-
Pse e tremb Dibra, Partinë Demokratike?
Mesa duket PD, duke dashur të mos ngjisë lajmi që sot nga Tirana në Klos mbërrin për 1 orë nga Rruga e Arbrit, merret me helikopterë imagjinarë. Fakti që PD përton të shkojë në Dibër nga Rruga e Arbrit (pasi nga rruga e vjetër nga Shkopeti nuk bëhej fjalë), fakti që PD nuk përballon dot faktin që kundërshtari i saj politik ka bërë realitet premtimin epokal të Rrugës së Arbrit, i ka çuar në batakun që janë shfaqur këto ditë, duke bërë politikë më Forcat Ajrore, njëlloj siç bën me mjekët duke i sulmuar.
2 Dhjetor 2020, 20:47 -
20 vite nga vrasja e Ylli Haklajt, letër e hapur nga familja: Ende s’ka asnjë të dënuar apo të akuzuar! Masakrat e Berishës s’kanë të mbaruar në Tropojë
Nesër bëhen 20 vite nga vrasja e Ylli Haklajt. Në lidhje me këtë ditë familja Haklaj ka bërë një letër të hapur në kujtim të vrasjes së tij. Në këtë letër familja Haklaj shprehet se edhe pas 20 vitesh nga vrasja e Ylli Haklajt, ende nuk ka asnjë të dënaur apo të akuzuar nga drejtësia Shqiptare.
2 Dhjetor 2020, 20:25 -
-
Përfundimi i koncesionit për kolaudimin/ Braçe: Pikëpyetje për investimet e bëra deri tani nga koncesionari! Nuk përmirësoi ndotjen në mjedis dhe s'uli numrin e aksidenteve
Mbyllja e kontratës më 31 dhjetori 2020 të koncesionarit dhënë nga Qeveria Berisha, atë të shërbimit monopol të kolaudimit të automjeteve, Braçe e cilësoi koncesionar korruptim në kurriz të shqiptarëve duhet të ishte ndaluar me kohë pasi në fakt nuk arriti të përmirësoj asnjë në lidhje me shërbimin duke rikujtuar radhët e gjata të automjeteve në pritje të shërbimit apo nuk përmirësoi indikatorët e tjerë si ndotjen në mjedis dhe uljen e aksidenteve rrugore.
2 Dhjetor 2020, 19:22 -
Ekzekutohet në restorant shqiptari në Brazil! Ishte pronar i një kompanie pronash me qira në Çeki (FOTO+VIDEO)
Një 47-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në San Paolo mëngjesin e djeshëm teksa ishte duke ngrënë në një restorant. Sipas medieve të huaja është vrarë Ilir Zelka, 47 vjeç nga Tirana.
2 Dhjetor 2020, 19:04 -
Rama bën bilancin e rindërtimit në Kurbin dhe i përgjigjet akuzave të opozitës: Shumëkush, krejt gabimisht mendon se politikanët janë njësoj
Kryeministri Edi Rama, ka bërë bilancin e rindërtimit për Kurbin, pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të një viti më parë. Puna në Kurbin ka nisur për ndërtimin e lagjes së re, me 524 apartamente, nga të cilat 160 të parat do të përfundojnë brenda muajit mars 2021 dhe pjesa tjetër në qershor 2021, plus 375 vende parkimi, 1 qendër tregtare dhe 37 njësi shërbimi. Siç shkruan Rama në bilanc së shpejti nisin 211 banesa individuale, ndërsa 180 pallate fillojnë nga puna meremetuese për 1500 familje.
2 Dhjetor 2020, 18:55 -
Report Tv sjell videon ekskluzive të 'FAR-WEST' në Elbasan! Përplasja me pistoleta e 'Vis Korçarit' me 3 personat e tjerë
Report tv siguron videon ekskluzive të një shkëmbimi zjarri në Elbasan mes Ervis Çaushllarit dhe tre personave të tjerë. Në video duket qartë se si fillon përplasja fillimisht fizike e më pas ajo me armë zjarri ku mbati i plagosur Vis Korcari
2 Dhjetor 2020, 18:07 -
Opinioni i 'Venecias' rrëzon kërkesat e Metës dhe Bashës: Para 25 prillit mos ndryshoni më as Kodin Zgjedhor, as Kushtetutën. Ky parlament legjitim
Komisioni i Venecias bashkë me ODIHR iu drejton 4 rekomandime autoriteteve shqiptare për t'i respektuar para zgjedhjeve të 25 prillit pinioni i 'Venecias' nuk gjykon të arsyeshme ndryshime të tjera para zgjedhjeve të 25 prillit siç propozonte Presidenti dhe opozita jashtëparlamentare. "Ndryshimi i formulës së koalicioneve ka pak gjasa të ndikojë të rezultatin zgjedhor'' sipas "Venecias".
2 Dhjetor 2020, 17:08 -
Sot 705 raste të reja, 17 viktima nga COVID! Humb jetën Drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd! Shtrohet në spital Etrit Berisha, infektohet prefektja e Beratit
Në 24 orët e fundit janë 705 raste të reja dhe 17 humbje jete nga COVID-19. Janë shëruar 528 qytetarë, ndërsa në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 të intubuar. Gjatë ditës së sotme humbi jetën drejtori i Pallatit të Kulturës së Librazhdit, Arianit Alli, ndërsa u shtrua në spital portieri i Kombëtares, Etrit Berisha.
2 Dhjetor 2020, 16:20 -
Halim Kosova sulmon Bardhin: Trokita në derën e PD m'u përgjigj një zë as burrë as grua! Komisioni i Nishanit më skualifikoi se nuk shaj PS
Skualifikimet brenda Partisë Demokratike kanë sjellë një sërë pakënaqësish. Të shumë ishin emrat që kaluan në filtrat e Komisionit të Vlerësimit, të cilët hartuan një listë përfundimtare me emrat që do të kandidojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Mjeku i njohur Halim Kosova ishte një nga emrat e skualifikuar nga Komisioni, i cili nuk ka nguruar që të sulmojë sekretarin e përgjithshëm Gazment Bardhin.
2 Dhjetor 2020, 16:04 -
-
OFL në Fier dhe Kurbin, kush janë 2 të dënuarit që brenda 48 orësh duhet të deklarojnë burimin e pasurisë
Fieri dhe Kurbini është ndalesa e radhës së OFL-së, ku i kërkon që të deklarojnë pasurinë dy të dënuarve. Më konkretisht u është dërguar formulari Bashkim Hasanit dhe Shpendi Lilajt.
2 Dhjetor 2020, 13:12 -
Alarmi i Interpol për shpërndarjen e vaksinës anti-COVID: Rrjetet kriminale janë vënë në lëvizje
Lajmi për miratimin e vaksinës së Biontech dhe Pfizer, kundër Covid-19 ka ngritur shqetësime të tjera. Interpoli ditën e sotme ngre shqetësimin për keqpërdorimin e saj nga rrjetet kriminale.
2 Dhjetor 2020, 13:01 -
Përfundimi i koncesionit të Qeverisë Berisha për kolaudimin/ Dashamir Shehi në Report Tv: Lajm shumë pozitiv, ishte korruptiv (VIDEO)
Lajmi se fundi i vitit 2020 do të shënojë edhe fundin e një prej koncesioneve më të debatuara në Shqipëri që është dhënë nga Qeveria Berisha, atë të shërbimit monopol të kolaudimit të automjeteve, për ish-deputetin, aktualisht aleat i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi është një lajm shumë pozitiv.
2 Dhjetor 2020, 12:41 -
'Lufta' mes shteteve/ Kina premton të furnizojë shumë vende me vaksinat anti-COVID
Në një kohë kur të gjitha shtetet po përpiqen të sigurojnë një vaksinë kundër Covid-19, Kina premton se do të dërgojë qindra miliona doza të vaksinave të koronavirusit në vendet që kanë kryer provat e fazës së fundit të vaksinave të saj.
2 Dhjetor 2020, 12:33 -
Kolaudimi i makinave në shtet, Gonxhe shuan çdo dyshim: S'ka asnjë koncesion! Do shtohen kontrolle, ndëshkime më të ashpra për shoferët
Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe tha në Report Tv se nuk do të jepet më me koncesion kontrolli teknik i mjeteve. Lajmet se bëhet fjalë për një koncesion 200 mln dollarësh, Gonxhe i quan krejtësisht të pavërteta, spekulime duke theksuar se nuk do të ketë asnjë lloj privatizimi.
2 Dhjetor 2020, 12:20 -
Korrupsioni në burgun 313, SPAK merr të pandehur ish-drejtorin dhe 2 punonjësit: Kërkoi para për të firmosur kontratë qiraje për makinetat e kafes
Kundrejt parave do firmoste kontratën e qirasë për makinetat e kafes brenda paraburgimit 313, përfundon i pandehur ish-kreu i burgut ‘Jordan Misja” Eduart Strugaj. SPAK ka përfunduar hetimet ndaj Strugës dhe ish-vartësit të tij Florin Ahmetaj e biznesmenit Ervin Kurtalla dhe kërkon dënimin e tyre për korrupsion e shpërdorim detyre.
2 Dhjetor 2020, 11:49 -
Greqi/ Vaksina anti-COVID në dispozicion të qytetarëve për vitin e ri, Petsas: Masat shtrënguese në fuqi përtej 7 dhjetorit
Qeveria greke thotë se vaksina antiCOVID do të jetë në dispozicion të qytetarëve para vitit të ri. Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas në një intervistë për mega Tv tha shprehimisht se qëllimi i qeverisë është të përfundojë vaksinimin e qytetarëve deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm.
2 Dhjetor 2020, 11:37 -
Raporti i FMN për Shqipërinë, Tabaku: Tregon qartë katastrofën me financat publike (VIDEO)
Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me raportin e publikuar nga FMN mbi Shqipërinë dy ditë më parë. Përmes ish-deputetes Jorida Tabaku, ata thonë se ky raport tregon qartë se Shqipëria ka paketën më të ulët në rajon për ndihmën e shqiptarëve mes pandemisë.
2 Dhjetor 2020, 11:08 -
Britania miraton vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech! Do jetë në dispozicion javën e ardhshme (VIDEO)
Britania e Madhe ka miratuar vaksinën e kompanive Pfizer/BionTech. Sekretari i Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social, Matt Hancock bën me dije se kjo vaksinë do të hyjë në përdorim duke filluar nga java e ardhshme teksa në ditët në vijim do të publikohet dhe skema se kush do të marrë me prioritet vaksinën.
2 Dhjetor 2020, 08:24 -
Përfundon koncesioni i Kontrollit Teknik të Mjeteve, Rama: Makinat me 0 km, 3 vitet e para s'kanë kolaudim! Të përdorurat 1 herë në 2 vite
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa prej risive të reja që do të përfitojnë drejtuesit të mjeteve pas kalimit të Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore (kolaudimi) tek shteti.
2 Dhjetor 2020, 08:12
