-
Shpëtohen edhe 13 shqiptarë nga kampi i ferrit të ISIS në Siri! 4 gra dhe 9 fëmijë i dorëzohen Antiterrorit shqiptar, mes tyre edhe familja e Genci Ballës! Eva Dumani mungon sërish
9 fëmijë dhe 4 gra që vuanin prej vitesh në kampin e ferrit ‘Al-Hol’ në Siri tashmë janë të sigurt në duart e autoriteteve shqiptare. Misioni i katërt i shpëtimit të shqiptarëve atje, kryesisht gra dhe fëmijë është përfunduar me sukses dhe tashmë pritet që shumë shpejt 13 të shpëtuarit të vijnë në Atdhe bashkë me kreun e Anti terrorit të Shqipërisë, Alban Dautaj.
27 Maj 2022, 14:00 -
-
-
Kurbin/ Vrau bashkëshortin me sqepar kur po flinte, nëna e 10 fëmijëve dënohet me 14 vite burg! Dyshohet se dhunohej vazhdimisht nga burri i alkoolizuar
Gjykata e Kurbinit ka dënuar me 14-vite burg 60-vjeçaren Drane Deda, e cila goditi për vdekje me sqepar bashkëshortin e saj, Llesh Deda ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2020 në Sanxhak të Kurbinit.
27 Maj 2022, 08:31 -
A po lodhemi ne nga Evropa apo Ballkani po harrohet në sirtare?!
Ballkani nuk ka “më” se çfarë t’i japë Bashkimit Evropian. I kemi dhënë angazhimin tonë politik, kahjen e preferencave të publikut dhe mbi të gjitha frymën. Pikën më “të ulët” të mbështetjes, opinioni publik shqiptar e arriti në vitin 2011, ku rezultoi se vetëm 80.7% e shqiptarëve e mbështesnin integrimin në familjen evropiane, krahasuar me 93.4% të një viti më parë (Perspektiva Evropiane e Shqipërisë, 2011). Ky perceptim ka lëvizur fare pak në këtë dekadë, paçka se euro-skepticizmi si inerci e krizës ekonomike, në veçanti asaj të eurozonës, gati e shembi ngrehinën e besimit për BE-në pak vite më parë.
26 Maj 2022, 15:24 -
Skënder Minxhozi: Finalja e Tiranës, një sukses i ri dhe ca halle të vjetra
Kush thotë se finalja e Kupës Conference League mes Romës dhe Fejnordit nuk qe një sukses, thjesht gënjen veten dhe të tjerët. Ajo që shihej si një sfidë e madhe sportive, logjistike e njerëzore, rezultoi në një spot të shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë në botë.
26 Maj 2022, 11:36 -
Ekskluzive/ Ish sekretarja e Berishës 1.5 milionë USD të ardhura në 4 vite, bashkëshorti i saj gjyqtar Agron Zhukri i dorëzoi PD-në ‘Rithemelimit’
Ish sekretarja personale e Sali Berishës (Rezarta Zhukri) deklaroi rritje drastike të të ardhurave pas vitit 2017 nga agjencia e udhëtimit. Deri në 500 mijë USD të ardhura në vit. Bashkëshorti gjyqtar i hapi rrugën Berishës të marrë PD-në.
26 Maj 2022, 11:05 -
-
Studimi: Rritet numri i miliarderëve dhe pabarazia ekonomike
Miliarderët e botës e kanë rritur pasurinë e tyre me triliona dollarë, që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, ndërsa vendet më të varfëra po luftojnë me rritjen e çmimeve të mallrave dhe rritjen e borxhit. Këto janë gjetjet e një studimi të sapo publikuar nga organizata bamirëse Oxfam.
25 Maj 2022, 20:02 -
Mikrofinanca, shpëtim për ata që nuk kanë?
Ka institucione financiare që nuk janë banka, por që japin hua për qytetarët në shuma të vogla, deri në 5 milionë lekë të vjetra. Këto institucione quhen mikrofinanca dhe japin kredi të vogla deri në 5 mijë euro apo 500 mijë lekë, që quhen mikro-kredi. Deri vonë, për shkak të kostove të paravë që vetë këto institucione marrin borxh dhe që iu rrisin kostot, cilësoheshin nga qytetarët si fajde të ligjëruara. Por ato nuk janë të tilla dhe situata ka ndryshuar edhe në vetë perceptimin qytetar.
25 Maj 2022, 19:27 -
-
Raporton te ‘Ligjet’ Avokati i Shtetit: Në vetëm 75 vendime të Strasburgut 51.5 mln euro dëm shtetit, edhe 155 çështje të tjera presin
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka dhënë 75 vendime për paditë që shqiptarët kanë bërë kundër shtetit. Ndërkohë janë ende në shqyrtim nga Gjykata edhe 155 vendime të tjera. Të dhënat janë bërë publike në Komisionin e Ligjeve nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit Odise Moçka.
24 Maj 2022, 19:10 -
Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, Gjykata dënon me burg 3 vëllezër, çështja ndaj të cilëve ishte veçuar
Gjykata e Lezhës ka dënuar me nga 1 vit burg 3 persona, në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, çështja ndaj të cilëve ishte veçuar nga prokuroria, pasi nuk ndodhen në Shqipëri. Vasil Frroku, Martin Frroku dhe Ndue Frroku u gjetën fajtor për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
24 Maj 2022, 17:03 -
-
Ndërtuesit do kompensohen me 30% për çmimet e rritura! Hyn në fuqi akti normativ për kompensimin e ndërtuesve që kanë kontrata publike
Të gjithë operatorët ekonomikë që kanë një kontratë publike të lidhur me institucionet në vend do të kompensohen deri në 30% për çmimet e rritura të hekurit, çimentos, bitumit dhe tubave plastikë. Akti normativ i publikuar në fletoren zyrtare do jetë në fuqi deri në përfundim të situatës së krijuar në treg, ndërsa përfitues janë subjektet kanë lidhur kontrata publike pas 1 janarit 2020
24 Maj 2022, 08:25 -
Vizita e Pompeos me MEK do të trondisë Teheranin
Prania e ish-sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, në selinë e lëvizjes më të madhe opozitare iraniane këtë javë shënoi një moment të rëndësishëm në politikën SHBA-Iran. Ndikimi i tij në këndvështrimin strategjik të SHBA-së ndaj Iranit mund të jetë indirekt ose momentalisht i mjegullt, por konotacioni i tij historik nuk do të jetë as jetëshkurtër dhe as i parëndësishëm. Ajo vizitë ka potencialin për të ndikuar për një zhvendosje të fokusit të politikës amerikane në një orientim që është zbutur në mënyrë të rrezikshme për një kohë të gjatë.
23 Maj 2022, 17:16 -
Vrasja e vëllait të Talo Çelës/ Zbardhet dëshmia e të penduarit të drejtësisë: M'u duk hallexhi dhe e shtyva si punë! Pastaj Dumani më tha se e bëri vetë si punë
Për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, Henrik Hoxhaj ka treguar se Nuredin Dumani i ka kërkuar që të kryej në Elbasan vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Celës për 60 mijë euro.
23 Maj 2022, 16:04 -
-
Berisha akuzon për korrupsion! Balla: Ka bërë pastrim parash në kompleksin 'Partizani' dhe me media! Pse nuk heton SPAK? Spiropali: Djali yt financon portale me paratë e të vdekurve në Gërdec
Akuzat e Sali Berishës për korrupsion në drejtim të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka shkaktuar debat në Kuvend, ku është përfshirë edhe kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla. Berisha e akuzoi Spiropalin, se nëpërmjet bashkëshortit të saj i ka dhënë tendera vëllait të saj.
23 Maj 2022, 12:02 -
Grabitja e Rinasit, seanca ndaj Talo Çelës do të mbahet më 7 qershor! Avokati: Nuk mori pjesë se kishte gjurin të dëmtuar, kam rezonancën e tij magnetike
Me 7 qershor 2022 do të mbahet seanca e radhës ndaj Talo Çelës për grabitjen në Rinas, ku shuma e marrë ishte 4.6 milion euro. Avokati i Talo Çelës kërkon kohë për të përgatitur kërkesat për ballafaqim me Alkond Bengasin dhe vëllezërit Klement dhe Eldi Çala.
23 Maj 2022, 11:49 -
