim, letër bashkëpunimi të gjitha subjekteve në vend
AKU ju ka drejtuar letër të gjithë organizatave përfaqësuese të subjekteve dhe operator të Biznesit Ushqimor, duke kërkuar të vendoset një bashkëpunim real e të pandërprerë meqëllim garantimin e sigurisë ushqimore në vend.
8 Janar 2019, 13:17 -
-
-
Akademia e Shkencave/ Projektligji ende pa miratuar, 10 akademikë kërkojnë zgjedhjet
Intervista me Floresha Dadon, anëtare e Asamblesë: Akademia e Shkencave më 20 shkurt pa të drejtë firme. Më 10 janar do të mblidhet Asambleja për zgjedhjet e reja. S’ka kryetar e nënkryetar, sekretarit i skadon më 20 shkurt mandati
8 Janar 2019, 08:24 -
Balla: Meta do dekretojë ministrat, ‘Zgjedhorja’ ka pëlqimin e PD-së, PS fiton mandatin e tretë
Taulant Balla deklaroi se Presidenti Ilir Meta do të dekretojë ministrat e rinj të propozuar nga Rama. Ai vlerësoi maksimalisht shqiptarin e Kosovës, Gent Caka, që është propozuar në vendin e Bushatit dhe që pret dekretin e kreut të shtetit. Ndërkohë, kryetari i grupit të PS theksoi se drafti i reformës zgjedhore që është depozituar nga PS në Kuvend ka marrë edhe pëlqimin e Partisë Demokratike. Përsa i përket koalicionit për zgjedhjet vendore ai tha se PS do të bashkëpunojë me 32-33 parti, ndërsa shtoi se fjalën e fundit për kandidatët për kryetar bashkie do ta thotë Kryesia e partisë. Balla vlerësoi maksimalisht punën e bërë nga Erion Veliaj në krye të bashkisë së Tiranës na mandatin e parë.
7 Janar 2019, 21:16 -
'Habilaj'/ Shkon në Gjykatë dosja për 9 anëtarët e bandës, pas nje jave do të vendoset per Tahirin (EMRAT)
Krimet e Rënda kanë dërguar dosjen në gjykatë për 9 anëtarët e grupit "Habilaj" si truri i bandës Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Armando Kocerri, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuaraj, Maridjan Sulaj, Armando Sulaj. Afati i hetimeve për Tahirin skadon më 17 janar.
7 Janar 2019, 12:05 -
Prodhimi i portokalleve/ Eurostat motivon Shqipërinë: Potenciali më i lartë në Europë (Tabela)
Ndër këto 10 shtete, Shqipëria është në vendin e 8-të për nga prodhimi vjetor, më mirë vetëm se Malta, që ka një sipërfaqe bindshëm më të vogël të kultivimit, dhe se Kroacia, vend që ka një klimë aspak favorizuese, si dhe sipërfaqe të vogël kultivimi si rrjedhojë.
7 Janar 2019, 11:51 -
Qytetet që shpenzojnë më shumë për argëtim, Tirana dhe Korça më 'qejflinjtë'
Nga të dhënat e Anketës së Buxhetit të Familjeve 2017, Tirana kishte përqindjen më të lartë të shpenzimeve për argëtim dhe kulturë ndaj totalit të shpenzimeve rreth 4.1%, apo rreth 1 pikë më shumë se mesatarja kombëtare.
7 Janar 2019, 07:44
