-
Erion Alibej urdhër nga qelia për ekzekutimin e ‘Otit të Elbasanit’, armët në 'X6' ishin të grupit të tij! Policia gjen çelësin e mjetit në çantën e kunatit, Arben Spahiu tentoi të zhdukë provat
Arben Spahiu, kunati i Erjon Alibejt dhe miku i tij Arsen Preçi janë arrestuar si posedues të dyshuar të 3 armëve kallashnikov që u gjetën dje në makinën BMW X6, gati për atentatin që dështoi në Elbasan. Shënjestër ishte Elton Kila, i njohur si Oti i Elbasanit, të cilin tentoi ta vriste edhe Nuredin Dumani në vitin 2022, me porosi të Suel Çelës.
20 Shkurt 2023, 10:24 -
Rivlerësimi i 4672 vendimeve të pronave rrit kompensimin me 160 milionë euro
Ligji 77 i vitit 2022 që hyri në fuqi në fund të vitit të shkuar pas reflektimit të disa ndryshimeve që kishin të bënin me vlerësimin financiar të pronave ka rritur detyrimin që duhet të paguhet ndaj ish-pronarëve
20 Shkurt 2023, 07:14 -
Shmanget atentati në Elbasan, zbulohet BMW me 3 kallashnikovë e 2 bidonë benzine brenda dhe një pistoletë pranë një koshi plehrash! Makina afër shtëpisë së Erion Alibej (VIDEO)
Një atentat i dyshuar mafioz është mundur të parandalohet në Elbasan, teksa brenda një makine janë gjetur 3 kallashnikovë dhe 2 bidonë benzinë, ndërkohë që afër një koshi plehrash është gjetur edhe një pistoletë! Ngjarja afër shtëpisë së Erion Alibej që pritet të jetë i ‘penduar i drejtësisë’.
19 Shkurt 2023, 08:57 -
'Trupat po digjen ditë e natë': Shtohen varrezat për mercenarët e Wagner-it në Rusi
Në një fshat të vogël në jugperëndim të Rusisë, trupat e luftëtarëve të grupit mercenar rus Wagner, janë duke u djegur në një varrezë specifike e cila po vazhdon të rritet, duke vënë në pah rritjen e numrit të viktimave të këtij grupi në Ukrainë.
19 Shkurt 2023, 08:27 -
Akullnaja e paqëndrueshme e njohur si 'Fundi i Botës' paraqet rreziqe të reja për planetin
Akullnaja e paqëndrueshme e Antarktidës e njohur ndryshe si “Akullnaja e Fundit të Botës”, një masë akulli me madhësinë e Floridës, po shkrihet, por studiuesit kanë zbuluar një problem të ri. Çarjet e thella në pjesën e poshtme të akullnajës po përshpejtojnë përkeqësimin e saj, tregon një studim i ri.
18 Shkurt 2023, 21:28 -
Mero Baze: Të gjitha gënjeshtrat e Berishës mbi Yuri Kim dhe McGonigal
Sali Berisha ka sulmuar në daljen e tij të fundit tek ish kolegia e tij Grida Dume, ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim duke e akuzuar se ka bashkëpunuar me ish agjentin e FBI McGonigal dhe kryeministrin Edi Rama për të komplotuar ndaj tij dhe mbështetësve të tij në opozitë.
18 Shkurt 2023, 19:02 -
127 qytetarë nga Kosova morën pasaportën shqiptare në 2022, Hoxha: Fluks i madh aplikimesh në Kukës e Has
127 qytetarë nga Kosova, më së shumti të zonave kufitare me Kukësin, Hasin dhe Tropojën kanë fituar shtetësinë shqiptare gjatë vitit 2022, ndërkohë që numri aplikuesve është gjithnjë në rritje. Posedimi i një pasaporte shqiptare u mundëson atyre lëvizjen e lirë në zonën Shengen.
18 Shkurt 2023, 15:36 -
Lame bën analizën e vitit 2022 për Kadastrën: Kemi dhënë 250 mijë certifikata pronësie e 20 mijë legalizime
Kreu i Kadastrës Artan lame ka bërë ditën e sotme një analizë të punës së Kadastrës përgjatë vitit 2022. Për gjatë vitin që lamë pas, Lame tha se janë dhënë 1.26 milion shërbime për qytetarët. Ka një rënie të shërbimeve krahasuar me vitin 2021, ku u regjistruan 1.5 mln shërbime.
18 Shkurt 2023, 12:22 -
Ylli i Hollywood, aktorja Stella Stevens që luajti në ‘The Nutty Professor’, ndërron jetë në moshën 84-vjeçare
Aktorja e Hollivudit Stella Stevens, e cila luajti bashkë me Elvis Presley në filmin ‘Girls’ dhe me Jerry Lewis në ‘The Nutty Professor’, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Lajmi i trishtë u nda nga familjarët e saj. Djali i saj tha për Hollywood Reporter se ajo vuante nga sëmundja e Alzheimerit.
18 Shkurt 2023, 08:26 -
Hakerat futen në rrjetin kompjutetik të FBI në New York, incidenti po hetohet, ende nuk dihet origjina
Një incident ka ndodhur brenda FBI pasi hakerat janë munduar të ndërhynë në rrjetin kompjuterik. Incidenti po hetohet dhe sipas deklaratës që FBI ka dhenë për Reuters thuhet se tani është nën kontroll.
17 Shkurt 2023, 18:09 -
Merrnin mijëra euro për leje ndërtimi dhe bënin favorizime, GJKKO jep masën e sigurisë për 4 zyrtarët e bashkisë Dimal! Ndryshon masa për njërin prej tyre
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rikonfirmoi masat e sigurisë për shumicën e zyrtarëve të Bashkisë së Dimalit. Kështu, togat e zeza të GJKKO-së, lanë në arrest me burg, Altin Palin, Drejtor i Zyrës së Urbanistikës; Arben Guraj, Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve; Vait Koshi, administrator i një shoqërie tregtare dhe Arjan Demiraj, inxhinier pranë kompanisë.
17 Shkurt 2023, 17:33 -
Në ditën e 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, gjykata Speciale në Hagë refuzon lirimin e Thaçit nga paraburgimi
Gjykata Speciale e Hagës ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për rishikimin e vendimit për vazhdimin e paraburgimit. Vendimi është publikuar ditën e sotme kur Kosova feston 15 vjetorin e pavarësisë.
17 Shkurt 2023, 17:07 -
Vendosi mos hetim të Fatmir Mediut për 'Gërdecin', por u rrëzua nga Gjykata e Lartë! Tërhiqet nga çështja gjyqtari Erjon Çela! Në 2021 tha se akuzat ishin parashkruar
Gjyqtari Erjon Çela është tërhequr nga dosja “Gërdeci” pasi në një gjykim të mëparshëm për këtë çështje vendosi mos rihapjen e hetimet për këtë dosje. Në vitin 2021 ai tha se akuzat për 'shpërdorim detyre' ndaj ish ministrit tashmë ishin parashkruar, pasi që prej vitit 2012 nuk ka pasur imunitet për tu hetuar.
17 Shkurt 2023, 14:05 -
Kosovë-Shqipëri dhe Porto-Romano
Sipas INSTAT, në pesëmujorin janar-maj 2022, kemi eksportuar 16 përqind më shumë mallra në tregun kosovar, në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë. Eksportuam 132 milionë euro mallra, në krahasim me 114 milionë euro në janar-maj 2021. Ecuria ka qenë e ngjashme dhe në 7 muajt e tjerë të vitit
17 Shkurt 2023, 11:03 -
Vrau ish-gruan 23-vjeçare në shtëpinë e prindërve, prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Elton Bengajn
Dy vite pas vrasjes së ish-gruas, Prokuroria e Fierit kërkon burgim të përjetshëm për Elton Bengajn, i cili vrau 23-vjeçaren Sabrina Bengaj në tetor të 2021-shit në shtëpinë e prindërve të saj në Zhupan të Fierit
16 Shkurt 2023, 17:25 -
-
U zbuluan dokumente Top Secret gjatë kohë kur nuk ishte nënpresident, Pence do ta kundërshtojë deri në Gjykatën e Lartë thirrjen për të dëshmuar
Ish-nënpresidenti Mike Pence tha të mërkurën se do të kundërshtojë një thirrje nga prokurori i posaçëm për hetimet ndaj ish-presidentit Donald Trump që do ta detyronte atë të dëshmonte përpara një jurie të madhe, duke thënë se nëse është e nevojsshme do të shkojë deri në Gjykatën e Lartë
16 Shkurt 2023, 14:58 -
-
Vuçiç dekoron Richard Grenell për bisedimet Kosovë-Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dekoroi Richard Grenell, ish i dërguar i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, për, siç u tha “kontributin në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara”.
15 Shkurt 2023, 21:19 -
-
Meta akuza qeverisë: Korrupsion i shfrenuar në sistemin energjetik! Rama prodhon vetëm mjerim dhe shpopullim! Revolta popullore nuk do ndalet
Ilir Meta akuzon qeverinë për korrupsion të shfrenuar në sistemin energjetik duke u bazuar në raportin e KLSH për kaskadën e Drinit që thotë se është keqmenaxhuar. Meta thotë se kreu i qeverisë ka synim vetëm të vjedhë xhepat e qytetarëve ndërsa vendi zhytet në korrupsion.
15 Shkurt 2023, 14:14
