-
Përdorën spitalin e Lushnjës dhe administratën për fushatë zgjedhore, KAS gjobit kryebashkiaken e Lushnjës dhe Sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë
Më 100 mijë lekë është dënuar nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kryetarja e bashkisë së Lushnjës Eriselda Sefa, pasi më 26 shkurt 2022 gjatë fushatës elektorale, përdori ambientet e Spitalit Lushnjë dhe përdorim të detyruar në fushatë zgjedhore të administratës shtetërore brenda orarit të punës. Pra, ka përdorur burime publike në mbështetje të fushatës së saj zgjedhore. Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës dhe gjobitjen me 100. 000 (njëqindmijë) lekë, pra dyfish.
31 Maj 2022, 15:41 -
Dita kundër Duhanit, Shuperka: Ligji i vitit 2006 përdoret për gjueti shtrigash, duhet një i ri! Alarmante, janë dyfishuar duhanpirësit e moshës 13-15 vjeç
Në Shqipëri është dyfishuar numri i përdoruesve të duhanit në grupmoshën 13 deri në 15 vjeç, teksa ligji anti-duhan i vitit 2006 nuk është më efektiv. Njëri prej iniciatorëve të luftës kundër duhanit, Roland Shuperka thotë se ligji aktual po përdoret për gjueti shtrigash, ndërsa thekson nevojën e një ligji të ri sipas standardeve evropiane
31 Maj 2022, 14:54 -
Dronët turk 'Bayraktar' dhe rëndësia e tyre në luftë
Në një panair tregtar në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, më 28 maj, turma të mëdha u mblodhën për të bërë selfie së bashku me një dron TB2 Bajraktar (Flamurtar). Kjo ngjarje ilustroi famën që kjo fluturake ka arritur që nga fluturimi i saj i parë më 2014.
31 Maj 2022, 12:34 -
I vodhën prokurorisë së Elbasanit 3.5 mln lekë me tenderin për sistemin e kondicionimit, arrestohen 2 administratorët! Në kërkim i treti dhe drejtuesi teknik
Dy administratorë firmash private u arrestuan dhe dy persona të tjerë u shpallën në kërkim pasi kanë vjedhur me anë të tenderit për sistemin ngrohës dhe ftohës të Prokurorisë së Elbasanit. Në bashkëpunim me një drejtues teknik ata kanë montuar pajisje për ngrohje dhe ftohje të cilat kanë rezultuar me defekt .
31 Maj 2022, 12:01 -
Publikohet teksti i rezolutës së Rithemelimit për gjenocidin serb në Kosovë! Firma e Berishës e para ndër propozuesit
Rithemelimi ka publikuar tekstin e kërkesës për mocion ndaj Kuvendit të finalizuar me rezolutë ku kërkon denoncimin e gjenocidit serb në Kosovë. Kërkesa kryesohet nga firma e Sali Berishës, ndërsa është firmosur edhe nga 10 deputetë të tjerë
31 Maj 2022, 11:16 -
Meta trembet nga ministri grek Dendias dhe i jep llogari: "Nuk pengova unë çështjen e detit në Hagë! Kam dhënë çdo autorizim dhe mbështetje, por qeveria nuk më informonte"
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp për t'iu përgjigjur ministrit grek Nikos Dendias pas një interviste që ai ka dhënë në shtypin grek pas vizitës në Shqipëri. Në mënyrë të habitshme, presidenti Meta i jep llogari ministrit Grek për cështjen e Detit, duke u justifikuar se ai nuk ka penguar dërgimin e cështjes në Hagë.
30 Maj 2022, 17:56 -
Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt/ SPAK kërkon 25 dëshmitarë në gjyqin ndaj Erion Alibej, mes tyre edhe Dumani! Avokati: Shteti sajoi prova e fakte, procesi i montuar
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar 25 dëshmitarë për gjyqin ndaj Erion Alibej, i akuzuar për si porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, bën me dije gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. SPAK ka kërkuar të pyetet edhe Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë që zbardhi detaje nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Sipas avokatit të Alibej, procesi është i montuar sepse dëshmitarët japin versione të ndryshme.
30 Maj 2022, 14:06 -
-
Ironia therëse e Murrizit: Parlamenti do ketë kandidat për President këtë drurin simpatik
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër pas djegies së raundit të tretë pa asnjë kandidaturë dhe përmes një postimi në facebook shkruan se teatri i pështirë ku u përfshinë të gjitha palët nga pak ka marrë fund ashtu si dhe ishte planifikuar që në fillim nga Partia Socialiste.
29 Maj 2022, 21:45 -
Krizat e mbivendosura në Ballkanin Perëndimor
Vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen në të njëjtën kohë me një sërë goditjesh ekonomike. Ekonomia e rajonit sapo kishte filluar të rimëkëmbej nga recesioni i shkaktuar nga pandemia e Covid-19, por tani duhet të përballet edhe me pasojat e luftës në Ukrainë, një rritje të ndjeshme të inflacionit dhe një tranzicion urgjent në sektorin energjitik.
29 Maj 2022, 19:38 -
Kisha Ortodokse e Ukrainës dhe pavarësia e plotë nga Moska
Një degë e Kishës Ortodokse të Ukrainës, që i qëndroi besnike Moskës edhe pas ndarjes në vitin 2019, tani thotë se ka shkëputur lidhjet me Rusinë. Në një deklaratë nga Kisha Ortodokse e Ukrainës dënohet agresioni rus i nisur në 24 shkurt, i cili ka marrë edhe mbështetjen e Patriarkut Kirill, kreut të kishës ruse.
29 Maj 2022, 17:44 -
Pas vrasjes së nënë e bir Elvis e Fatmira Dedaj, Festim Qoli u mori karburantin, në ‘98 qëlloi ndaj Lul Berishës! Mister në emrin e kujt i ka kaluar pasuritë e tjera
Emri i Festim Qolit i njohur me nofkën ‘Feste’ doli për herë të parë në dosjen e ish bandës së Durrësit, si ia mori karburantin Matilda Gjatjas pas vrasjes së nënës së saj dhe vëllait Elvis Dedaj.
28 Maj 2022, 19:30 -
-
U shkarkuan nga vetting-u, dhjetëra prokurorë e gjyqtarë “bëhen” avokatë
Zyrtarisht 62% e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë shkarkuar nga vetting-u për lidhje me krimin, për fshehje të pasurisë apo për mungesë profesionalizmi. Pavarësisht se nuk mund të punojnë në këtë profesion për së paku 15 vite, dhjetëra prej tyre janë futur sërish në sistemin e drejtësisë, kësaj here nga “dera e pasme” e avokatisë
28 Maj 2022, 11:06 -
Abuzuan me tenderin 7 mln lekë duke blerë autoshkallë zjarrfikëse që nuk funksiononin! GJKKO dënon ish-zyrtarët e bashkisë së Durrësit dhe 4 punonjësit e kompanive private
GJKKO ka dënuar me burg 6 ish-zyrtarët e bashkisë së Durrësit dhe 4 punonjësit e kompanive private pasi akuzohen se kanë abuzuar me tenderin 7 mln euro për të blerë shkallë zjarrfikëse të cilat nuk punonin dhe ishin jashtë funksionit.
28 Maj 2022, 10:20 -
Ish shërbëtorja kërkon 70 mijë euro nga biznesmeni i famshëm: Qëndronim 20 orë në punë, na hidhte shishe e na kërcënonte kur nuk kërcenim për video në Tik Tok
Gianluca Vacchi është biznesmeni italian që u bë i njohur në rrjete sociale pasi është gjithmonë gati për të kërcyer dhe partnerja me stafin e shoqërojnë shpesh herë. Por një prej shërbëtoreve të tij ka zbuluar një anë që askush nuk e dinte. Laluna Maricris Bantugon ka treguar se Vacchi nevrikosej dhe shpesh herë godiste e ofendonte punonjësit.
28 Maj 2022, 09:54 -
Mbërrijnë 13 shqiptarët e riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, fëmijët pyetën ku do të shkojnë! Ministri i Brendshëm: Nuk është operacioni i fundit
Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në aeroportin e Prishtinës 13 shqiptarët e riatdhesuar që kanë shpëtuar nga kampet e ferrit në Siri dhe janë të sigurt në duart e autoriteteve shqiptare. 3 gra dhe 10 fëmijë rikthehen në gjirin e familjes, për të lënë pas njëherë e përgjithmonë dramën që përjetuan prej një kohe të gjatë duke e çuar në 43 numrin total të bashkatdhetarëve që janë shpëtuar deri tani.
28 Maj 2022, 09:00 -
Në PD s'ka fund komikja, Rithemelimi dhe Alibeaj propozojnë Rezoluta të ndryshme për gjenocidin serb në Kosovë në të njëjtën ditë
Në Partinë Demokratike duket se nuk ka fund komedia, kjo pasi për të njëjtën çështje kanë propozuar dy rezoluta të ndryshme në Kuvend. Pas PD-së së Enkelejd Alibeajt i cili depozitoi mesditën e sotme një projekt-rezolutë në Kuvend për dënimin e masakrës dhe gjenocidit serb në Kosovë edhe Grupi i Rithemelimit i Sali Berishës ka propozuar projekt rezolutë për gjenocidin serb
27 Maj 2022, 22:22 -
Epidemia e heshtur e armëve që marrin jetë fëmijësh
Bota ndjek më vëmendje kur vrasjet në masë me armë, si ajo në Uvalde të Teksasit, marrin jetë të pafajshme në Shtetet e Bashkuara. Më pak i dukshëm është niveli në rritje i vdekjeve të përditshme nga armët i fëmijëve nën 14 vjeç. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas, studiuesit thonë se armët e zjarrit janë shkaku kryesor i vdekjeve të fëmijëve amerikanë.
27 Maj 2022, 16:34 -
Rrënojat e 'termave romake' në Belsh! Arkeologët zbarkojnë në terren, nis ekspedita dhe gërmimet
Më 31 Maj 2022, 9 arkeologë dhe restaurues do të nisin ekspeditën në Belsh për zbulimin e një vendbanimi historik dhe termave romake. ReportTv ka siguruar projektin e gërmimeve që do të nisin nën drejtimin e arkelologut Mariglen Meshini i cili ishte i pari që zyrtarisht identifikoi vlerat historike të termave pas kronikës së transmetuar në ReportTv.
27 Maj 2022, 14:44 -
Shpëtohen edhe 13 shqiptarë nga kampi i ferrit të ISIS në Siri! 4 gra dhe 9 fëmijë i dorëzohen Antiterrorit shqiptar, mes tyre edhe familja e Genci Ballës! Eva Dumani mungon sërish
9 fëmijë dhe 4 gra që vuanin prej vitesh në kampin e ferrit ‘Al-Hol’ në Siri tashmë janë të sigurt në duart e autoriteteve shqiptare. Misioni i katërt i shpëtimit të shqiptarëve atje, kryesisht gra dhe fëmijë është përfunduar me sukses dhe tashmë pritet që shumë shpejt 13 të shpëtuarit të vijnë në Atdhe bashkë me kreun e Anti terrorit të Shqipërisë, Alban Dautaj.
27 Maj 2022, 14:00
