-
Bujar Nishani: Një opozitë që do të mobilizojë masivisht popullin në shtator apo që do të shërbejë si një gjethe fiku për masakrën elektorale?
Pas kësaj kuptohet fare qartë reagimi oportunist dhe hipokrit i opozitës pas daljes së Raportit. Reagim që tenton të fshehë fiaskon dhe përgjegjësinë e saj për shërbimin që i bëri qeverisë duke u përdorur si fasadë në marrëveshjen e radhës me Edi Ramën, për manipulimin që do të realizonte pushteti gjatë zgjedhjeve.
28 Korrik 2021, 16:15 -
Bie numri i lindjeve në qytetin e Fierit, mjeku gjinekolog: Gratë po lindin me operacion, shkojnë në Tiranë
Qyteti i Fierit ka shënuar një rënie të lindshmërisë për 2021, ku vetëm në6 muajt e parë të vitit, kanë ardhur në jetë 574 foshnja duke regjistruar në statistika19 lindje më pak se një vit më parë. Mjeku gjinekolog Besnik Brahimaj në maternitetin e Fierit, shpjegon se disa nga arsyet janë faktorët e ndryshëm social-ekonomik si dhe planifikimi familjar.
28 Korrik 2021, 13:49 -
ILD bën bilancin: Kemi 3900 ankesa duke i trajtuar! Janë nën hetim 18 magjistratë për shkelje të rënda
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, me anë të një njoftimi për mediat ka bërë një bilanc të punës. Në njoftim thuhet janë mbi 3900 ankesa, që po administrohen dhe trajtohen. ILD bën me dije se janë nisur procese hetimi dhe procedimi disiplinor ndaj 18 magjistratëve, gjyqtarë e prokurorë, mbi problematika që lidhen me institutin e lirimeve para kohe me kusht, zvarritje të procedurave të hetimit e proceseve gjyqësore, si dhe shkelje të rënda etike.
28 Korrik 2021, 12:56 -
-
Lehtësohen kushtet e kredisë për bizneset e qytetarët, eksperti Muço: Lehtësimi vjen pas përmirësimit ekonomik! Rriten kreditë për shtëpi, shkak çmimet e larta
Bankat e nivelit të dytë në vend kanë lehtësuar kushtet për të dhënë kredi për bizneset dhe familjet në vend, ndërsa ka pasur edhe rritje të kërkesës për hua. Qytetarët sipas Bankës së Shqipërisë po marrin kredi më shumë për të blerë shtëpi, kjo sipas ekspertëve vjen si pasojë e çmimeve të larta të apartamenteve.
27 Korrik 2021, 18:34 -
Sokol Ngresi përballet 'dy herë' në Vetting! Komisioneri Publik: Të shkarkohet! Debate për kallëzimin se fshehu një apartament në Vlorë, gjyqtari: I sajuar, në kontratë s'është firma ime
Nuk pati asnjë pretendim për fshehjen e një apartamenti 7 muaj më parë kur u konfirmua në Vetting. Sot gjyqtari Sokol Ngresi në apelin e Vlorës përballet në kolegj më një kallëzim të cilin ai e cilëson sulm ndërsa për herë të parë KPA ka vendosur të thërrasë si dëshmitar denoncuesin shtetasin F.K
27 Korrik 2021, 16:21 -
Euro sërish në pikiatë, arrin në nivelet më të ulëta që nga 2019
Numri i lartë i turistëve të huaj që kanë hyrë në vend këtë vit, e kryesisht në muajit qershor e korrik kanë sjellë një zhvlerësim të dukshëm të euros në treg. Sot ajo ka arritur në nivelin më të ulët që nga 2019, me 121.8 lekë nga 123.7 leke që po këmbehej në vitin 2020. Për herë të fundit euro ishte 121.85 lekë në 14 janar 2020, ndërsa rezultate poshtë këtij niveli janë regjistruar në vitin 2019.
27 Korrik 2021, 15:34 -
-
DASH raporton për klimën e biznesit për 2021-n: Shqipëria, 95% të shërbimeve për biznesin online në e-Albania! Korrupsioni problematik, projektet PPP cenojnë garën
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar së fundmi raportin për për klimën e biznesit të vitin 2020! DASH e vë theksin te zhvillimet e fundit në fushën e shërbimeve ndaj bizneseve dhe ekonomisë, dhe në disa aspekte edhe me kritika të forta.
27 Korrik 2021, 13:28 -
Shqipëria sërish numër të lartë për aplikimet për azil të fëmijëve, vendi më i preferuar Franca
Aplikimet nga Shqipëria përbënin 12% të totalit nga shtetet Europiane (jo anëtarë të BE-së). Në vend të parë është Turqia (24% të aplikimeve totale nga Europa) dhe Rusia (23%). Të dy këto shtete kanë një popullsi shumë më të lartë se vendi ynë, duke bërë që Shqipëria të jetë rekord për aplikimet për azil të fëmijëve në raport me popullsinë.
27 Korrik 2021, 08:27 -
Majlinda Bregu: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë së bashku
Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal të Ballkanit Perëndimor, Majlinda Bregu, shpjegon në intervistë me DW pse duhet të vazhdojë Procesi i Berlinit edhe pas largimit të kancelares Angela Merkel.
26 Korrik 2021, 19:06 -
FSHF i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë që të lejohen 100% tifozët në stadiume: Do ndihmojë në rikthimin e normalitetit në sport
Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë, që të lejojë në masën 100% tifozët në stadiume. Momentalisht lejohen që të futen në stadium vetëm 30% e tifozëve
26 Korrik 2021, 19:04 -
Trafiku i qenieve njerëzore/ Daily Mail: Shqiptarët reklama në TikTok që premtojnë Mbretërinë e Bashkuar në këmbim të 20 mijë paund
Daily Mail, zbulon se kontrabandistët shbqiptarë të pafrikësuar nga ndëshkimet kanë filluar të reklamojnë në TikTok ofertat për të sjellë emigrantët në Britani për 20 mijë paund.
26 Korrik 2021, 12:18 -
Tentativë vrasjeje dhe prodhim armësh e municionesh, arrestohet në Vlorë 32-vjeçari i rrezikshëm
32-vjeçari ishte shpallur në kërkim pas më datë 13 dhjetor të vitit të kaluar ka tentuar të vrasë me armë zjarri një 38-vjeçar me iniciale B.A. Policia njofton se ka arrestuar në lidhje me këtë ngjarjen edhe një 47-vjeçar, Klodjan Memokondaj, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.
26 Korrik 2021, 10:49 -
Nafta 180 lekë litri, eksperti Gjokutaj: Rritja e çmimit nga tregu vendas! Ka konsum, firmat kërkojnë të nxjerrin humbjet e 2020
Çmimi i naftës në vend është rritur nga 15 deri në 20 lekë për litër, krahasuar me vitin e kaluar, dhe sipas ekspertëve të ekonomisë shkak për këtë shtrenjtim janë vetë kompanitë në vend. Eduart Gjokutaj thotë se rritja e çmimit vjen në një moment që ka rritje të konsumit, në mënyrë që të mbulohen humbjet e vitit të kaluar
25 Korrik 2021, 18:41 -
Plagosja e dyfishtë mbrëmë në Tiranë, shpallen në kërkim edhe dy të rinj, dyshohen si bashkëpunëtorë të Aldo Gjinit
Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia, në lidhje me plagosjen e dyfishtë që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Policia bën me dije se janë shpallur në kërkim Njazi Kulla, 25 vjeç dhe Besart Pashkaj, 22 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtorë të Aldo Gjinit, që dyshohet se është edhe autori i ngjarjes, ku mbetën të plagosur Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç.
25 Korrik 2021, 13:32 -
-
‘Tokio 2020’, eleminohet në raundin e parë xhudisti shqiptar, dëmtohet gjatë ndeshjes me kundërshtarin
Përfaqësuesi shqiptar në Lojërat Olimike ‘Tokyo 2020’, xhudisti Indrit Cullhaj është eleminuar që në raundin e parë. Xhudisti shqiptar garonte në kategorinë deri në 66 kg dhe është dorëzuar pas 11 minutash në përballjen me kundërshtarin e tij nga Kosta Rika, Sancho Çinçilla. Por, Cullhaj përveç humbjes është përballur edhe me një dëmtim dhe ka qenë e nevojshme të shoqërohet me barelë jashtë tapetit.
25 Korrik 2021, 09:05 -
E papritur, Majlinda Kelmendi eliminohet nga ‘Tokio 2020’ që në duelin e parë! Presidentja Osmani: Kampione e përhershme
Kampionia e ‘Rio 2016’, Majlinda Kelmendi ka pësuar difatë në ndeshjen e Lojërave Olimpike që në duelin e parë. Xhudistja e Kosovës është eleminuar ndërsa ka garuar në kategorinë deri 52 kilogramë, ku ka pësuar një humbje shokuese nga hungarezja Reka Pupp, duke bërë që synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike të fashitet.
25 Korrik 2021, 08:47 -
Mori medaljen e artë në Lojërat Olimpike, Distria Krasniqi jehonë në mediat ndërkombëtare
Xhudistja Distria Krasniqi i solli Kosovës medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’, pas asaj të Majlinda Kelmendit në ‘Rio 2016’. Trumifi i Distria Krasniqit ka tëhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
25 Korrik 2021, 08:16 -
