-
Palmer: SHBA shpreson që BE të hapë Konferencën Ndërqeveritare për Shqipërinë para fundit të presidencës gjermane
Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Konferenca Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së të organizohet para fundit të presidencës gjermane të Bashkimit Evropian. Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer i tha Zërit të Amerikës se megjithëse mbetet ende punë për të bërë për reformat, Shqipëria e ka justifikuar atë që ai e quajti “hapin e ardhshëm logjik”. I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor tha gjithashtu se qasja e Shteteve të Bashkuara ndaj rajonit ka pasur vazhdimësi, pavarësisht nëse administrata ka qenë demokrate apo republikane dhe ai pret të njëjtën gjë me ardhjen e Presidentit të ri Joe Biden. Në intervistën me kolegen Keida Kostreci, zoti Palmer tha se Uashingtoni vazhdon të mbetet i angazhuar për normalizimin mes Prishtinës dhe Beogradit
4 Dhjetor 2020, 19:05 -
Morën ryshfet për të mos ushtruar kontrolle në biznese, SPAK çon në GJKKO dosjen për ish-drejtorin dhe specialistin e Tatimeve Korçë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për ish-drejtorin e Tatimeve në Korçë, Thoma Tontonozi dhe specialistin e regjistrimit, Stjuart Bardhoshi. SPAK njofton se nga hetimet janë provuar akuzat dhe tashmë e ka çuar çështjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
4 Dhjetor 2020, 16:37 -
801 raste pozitive, 18 viktima nga COVID! Humbin jetën ish deputetët Marko Bello dhe Engjëll Dakli si dhe piktori Besim Tula
Ne 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 801 raste të reja dhe 18 humbje jete nga koronavirusi. Sot humbën jetën edhe dy ish deputetët Marko Bello dhe Engjëll Dakli si dhe piktori Besim Tula. Gjithashtu është mbyllur përkohësisht edhe Gjykata e Përmetit pas infektimit të 3 punonjësve.
4 Dhjetor 2020, 16:11 -
-
-
-
-
-
Ekskluzive/ Atentati mafioz në Lezhë, Aleksandër Deda konflikt me ish-deputetin e PS të zonës! Gjendet një telefon pranë makinës së djegur
Policia heton konfliktin mes Aleksandër Deda me një ish-deputet të PS në zonë. Deda i dënuar në itali, s’ka pranuar të tregojë në polici se ku i ka dyshimet, për sulmin me armë.
4 Dhjetor 2020, 15:00 -
Fjala përmbyllëse në Ministerialin e OSBE/ Rama: Shqipëria si kryesuese ia doli me sukses! Objektivi ynë i radhës është zgjedhja anëtar në Këshillin e Sigurisë në OKB
Kryeministri Rama, në cilësinë e kryesuesit të radhës të OSBE, mbajti fjalën përmbyllëse në Ministerialin e kësaj organizate, pas zgjedhjes së krerëve ekzekutivë. Rama është shprehur në hyrje të fjalës së tij se edhe pse me një eksperiencë shumë të vogël në këto nivele të diplomacisë botërore vendosi objektiva të larta dhe ia doli me sukses.
4 Dhjetor 2020, 14:25 -
Përvjetori i Forcave të Armatosura, Yuri Kim: Shpresojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë
4 Dhjetor 2020, 13:19 -
-
Historia e lëvizjes “llalliste” dhe hipokrizia e analistëve që heshtën për ish-kryeprokurorin
Sot ne kemi të ndëshkuarin e parë zyrtar të nivelit të lartë të ndëshkuar nga SPAK dhe Gjykata Speciale ndaj Krimit organizuar e Korrupsionit. Është pikërisht njeriu i parë i akuzës në Shqipëri, i cili deri tre vjet më parë kishte në dorë të arrestonte e duhej të hetonte baronët e krimit e peshkaqenët e korrupsionit. Bëhet fjalë për Adriatik Llallën, kryeprokurorin e Republikës nga viti 2012 deri në vitin 2017, i cili përveçse u shpall i pandehur për fshehje pasurie, ju sekuestruar edhe një pjesë tokash e banesash në pronë të tij.
4 Dhjetor 2020, 11:00 -
Gent Cakaj viziton nesër Kosovën, nënshkruhen tri marrëveshje
Nesër në Kosovë do të vjen për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj. Ai do të pritet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla
3 Dhjetor 2020, 23:07 -
Pse Britania e Madhe e mori e para vaksinën anti-COVID? Zbulohen 'prapaskenat'
Britania e Madhe u bë vendi i parë perëndimor që autorizoi një vaksinë kundër COVID-19, duke shënuar një moment kryesor në luftën globale kundër koronavirusit. Britania ka qenë një nga vendet më të goditura nga pandemia, me numrin më të lartë të të vdekurve në Evropë dhe qeveria e saj është kritikuar ashpër për trajtimin e krizës, raporton CNN.
3 Dhjetor 2020, 22:01 -
Elvis Naçi, hoxha me emër rokeri që blen spitale dhe shet syze
Kur prindërit e Elvis Naçit, në vitin 1974, i vunë emrin djalit të tyre të porsalindur, ëndërronin gjithçka për të ardhmen e tij – përveç të qenit hoxhë. Rokeri i madh amerikan Elvis Presley, mbreti i rock-and-rollit ishte një legjendë e gjallë dhe emri Elvis ishte një trend botëror. E çuditshme sesi ky emër u lejua nga autoritetet e kohës por siç duket një valë liberalizmi kishte mbërritur pas valës së tmerrshme të revolucionit kulturor. E përmenda këtë moment të jetës së Elvis Naçit pasi bash këtu duket sikur nis pjesa paradoksale e tij, qysh në ditën e emrit dhe pa dijen apo miratimin e tij. Ai moment duket shënjon të parin mes dhjetëra paradoksesh që gjejmë në jetën e tij të mëvonshme, sidomos pas viteve “90.
3 Dhjetor 2020, 19:10 -
GJKKO i sekuestron pasurinë Adriatik Llallës, Yuri Kim: SPAK po jep rezultate
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e GJKKO-së për të sekuestruar pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Kim shkruan se SPAK po jep rezultat në luftën kundër korrupsionit dhe se SHBA është në mbwshtetje të plotë të zbatimit të Reformën në Drejtësi.
3 Dhjetor 2020, 18:17 -
UEFA e konfirmon: Në 'Air Albania' finalja e parë e Conference League! Reagon Duka
UEFA ka marrë sot vendimin. Stadiumi “Air Albania” do të jetë pritësi i finales së parë të kompeticionit më të ri në rang klubesh “Conference League”. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot përmes video-konferencës dhe mori këtë vendim historik për Shqipërinë! Finalja do të luhet në vitin 2022.
3 Dhjetor 2020, 17:57 -
2 vite pas ndalimit, fishekzjarrët vijojnë të shiten!Vëzhgimi i Report TV: Policia ende pa plan masash për kontrollet! Tregtarët: Duhet të lejohen
Me vendim të ekzekutivit prej dy vitesh tregtimi i lëndëve piroteknike është i ndaluar, por nga një vëzhgim i REPORT TV në Tiranë situate është ndryshe. Tregtarët, jashtë kamerave thonë se nuk duhet të pengohen nga ligji, pasi lëndët janë të parrezikshme.
3 Dhjetor 2020, 17:36 -
Ekonomia në rënie/ eksperti: Kujdes me shpenzimet, të shtyhen investimet në infrastrukturë! Rritja e borxhit rëndon mbi qytetarët
Situata ekonomike e vendit edhe në vitin 2021 do të jetë kritike. Ekspertët thonë se shpenzimet për projekte madhore duhet të shtyhen për një moment kur situata të jetë stabilizuar. Sipas kontabilistit Enkelejd Dermyshi si pasojë e rritjes së borxhit çdo qytetar i detyrohet shtetit 5 mijë euro.
3 Dhjetor 2020, 17:28 -
