-
Meta është ankuar në PE për ligjin zgjedhor? Kreu i delegacionit zbulon letrën personale të presidentit dhe vlerëson vizitën e ministrit grek në Tiranë
Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis e ka vlerësuar vizitën e ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias në Tiranë, si një zhvillim pozitiv për Shqipërinë. Në postimin e tij, ai thekson se është kusht respektimi i të drejtave të pakicave në vendin tonë. Ai zbulon se ka marrë një letër nga presidenti Ilir Meta me 8 tetor, pikërisht për këto çështje.
21 Tetor 2020, 22:15 -
-
-
-
Gjobat deri në 3000 euro në Lombardi nëse shkelet shtetrrethimi gjatë natës
Masat e reja kufizuese në rajonin e Lombardisë të cilat hynë në fuqi nisur nga dita e nesërme, përcakton mungesën e lëvizjes nga ora 23:00 deri në 5 mëngjesit dhe gjithashtu cakton një gjobë deri në 3 mijë euro për të gjithë personat që e shkelin atë pa pasur një arsye.
21 Tetor 2020, 15:59 -
Raportohet për 2 milionë euro të zhdukura në Ministrinë e Financave në Kosovë
Plot dy milionë euro janë zhdukur nga Ministria e Financave në Kosovë, paratë janë tërhequr nga Thesari i Shtetit i kësaj Ministrie dhe nuk dihet ende se ku kanë përfunduar. Policia e Kosovës, ndërmerr një aksion në këtë ministri, ku është arrestuar një person, zyrtar i Ministrisë së Financave, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë në arrati.
21 Tetor 2020, 15:41 -
COVID-19, ndikon në rritjen e vdekjeve të tjera në SHBA vdesin rreth 60 000 persona, në BE 170 mijë
Shtetet e Bashkuara kanë shënuar 299,000 vdekje më shumë seç ishte parashikuar raporton Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 1/3 e tyre janë për shkak të kolapsit të sistemeve shëndetësore, të njëjtën situatë ka Evropa ku 170 000 persona raportohet të kenë humbur jetën për shkak të mos shtrimit në spitale ose kolapsit të sistemit shëndetësor
21 Tetor 2020, 14:37 -
-
-
-
Lleshaj: Ndryshimet në Kodin Rrugor brenda pak javësh në Kuvend! Jemi mbrapa BE! Parkimet dysh të luftohen si virus
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një mbledhje me drejtuesit e sektorit të Policisë Rrugore në Shqipëri, në kuadër të zbatimit të masave për rritjen e sigurisë në rrugë. Në fillim të takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, prezantoi të dhënat 9-mujore ku bien në sy ulja e numrit të përgjithshëm të aksidenteve, numrit të viktimave, të plagosurve rëndë etj.
21 Tetor 2020, 10:10 -
-
Nga COVID-i rënia ekonomike 6.1%! Denaj: Në vitin 2021, 6 mld lekë për pandeminë (VIDEO)
Pandemia ka tkurrur me 6.57% ekonominë e vendit në 6 muajit e parë të vitit, për këtë arsye edhe ministria e Financave ka rishikuar qëndrim lidhur me pritshmëritë. Ndryshe nga deklarata e fillimit të tetorit, ministrja e Financave është shprehur sot se viti mbyllet me recesion 6.1% dhe jo me 5%.
21 Tetor 2020, 09:25 -
VIDEO/Tentuan të vrasin biznesmenin Andon Dhima/ Arrestohen 2 autorët dhe bashkëpunëtorët, me precedent të theksuar kriminal! Me maska e uniformë RENEA
6 ditë pas atentatit të mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Andon Dhima, policia mundi të arrestojë t'u personat që e ndoqën për ta vrarë dhe dy bashkëpunëtorë të tyre. Të gjithë rezultojnë me precedentë të theksuar kriminal, ndërsa vetë autorët kishin maska silikon për të mos u identifikuar. Në banesë u gjetën uniforma policie e kamuflazhi, dhe armatime
21 Tetor 2020, 08:53 -
Gara për në Kushtetuese, KED fut në 'sitë' kandidatët për vendet vakante, anëtarë relatorë Vitore Tusha dhe Saida Dollani (Emrat)
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në mbledhjen e zhvilluar sot ka hedhur një tjetër hap drejt emërimet të anëtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese për ta bërë këtë institucion funksional, që është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare.
20 Tetor 2020, 18:16 -
-
Zhduket para pandemisë babai i Obamës 10-vjeçar, i vëllai i tij në 'Pa Gjurmë': Më njoftuan se ka mbërritur në Athinë (VIDEO)
Zhduket në fillimin e pandemisë 51-vjecari nga Delvina. Vasil Baho rezulton i humbur që prej muajit mars të këtij viti. Ai kërkohet në emisionin ’Pa Gjurmë’ nga i vëllai i tij Sejdi, i cili është personi i fundit me të cilin Vasili kontaktoi.
20 Tetor 2020, 17:27 -
Meta zbardh takimin me ministrin grek, 'harron' të vërë maskën: Marrëveshja e detit në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara, me legjislacionin e dy vendeve dhe Kushtetuesen
Presidenti Ilir Meta ka zbardhur takimin që ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, por ajo që vihet re është se tëpresidenti është shfaqur pa maskë fare, ndërsa në përfundim të takimit vihet re se e ka hequr edhe ministri.
20 Tetor 2020, 16:43 -
Sërish shifra të larta/ 301 raste të reja me koronavirus dhe 4 viktima në 24 orë! Infektohen disa edukatore, mbyllen 4 kopshte në Tiranë, Fier, Vlorë dhe Pogradec
Rekord rastesh me koronavirus këtë të martë (20 tetor). 301 infektime të reja nga 1407 testime të kryera. 4 viktima në 24 orë.
20 Tetor 2020, 16:09 -
-
