-
Historiku i tenderit abuziv prej 2.8 mld lekë për uniformat e policisë, si ish-drejtoresha e prokurimeve publike favorizoi fituesin
Cili është historiku i tenderit i uniformave të policisë, që çoi në pranga 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe që u fitua nga bashkimi i kompanisë shqiptare dhe të huaja. Kur nisën akuzat për abuzim dhe çfarë ndodhi pasi njëra nga kompanitë që u skualifikua ngriti pretendimet për modifikime në dokumentacion
10 Korrik 2021, 12:05 -
Nesër finalja Itali-Angli, trajnerët Mancini e Southgate llogarisin vetëm fitoren, UEFA 'djeg' formatin me 11 shtete organizatore
Në prag të finales së Euro 2020 mes Italisë e Anglisë trajnerët e skuadrave Roberto Mancini dhe Gareth Southgate llogarisin vetëm fitoren. Ndërkaq Presidenti i UEFA-s Ceferin thotë se nuk do të zhvillohet më një Europian i tillë duke djegur “formatin” aktual që u zhvillua në 11 shtete.
10 Korrik 2021, 11:09 -
-
Abuzimi me tenderin 2.8 mld lekë të uniformave të policisë, SPAK ‘mësyn’ në Ministrinë e Brendshme! Arrestohet ish-drejtoresha e prokurimeve publike dhe 8 zyrtarë e ish zyrtarë! Bashkëpunëtorët e drejtësisë zbardhën skemën korruptive
Operacion antikorrupsion nga SPAK, arrestohen 8 zyrtarë dhe ish zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe një është lënë në 'arrest shtëpie'. Operacioni është bërë në lidhje me abuzimin me tenderin e uniformave të policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, ku mes të arrestuarve është edhe ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari
10 Korrik 2021, 09:06 -
Rruga Gusmar-Kuç drejt përfundimit, Rama: Potencial zhvillimi për zonën dhe turizmin
Rruga Gusmar-Kuç, që do të jetë një ofertë e re për turistët, është drejt përfundimit. Ky aks lidh Tepelenën, Gjirokastrën dhe Përmetin me rrugën e lumit të Vlorës dhe Himarën, duke krijuar një lidhje mes turizmit bregdetar me turizmin natyror, kulturor dhe historik.
10 Korrik 2021, 08:44 -
Vrau menaxherin anglez, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm, hesht para gjykatës: Nuk e kujtoj vrasjen
Elton Sefa, punëtor shqiptar i cili vrau për menaxherin anglez në firmën e ndërtimit ku punonte, është dënuar me dënim të përjetshëm. 24-vjeçari shqiptar nga Durrësi, u shpall fajtor për vrasjen e 47-vjeçarit John Woodward dhe dha dënimin e përjetshëm.
9 Korrik 2021, 21:40 -
Vendimi që trondit zyrtarët, SPAK e BKH akses të plotë për të kontrolluar lëvizjet e parave të dyshimta në llogaritë bankare
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) e disa institucione të tjera nga sot u lejohet akses i plotë dhe i pafiltruar për të kontrolluar lëvizjet e dyshimta të parave në llogaritë bankare të zyrtarëve. Ky vendim ka si qëllim parandalimin e pastrimit të parave, pasi të gjitha llogaritë do të kontrollohen nga institucionet tatimore në mënyrë që të gjurmohen pasuritë e dyshimta.
9 Korrik 2021, 18:37 -
Gjykata Elbasan dënoi me 4 vite shoferin që i vrau të bijën, nëna e përlotur për Report Tv: Na mashtruan me aktin noterial! E firmosëm për të mos pasur hakmarrje, ata e përdorën sikur i falëm
Gjykata e dënoi me 4 vite burg shoferin e dehur që i mori jetën 2 vajzave në tunelin e Elbasanit, nënë e njërës prej viktimave me lot në sy u shpreh se janë mashtruar! Nëna e viktimës u shpreh se avokati i autorit u tha të firmosin aktin noterial për të mos pasur hakmarrje mes familje, ata e përdorën në gjykatë sikur ne i falëm.
9 Korrik 2021, 17:39 -
Njerëzit e drejtësisë që po falin ‘kamikazët’ e rrugës, Binas Nina e Miranda Konica vetëm 4 vite burg për Behar Pemën që vrau dy vajza në 2020, Gjykata e Tiranës liroi Jehon Breçanin
Gjyqtarë dhe prokurorë pa Veting po shfrytëzojnë hapësirat në Kodin Penal duke shpëtuar vrasësit e rrugës. Behar Pema ia hodhi me 4 vite burg pasi goditi për vdekje në gjendje të dehur me makinë dy vajzat Lusinda Garunja dhe Xhaneta Qallia. Gjykata e Tiranës liroi nga qelia djalin e Erzen Breçanit që i këputi këmbën me maminë 23-vjeçares Xhesina Gega
9 Korrik 2021, 17:23 -
-
I dehur në timon aksidentoi për vdekje 2 vajza të reja në tunelin e Krrabës, Gjykata e Elbasanit vendim skandaloz, vetëm 4 vite burg për Behar Pemën
Gjykata e Elbasanit ka dhënë vetëm 4 vjet burg për Behar Pemën, shoferin që aksidentoi për vdekje e dy vajza të reja e plagosi dy të tjerave shtatorin e 2020. Ndërsa nëna e Lusinda Garunjës ka reaguar në facebook duke thënë se vajzën ja vranë për së dyti.
9 Korrik 2021, 14:32 -
‘Malorja’ e fortë e Ramës për të bërë shtet
Edi Rama ka ardhur në pushtet me votën e tij mbi 1 milion shqiptarët, për të realizuar ëndërrën e kahershme të tij. Dhe ky është mandati i tretë që përshtatet, për të bërë shtetin ligjor. Nënë nuk mund të kërkohet, kërkohet nga paraardhësit e tij nuk realizohet deri në 2013, aq më tepër nuk është e patur objekt i pushtetit të tij. Bërja e shtetit ligjor, është një para “maloreve” të forta të Edi Ramës dhe ekipit të tij.
9 Korrik 2021, 14:22 -
-
-
Anglia kundër tabusë, dy finalistet e fundit humbën në shtëpi, por 'Wembley' është si fortesë për ta, 15 fitore në 17 ndeshje! Italia nuk humbet kurrë në turne madhorë ndaj 3 'luanëve'
Të dielën luhet finalja e Euro 2020 mes Italisë dhe Anglisë. Të kaltërit nuk kanë humbur kurrë në turne madhor ndaj anglezëve. Anglia duhet të thyejë edhe tabunë pasi dy finalistet e fundit që kanë luajtur në shtëpi kanë humbur. Megjithatë “tre luanët” stadiumin Uembli e kanë kthyer në fortesë.
9 Korrik 2021, 10:40 -
Retë e zeza të tymit/ Kompanitë dhe njerëzit që fshihen prej 5 vitesh pas plehrave të Kavajës që digjen në Spille, pagesa miliona USD për pastrimin, mbeturinat nëpër fusha
Kompanitë e Arbër Abazit, Vullnet Dedes dhe Maksim Fejzullai paguhen prej 5 vitesh nga Bashkia e Kavajës përmes kontratave me vlerë miliona USD për pastrimin e qytetit dhe njësive administrative. Plehrat që hiqen nga kontenierët përfundojnë nëpër fusha dhe pranë plazheve ku u vihet zjarri. Policia, prokuroria dhe agjencitë e mjedisit asnjë reagim pas reve të zeza të tymit në Spille.
9 Korrik 2021, 10:31 -
Në 2022 vendi do emetojnë eurobondin 500 mln €, Ministria e Financave: Koha e shlyerjes do jetë 7 deri në 10 vjet
Në muajit e parë të vitit të ardhshëm qeveria shqiptare do të dalë në tregjet e huaja për të emetuar një eurobond prej 500 milionë eurosh. Ky borxh sipas Ministrisë së Financave duhet të ketë afat shlyerje nga 7 deri në 10 vjet.
8 Korrik 2021, 18:37 -
Nga 2 amnistitë, lista e zezë me përdhunuesit tek përgjysmimi i pagave për deputetët, 30 nismat ligjore që do shqyrtohen nga Kuvendi i ri në shtator
Kuvendi aktual mbylli legjislaturën pa miratuar 30 nisma ligjore të rëndësishme që janë propozuar nga qeveria dhe deputetët. Projektligjet nuk janë tërhequr, por do të jenë pjesë e agjendës së punimeve të Kuvendit të ri. Nismat më të ‘nxehta’ janë amnistia për paratë dhe pasuritë e padeklaruara, fshirja e gjobave gjatë pandemisë, propozimi për përgjysmimin e pagës dhe privilegjeve të deputetëve, ligji për referendumet, ndryshime në Kodin Penal, Kodin e Familjes dhe krijimi i një regjistri me personat e dënuar për krime seksuale.
8 Korrik 2021, 17:28 -
Bie inflacioni, tregtarët: Pushimet po ulin shitjet! Ushqimet, çmime më të shtrenjta krahasuar me vitin 2020
Inflacioni në muajin qershor është ulur me 0.2% krahasuar me muajin maj dhe me vitin e kaluar, duke treguar se ka ende mungesë konsumi. Tregtarët thonë se pushimet verore po ulin shitjet pasi qytetarët janë zhvendosur në bregdet. Ndërsa INSTAT thotë se ushqimet janë më të lira krahasuar me muajit e parë të këtij viti, por më të shtrenjta se në 2020.
8 Korrik 2021, 17:21 -
Heqja e herësit/ Juristi i PD Marash Logu: ‘Kushtetuesja’ konfirmoi qëndrimet tona për ndryshimet kushtetuese! Nxiten ndryshime në Kodin Zgjedhor
Partia Demokratike është treguar e rezervuar për qëndrimet mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hoqi herësin në garën e kandidatëve për deputetë brenda listës të së njëjtës parti. Por asipas juristit të PD-së, pikërisht ky vendim shihet si një nxitje për një kod më të mirë zgjedhor duke lënë të hapur mundësinë për bisedime të tjera me konsensus politik për reformën zgjedhore që u zbatua me 25 prill.
8 Korrik 2021, 14:57 -
Miku i ngushtë i Koço Devoles publikon bisedat e aktorit të njohur para se të humbte betejën nga COVID: Spitali më duket si burg, u mërizta që ditën e parë
Gazetari i njohur, Mitro Çela ka publikuar mesazhet që ka shkëmbyer me mikun e tij, humoristin e ndjerë Koço Devole, para se ky i fundit të humbte jetën nga COVID-19. Çela ka treguar se pesë vitet e fundit qëndronte gjithë kohën me Koço Devolen dhe Filip Çakullin, ndërkohë që shton se “rrallë, shumë rrallë ama, shkonim në kazino. Kërkonim fatin, por që nuk e gjetëm kurrë. Ky rit përsëritej çdo ditë”.
8 Korrik 2021, 14:30
