-
Ruçi uron kryeparlamentaren Vehviläinen, për Ditën e Pavarësisë: Vlerësojmë kontributin e spikatur të Finlandës në mbështetje të paqes, sigurisë e stabilitetit
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetares së Parlamentit të Finlandës, Anu Helena Vehviläinen, me rastin e Ditës së Pavarësisë.
6 Dhjetor 2020, 11:16 -
Tiranë, sekuestrohen 167 doza me heroinë, në pranga 27 vjeçari...autor i vjedhjes së dy makinave
Një sasi prej 167 dozash lëndë narkotike është sekuestruar teksa është arrestuar poseduesi i tyre. Në pranga ka rënë 27-vjeçari Martin Qarri lindur dhe banues në Përrenjas, i cili ishte autor edhe i dy vjedhjeve të makinave në Tiranë.
6 Dhjetor 2020, 10:45 -
Teknologjia e shpresës, vaksina kundër COVID-19 është një pikë kthese në pandemi
Është një përparim madhështor. Por ende ka shumë për të bërë, shkruan The Economist. Kur të jetë gati, vaksina do të vijë në një shishkë të vogël qelqi. Së pari do të përjetoni një ndjesi të freskët në pjesën e sipërme të krahut nga pastrimi i lëkurës me alkool. Më pas do të ndjeni një pickim të mprehtë nga gjilpëra. Njëzet e një ditë më vonë, do të përsërisni të njëjtin proces. Teksa infermierja hedh në kosh shiringën e përdorur, është tunduese të pyesësh veten se si diçka kaq e vogël mund të zgjidhë një problem kaq të madh.
6 Dhjetor 2020, 08:54 -
Napoli nuk e harron Edi Rejan, portreti i tij vendoset në metronë e re
Është pikërisht Edoardo Reja, trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, i cili ka lënë gjurmë te skuadra e famshme napolitane. Piktura e portretit të Rejas është vendosur pikërisht në stacionin e metrosë që të çon në stadiumin që tashmë do të mbajë emrin e legjendës argjentinase, Diego Armando Maradona, i cili u nda nga jeta më 25 nëntor 2020.
5 Dhjetor 2020, 22:41 -
1.1 milion doza vaksine anti-COVID, çfarë ka siguruar deri tani Shqipëria dhe për çfarë po lobon Rama në SHBA
Në një kohë kur rastet me koronavirus po rriten çdo ditë, teksa ekspertët flasin edhe për një valë të tretë në muajt e parë të vitit 2021, vaksina antiCOVID duket e vetmja shpresë për të frenuar pandeminë.
5 Dhjetor 2020, 22:14 -
-
Komplekset e 'Berishës' tek partitë 'bija' të PD
Një nga rreziqet që mund të përballen partitë e reja të dala nga Partia Demokratike, është paqartësia e tyre, se cilin elektorat kërkojnë të marrin nga Partia Demokratike. Ky është thelbi i suksesit por dhe dështimit të mundshëm të tyre.
5 Dhjetor 2020, 20:23 -
Ministri i jashtëm turk: Asnjë sanksion nuk do ta detyrojë Turqinë të bëjë kompromis për të drejtat e saj
Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme, Ankaraja flet për të drejtat sovrane të Turqisë në Kastellorizo , duke thënë se asnjë sanksion kundër tyre nuk do ta bëjë atë të heqë dorë nga të drejtat e veta.
5 Dhjetor 2020, 19:20 -
Kopertina e re e TIME "2020, viti më i keq në histori"
Ndërsa ka ngelur pak kohë përpara se të bëjë publik personazhin e saj të vitit, e përjavshmja e mirënjohur në SHBA përshëndet pa nostalgji vitin që po përgatitetmi të lëmë pas, duke e cilësuar atë si vitin më të keq në histori.
5 Dhjetor 2020, 18:47 -
846 raste të reja dhe 19 viktima me COVID/ Humb jetën Kasem Hysenbelliu, po kurohej në Turqi! Virusi i merr jetën dhe ish drejtorit të shkollës së muzikës në Shkodër
Si rezultat i 2.308 testimeve të kryerja, këtë të shtunë janë regjistruar 846 raste të reja dhe 19 viktima. Tirana është qyteti me më shumë raste të reja për të ndjekur nga Durrësi dhe Fieri.
5 Dhjetor 2020, 16:11 -
'Urime Shqipërisë për drejtimin e suksesshëm të OSBE'/ Yuri Kim citon Ramën në angazhimin për integrimin dhe marrëdhënien me SHBA-BE
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar Shqipërinë për drejtim të suksesshëm sipas saj të OSBE-së përgjatë gjithë këtij viti që ka qenë më i vështiri.
5 Dhjetor 2020, 12:43 -
FISKALIZIMI/ Skandal, ish monopolistët e kasave fiskale kërcënojnë konkurrencën që do të ulë kostot e biznesit me sistemin e ri
Procesi i fiskalizimit të shitjeve me para në dorë në Shqipëri ishte i pandryshuar prej më shumë se 10 vjetësh. Qeveria Berisha në vitin 2009 autorizoi 5 kompani për tregtimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e kasave fiskale që do të mundësonin deklarimin ditor të shitjeve. Nga këto, njëra falimentoi, dhe mbetën 4 kompani që sot e kësaj dite ndajnë një treg që qarkullon mes 10 dhe 15 milionë eurove në vit.
5 Dhjetor 2020, 10:39 -
-
Moody’s: Shqipëria pozicion të qëndrueshëm në tregjet ndërkombëtare
Pas renditjes më të fundit në vlerësimin në “B1” dhe me perspektivë “të qëndrueshme” në muajin Tetor të këtij viti, agjencia thekson përsëri pozicionimin e qëndrueshëm të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare, pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit dhe pandemisë.
5 Dhjetor 2020, 09:43 -
-
-
Masakër në pyllin e gështenjave në Pogradec! Specialisti i Zonave të Mbrojtura: Fenomen shqetësues! Në një vit vetëm 9 të proceduar për prerje të paligjshme
Edhe pse ligjërisht është zonë e mbrojtur, pylli i gështenjës në Pogradec masakrohet nga sëpatat e motosharrat. Banorë të zonës i presin gështenjat për dru zjarri apo për tregti. Agjencia e Zonave të Mbrojtura është në dijeni të fenomenit shqetësues, por duket e pafuqishme për ta ndalur masakrën.
4 Dhjetor 2020, 19:55 -
-
Shtetësia për Suarezin ‘fundos’ profesorë e drejtuesit e Juventusit në Itali, në Shqipëri heshtje për skandalin e Metës që i dha shtetësi futbollistit për 8 orë
Prokuroria italiane merr nën hetim drejtorin sportiv të Juventusit Fabio Paratici dhe përfaqësuesit ligjor të klubit për farsën e provimit të gjuhës italiane të Luis Suarez që tentoi të merrte nënshtetësinë. Pezullohet nga puna rektorja e universiteti të Perugias si dhe profesorët që zhvilluan provimin e futbollistit të Barcelonës. Në Shqipëri futbollisti afrikan Cobbina e mori shtetësinë nga Ilir Meta pa plotësuar asnjë kusht por askush nuk heton.
4 Dhjetor 2020, 19:22 -
Palmer: SHBA shpreson që BE të hapë Konferencën Ndërqeveritare për Shqipërinë para fundit të presidencës gjermane
Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Konferenca Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së të organizohet para fundit të presidencës gjermane të Bashkimit Evropian. Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer i tha Zërit të Amerikës se megjithëse mbetet ende punë për të bërë për reformat, Shqipëria e ka justifikuar atë që ai e quajti “hapin e ardhshëm logjik”. I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor tha gjithashtu se qasja e Shteteve të Bashkuara ndaj rajonit ka pasur vazhdimësi, pavarësisht nëse administrata ka qenë demokrate apo republikane dhe ai pret të njëjtën gjë me ardhjen e Presidentit të ri Joe Biden. Në intervistën me kolegen Keida Kostreci, zoti Palmer tha se Uashingtoni vazhdon të mbetet i angazhuar për normalizimin mes Prishtinës dhe Beogradit
4 Dhjetor 2020, 19:05 -
Morën ryshfet për të mos ushtruar kontrolle në biznese, SPAK çon në GJKKO dosjen për ish-drejtorin dhe specialistin e Tatimeve Korçë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për ish-drejtorin e Tatimeve në Korçë, Thoma Tontonozi dhe specialistin e regjistrimit, Stjuart Bardhoshi. SPAK njofton se nga hetimet janë provuar akuzat dhe tashmë e ka çuar çështjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
4 Dhjetor 2020, 16:37
