-
Raporti/ Në maj 2021 shtohet sipërfaqja e kultivimit të kanabisit, rritet edhe forca goditëse nga policia! Asgjësohen 43 mijë rrënjë në gjithë vendin
Në muajin Maj i këtij viti rastet e zbuluara më kanabis kanë qenë me të larta krahasuar me vitet e kaluara, por sipas një raporti të Ministrisë së Brendshme, edhe forca goditëse ka qenë më e lartë pasi vetëm në një muaj u asgjësuan rreth 43 mijë rrënjë kanabis.
13 Korrik 2021, 16:17 -
-
-
Prezanton paketën e re të Prokurimeve Publike/ Pas kryebashkiakëve, Rama-ministrave: 70% e tenderëve 2020-21 me probleme! Nëse nuk reagoni, do ju çoj në SPAK
Pas kryebashkiakëve, ishte radha e ministrave që të merrnin mesazhin e kryeministrit se nëse do kishin abuzime me tenderat, ai vetë do i çojë në SPAK. 70% e tenderave të dhënë përgjatë periudhës 2020-2021 janë me probleme, tha Rama, por ajo që për të është një shqetësim më madhor është mosreagimi i institucioneve pas rekomandimeve të Agjensisë së Prokurimeve Publike.
13 Korrik 2021, 10:47 -
Italia feston me autobus të hapur në Romë, Donnarumma shpjegon momentin e ngrirjes: Iu betohem që s'e kuptova që fituam
Nderimet për ekipin kampion Europe janë bërë edhe nga kryeministri dhe presidenti i Italisë. Ndërkohë pas xhiros me autobus të hapur heroi Donaruma ka shpjeguar monmentin e ngrirjes pas penalltisë që i dha ‘axurrëve’ trofeun.
13 Korrik 2021, 10:29 -
Tentativa për pengimin e zgjedhjeve lokale të 2019 dhe abuzimi me tenderin e druve, SPAK dërgon në GJKKO ish-kryebashkiakun e PD të Pogradecit dhe 5 vartësit e tij
SPAK ka dërguar sot në Gjykatë ish-kryebashkiakun PD në Pogradec, Eduart Kaprin dhe 5 vartësit e tij, të cilët do të gjykohen në lidhje me tentativën për të penguar zgjedhjet lokale në 30 qershor 2019 si dhe për akuzën për abuzim me tenderin për blerjen e druve të zjarrit me vlerë 9.2 mln lekë në vitin 2017.
13 Korrik 2021, 08:34 -
Shqipëria në mesin e 10 vendeve ndaj të cilave Gjermania lëshoi më shumë viza pune gjatë pandemisë
Shqipëria ishte nder 10 vendet kryesore për të cilat Gjermania lëshoi viza pune për punonjësit me kualifikim të lartë më vitin 2020, raportoi seksioni i informacionit “Schengenvisainfo”
13 Korrik 2021, 08:14 -
Qendrat e Kontrollit Teknik të Automjeteve, Balluku: Do jenë në lartësinë e duhur, shërbim të shpejtë, korrekt dhe në ambiente pritëse dinjitoze
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka vizituar nga afër investimin e nisur për rehabilitimin e një prej Qendrave të Kontrollit Teknik të Automjeteve në Tiranë.
12 Korrik 2021, 22:42 -
Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, hetimet marrin një tjetër kthesë
Detaje të reja dalin në sipërfaqe në lidhje me zhdukjet e 19-vjeçares me origjinë shqiptare, Artemis Vasilis në Greqi, gjurmët e së cilës kanë humbur që prej tetorit të vitit të kaluar. Ajo u largua nga shtëpia për një intervistë pune dhe nuk u kthye më
12 Korrik 2021, 20:44 -
Altin Ketro: Kur Sali Berisha merr rolin e denoncuesit! Një ballafaqim faktesh se si ai nuk ka reaguar për çështje të ngjashme, kur ka qenë vetë në pushtet
Të bësh denoncime publike ose në organet e zbatimit të ligjit sa herë ke prova ose dyshon se ka vepra me karakter korruptiv dhe që dëmtojnë buxhetin e shtetit, pra paratë e taksapaguesve, është diçka që duhet përshëndetur dhe mbështetur, pavarësisht se cili e bën atë.
12 Korrik 2021, 19:59 -
Të gjitha bankat të rrezikuara ndaj pastrimit të parave! BSH: S’kanë të dhëna për burimin e fondeve dhe klientëve
Të gjitha bankat në vend janë të rrezikuara për të rënë pre e pastrimit të parave nga subjekte të ndryshme. Banka e Shqipërisë në raportin vjetor të Mbikëqyrjes financiare për vitin 2020 thotë se 5 banka kanë rrezik të lartë ndërsa 7 rrezik të mesëm për financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave
12 Korrik 2021, 17:34 -
-
Genc Pollo, thirrje Bashës dhe kryesisë së PD: Kërkoni ndjesë për bojkotin e zgjedhjeve lokale dhe djegien e mandateve në 2019
Genc Pollo, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka kërkuar nga kryesia e kësaj partie që të kërkojnë falje për djegien e mandateve në vitin 2019 si dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale
12 Korrik 2021, 15:56 -
1 muaji argëtim dhe emocione, 'Tirana Fan Zone' mbyll siparin me koncertin e Aurela Gaçes dhe të Elita 5 ! Bashkia: Axhendë e ngjeshur aktivitetesh në Tiranë në javët në vijim
Sheshi 'Skënderbej' në Tiranë ka qenë për 30 ditë një 'stadium' i vogël europian ku emocionet e futbollit kontinental janë ndier sikur të ishim në arenat më të shquara të Evropës ku u zhvilluan betejat futbollistike të EURO 2020. Ester Likaj, specialiste në Drejtorinë e Promovimit në Bashkinë e Tiranës, tregon detajet e organizimit.
12 Korrik 2021, 14:28 -
Bregdeti po ‘mbushet’ me turistë, operatori Besnik Vathi: Varianti ‘Delta’ po cenon rezervimet e sezonit të vjeshtës e dimrit
Varianti ‘Delta’, që ka infektuar edhe qytetarë të shteteve fqinje, po shkakton pasiguri në planifikimin e pushimeve për sezonin e vjeshtës dhe të dimrit. Anëtari i bordit të turoperatorëve në vend, Besnik Vathi, në një intervistë për Report TV, tha se situata aktualisht është pozitive, por frika për një përhapje të madhe dhe një mbyllje tjetër po step qytetarët dhe operatorët për të bërë rezervime.
12 Korrik 2021, 14:07 -
Goditet grupi i trafikut të emigrantëve, policia shqiptare operacion me atë spanjolle! 46 të arrestuar, çuan 400 shqiptarë drejt Britanisë dhe SHBA-së (FOTO)
Policia shqiptare në bashkëpunim me policinë spanjolle kanë goditur një grup të gjerë të trafikut të emigranteve drejt vendeve të BE dhe SHBA-së. Hetimet për këtë grup kishin nisur që në 2019, ku grupi e kishte bazën në ishullin Saint Maarten të Karaibeve të cilët përmes dokumenteve të falsifikuara kanë trafikuar mbi 400 emigrantë shqiptarë drejt Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara
12 Korrik 2021, 13:22 -
‘Euro 2020’ një festë e madhe, OBSH: Pamjet e grumbullimeve masive shkatërruese! Varianti delta i COVID-19 ‘do të përfitojë’ nga të pavaksinuarit
Megjithëse finalja e “Euro 2020” ishte një festë e madhe për të gjithë, sipas epidemiologes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove situata e mbrëmshme e grumbullimeve masive të qytetarëve pa maska është një kërcënim real sa i përket përhapjes së variantit delta të COVID-19.
12 Korrik 2021, 12:56 -
Abuzimi me tenderat/ PD: Paralajmërimi i Ramës për kryebashkiakët, përpjekje për t'i hedhur hi syve shqiptarëve, vijon të shpërblejë me tendera Agim Kajmakun
Në një deklaratë për mediat, deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi u shpreh se deklaratat e Ramës përballë kryenbashkiakëve ishin "përpjekje për t'i hedhur hi syve shqiptarëve". Ai akuzon kryeministrin se vijon të "shpërblejë" me tendera ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun.
12 Korrik 2021, 12:30 -
Atmosfera e zjarrtë e finales së madhe ‘Euro 2020’ mbledh në shesh Veliajn, Kim dhe Bucci-n
Finalja e madhe e “Euro 2020” u prit me një atmosferë të zjarrtë në “Tirana Fan Zone”, që prej fillimit të Evropianit është shndërruar në një stadium për të pritur tifozët të shijojnë së bashku lojën e skuadrave të tyre të preferuara.
12 Korrik 2021, 11:02 -
Prangosja nga SPAK e 9 zyrtarëve për tenderin 2.8 miliardë lekësh, Report Tv siguron dosjen e plotë! Ç'ndodhi gjatë prokurimit, inxhinierja që zbuloi gjithçka
Report Tv ka siguruar dosjen e hetimeve të zhvilluar nga SPAK, ku shpjegohet nga autoritetet hetimore se çfarë ka ndodhur gjatë prokurimit dhe si u arrit që një uniformë policie të shkonte në total 2800 euro për katër vite.
12 Korrik 2021, 10:45 -
Ç'ndodhi pas finales së madhe, racizëm ndaj 'mëkatarëve'! Mancini: Ishim të mrekullueshëm, dominuam! Southgate: Penalltitë ishin faji im!
Në qiellin e shtatë janë protagonistët e triumfit italian në Euro 2020. Trajneri Roberto Mancini thotë se e dominuan Anglinë ndërsa në ishull kanë vërshuar komentet raciste ndaj futbollistëve që humbën penalltitë. Trajneri Sauthgejt merr përsipër përgjegjësinë. Donaruma u shpall lojtari më i mirë i turneut, Pedri i riu më i mirë dhe Ronaldo golashënuesi.
12 Korrik 2021, 10:33
