-
-
Ndarja e vendit në 4 rajone zhvillimore, kreu i fondacionit 'Konrad Adenauer' për Shqipërinë: Përmirësojnë shërbimet për qytetarët dhe qeverisjen lokale! Forcimi i tyre, kërkesë për integrimin në BE
Forcimi i komuniteteve lokale është i rëndësishëm për të përmirësuar qytetarëve shërbimet, por edhe qeverisjen lokale. Ndarja e Shqipërisë në 4 rajone zhvillimore, me ligjin e vitit 2020, ka qenë fokusi i intervistës në Report TV me kreun e fondacionit 'Konrad Adenhauer' (KAS) për Shqipërinë, Tobias Ruettershoff.
1 Prill 2022, 21:44 -
Pandemia ‘fshiu’ 53 mld lekë nga buxheti i shtetit në 2020
Mbi 53 miliardë lekë ka humbur buxheti i shtetit si pasojë e goditjes që mori nga pandemia në vitin 2020. Të dhënat më të fundit të publikuara nga INSTAT, tregojnë se konsumi i popullatës u tkurr, ndërsa të ardhurat për frymë ranë me 14 mijë lekë.
1 Prill 2022, 18:01 -
Pushteti i anormalitetit i Edi Ramës dhe hipokrizia e analistëve, që për 'inat të Ramës flejnë me Berishën'
Në 30 vite tranzicion, as një qeveri nuk u ka premtuar shqiptarëve normalitet aq shumë sa qeveria socialiste e Edi Ramës. Ashtu sikurse asnjë qeveri nuk është legjitimuar sa ajo nga anormaliteti.
1 Prill 2022, 15:37 -
Përplasja me armë në Elbasan, Dumani lihet në burg, 'kyç' gojën për dinamikën e ngjarjes! Akuzohet për vrasje në bashkëpunim të mbetur në tentativë
Nuredin Dumanit iu dha sot masa 'arrest me burg'. Dumanit iu komunikua masa në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim, pasi mbeti i plagosur në shkëmbimin me armë zjarri në Elbasan.
1 Prill 2022, 15:24 -
U arrestua 2 vite më parë pasi vidhte të dhënat e muxhahedinëve nga telefoni, SPAK mbyll hetimet për hacker-in iranianin, Bijan Pooladrag
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim iranianin Bijan Pooladrag. Ky i fundit ra në prangat e policisë në tetor të 2020, i akuzuar për spiunazh të muxhahedinëve, ndërsa ishte larguar pak kohë më parë nga kampi në Manzë.
1 Prill 2022, 12:54 -
-
-
Inceneratorët/ Alqi Bllako i arrestuar, policia Tiranë: U vetëdorëzua mbrëmë! SPAK sqaron: Vendimi i gjykatës u ezekutua në 3:30 të mëngjesit, policia u njoftua 12 orë më herët
Zbardhet 'misteri' se ku ndodhet ish-deputeti Alqi Bllako, për të cilin GJKKO, caktoi masën ‘arrest me burg’ për aferën e inceneratorit të Fierit. Një ditë pas lajmeve që shkuan deri në dyshimet e një arratisje të mundshme, Policia thotë se ish-deputeti është vetëdorëzuar dhe ka qenë në Drejtorinë e Tiranës prej mbrëmjes së 31 marsit. Ndërsa Prokuroria e Posaçme SPAK thotë se vendimi i masës së arrestit u ekzekutua nga policia në orën 03:30 të mëngjesit të 1 prillit.
1 Prill 2022, 07:34 -
BE-ja përgatitet për një samit të tensionuar me Kinën
Kur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe ai i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të zhvillojnë një takim virutal me liderin kinez, Xi Jinping më 1 prill, ata planifikojnë ta paralajmërojnë Pekinin se do të ketë pasoja nëse i ofron ndihmë Rusisë në pushtimin e Ukrainës.
31 Mars 2022, 21:51 -
Wizz Air, tre destinacione të reja nga muaji korrik, fluturime drejt Francës, Gjermanisë e Polonisë! Shton avionin e 9, çmime duke filluar nga 19.99 €
Linja më e madhe ajrore me kosto të ulët Wizz Air, ka vënë në dispozicion të pasagjerËve një avion dhe 3 destinacione të reja. Lion i Francës, Nurenburgu i Gjermanisë dhe Varshava e Polonisë, vijnë më afër Shqipërisë, nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar, “Nënë Tereza”, me çmime nga 19.99 euro.
31 Mars 2022, 17:05 -
Rritja ekonomike e vitit 2021 arriti në 8.54%! Qeveria parashikonte rritje ekonomike 8.7%
Ekonomia në vitin e kaluar pas regjistruar një rritje të ndjeshme pas goditjes së mori nga pandemia në vitin 2020. Sipas të dhënave të INSTAT rritja ekonomike në 2021 ishte 8.54%, ndërkohë që pritshmëritë e qeverisë ishin për rritje ekonomike prej 8.7%.
31 Mars 2022, 11:57 -
Arrestohet Alqi Bllako! SPAK: Kompania që ndërtoi inceneratorin e Fierit i pagoi 15 mln lekë ryshfet përmes babait të tij! Akuzohet për korrupsion e shpërdorim detyre
Për ish-deputeti socialist, Alqi Bllako është marrë masa e 'Arrest me burg' nga GJKKO, i vënë në akuzë për aferën në inceneratorin e Fierit. Vendndodhja e deputetit është ende mister pasi askush prej palëve nuk jep një version të saktë. Bllako akuzohet nga SPAK se kompania që ndërtoi inceneratorin e Fierit i pagoi 15 mln lekë ryshfet përmes babait të tij
31 Mars 2022, 11:15 -
Përplasja me armë në Elbasan, pas Nuredin Dumanit arrestohet bashkëjetuesja e tij! Në pranga edhe mjekët që e kuruan duke fshehur krimin: Na çoi në banesë një i njohur i përbashkët, s'e dinim të shkuarën e tij
Përplasja me armë zjarri në Papër të Elbasanit vuri në pranga një nga të shumëkërkuarit Nuredin Dumani, ndërsa kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga kapja i tij, të arrestuar ka pasur edhe nga radhët e bluzave e të bardha. Në pranga ka përfunduar edhe bashkëjetuesja e Dumanit.
31 Mars 2022, 10:07 -
'Duhet efikasitet kundër Vllaznisë në sulm', Mehmeti gati për gjysmëfinalen e Kupës! Plori: E mundim Partizanin
Në prag të gjysfinales së parë për Kupën e Shqipërisë kundër Vllaznisë trajneri i Partizanit Dritan Mehmeti kërkon nga skuadra e tij që të jetë më efikase në sulm. Ndërkohë në kampin shkodran janë optimist se në fund do ia arrijnë të eliminojnë kryeqytetasit.
30 Mars 2022, 14:51 -
Report Tv siguron foton ekskluzive të Nuredin Dumanit në momentin e arrestimit! Shkoi të vriste Talo Çelën, por mbeti vetë i plagosur! Shoqërohen për moskallëzim krimi 2 mjekë dhe 1 infermier në Fier
Pasi u qëllua mbi 20 herë në drejtim të makinës ku ndodhej, Nuredin Dumani shkoi të fshihej në një apartament në Fier, megjithatë vendndodhja e tij u zbulua nga policia, që i vuri prangat. Policia ka publikuar video nga momenti i arrestimit të të shumëkërkuarit, i cili shihet i gjysmë i zhveshur, ndërsa në shpinë i dallohet fashimi i bëri pasi gjatë atentatit mbeti edhe ai vetë i plagosur.
30 Mars 2022, 07:30 -
-
-
'Luftë' me armë mes të 'fortëve' në Elbasan! Nuredin Dumani shkoi t'i bënte atentat Talo Çelës, 'ushtarët' e tij e plagosin, e qëllojnë mbi 20 herë brenda BMW-së (VIDEO)
Nuredin Dumani është arrestuar në një bazë të fshehtë në Fier ku kishte shkuar i plagosur me një plumb në shtyllën kurrizore pas përplasjes me armë që ndodhi më herët në Papër të Elbasanit me të kërkuarin tjetër për vrasje Talo Çela. Policia i gjeti Dumanit snajper, armët e tjera, dylbi dhe jelek anti-plumb.
29 Mars 2022, 18:04 -
-
