-
SHBA heq kërkesat e testit COVID-19 për udhëtimet ndërkombëtare
Administrata e Biden-it po heq kërkesën e saj që udhëtarët ndërkombëtarë të rezultojnë negativë për COVID-19 brenda një dite përpara se të hipnin në një fluturim për në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë fund një prej mandateve të fundit të qeverisë të krijuar për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
13 Qershor 2022, 08:45 -
Fuqitë botërore drejt forcimit të arsenaleve bërthamore
Nëntë shtetet që kanë armë bërthamore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, ka të ngjarë që të rrisin dhe modernizojnë arsenalin e tyre të kokave bërthamore dhe të jenë më të zëshme për këtë çështje në dekadën e ardhshme, thuhet në një studim, teksa theksohet se kjo gjë shihet si “trend shqetësues”.
13 Qershor 2022, 08:07 -
Ylli Pata: 31 vjet më pas: Ku po shkon Partia Socialiste?
Në 31 vjetorin e themelimit të saj, Partia Socialiste është e vetmja forcë politike e grupimit të partive socialiste evropiane që ka arritur rekordin e laburistëve të Tony Blair-it, që ka fituar një mandat të tretë radhazi për të qeverisur vendin
12 Qershor 2022, 21:34 -
-
31 vite të Partisë Socialiste përballë shoqërisë shqiptare dhe Partisë Demokratike
31 vite më parë disa intelektualë të kohës me Dritëro Agollin, Moikom Zeqon e shumë të tjerë, pavarësisht se i detyroheshin shumë Partisë së Punës, patën guximin duke bërë sakrilegjin e madh ndaj partisë, e folur hapur për të ardhmen. Në atë moment u prish një ngrehinë e kalbur dhe u ngrit një e re
12 Qershor 2022, 16:51 -
Çmimet e larta rrisin kërkesën për kredi për blerje shtëpie! Në katër muaj shqiptarët morën 119,5 mln euro për shtëpi! Kostot e ndërtimit nga janari në mars 2022 u rritën me 5%
Çmimet e larta të shtëpive, ka shtuar kërkesat për kredi nga qytetarët. sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë nga janari deri në prill, është dhënë 119.5 milionë euro kredi për qytetarët për të blerë shtëpi, që është vlera më e lartë e dekadës. Kjo rritje e kërkesës për kredi pritet të vijojë, për shkak të kostove të rritura në ndërtim, të ndikuara edhe nga lufta në Ukrainë
12 Qershor 2022, 15:48 -
-
-
-
335 mijë euro të Ministrisë së Kulturës shkrihen në Brezovicë, të përfshirë motra dhe dhëndri i zv.ministres Osmani
Kryeministri Kurti u bë sensacion në fillimin e këtij viti, kur e pamë teksa shijonte teleferikun në bukuritë e Brezovicës. Në karrigen e teleferikut, ishte një prej bashkëpunëtoreve të tij të afërta, Daulina Osmani, që mban postin e zëvendësministres në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kurti po merrte pjesë në përfundimin e një projekti të Ministrisë së Kulturës. Ky projekt sportiv me destinacion Brezovicën, i kishte kushtuar Ministrisë 335 mijë euro.
11 Qershor 2022, 15:07 -
VIDEOLAJM/ ‘Do ta bëjmë ditën-natë’, në selinë blu ndërrohen drejtuesit, por jo ‘zakonet’! Berisha 'kopjon' gafën e Bashës
'Zakonet’ në selinë e Partisë Demokratike kanë mbetur njëjta ndonëse janë ndërruar drejtuesit. Sali Berisha në mbledhjen me krerët e degëve ka bërë të njëjtën gafë si Lulzim Basha. Teksa po paralajmëronte protestat, Berisha tha se ka ardhur koha që t’a bëjmë ditën natë, por më pas e korrigjoi duke thënë ta bëjmë natën ditë.
11 Qershor 2022, 13:15 -
-
-
Trafik ilaçesh e pacientë që mashtronin sistemin shëndetësor italian, Report Tv siguron dosjen! Si korruptoheshin mjekë, drejtues spitalesh e shefa pavionesh
Trafik ilaçesh COVID, mashtrim dhe falsifikim për shërbim shëndetësor në Itali ishte aktiviteti i një grupi të mirëorganizuar kriminal është goditur nga operacioni i bërë nga Njësia Interforze, në bashkëpunim me SPAK dhe Antimafian italiane. Report Tv ka siguruar dosjen hetimore të autoriteteve italiane.
11 Qershor 2022, 09:52 -
Instalacioni i Anri Salës befason Bergamon, liria individuale dhe zbërthimi i imazhit në ekranin 16 m
Bergamo – Instalimi i artistit shqiptar Anri Sala – Trasfigured – Tarsnfigurimi – u prezantua në eskluzivitet mbrëmë në Bergamo në Sallën e Kapriatave mes një publiku entuziast në një kontekst antik dhe modern në të njëjtën kohë.
10 Qershor 2022, 20:09 -
Të dhënat e INSTAT, viti 2022 pozitiv, rritje e pagës dhe ulje e nivelit të papunësisë! Zhvlerësohen nga inflacioni në rritje
Viti 2022 ka nisur me rritje të pagës mesatare në vend, dhe me ulje të papunësisë. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e parë të vitit paga mesatare u rrit me 5.8% dhe arriti në 59.242 lekë, ndërsa papunësia zbriti në nivelin 11.3%
10 Qershor 2022, 19:34 -
Ylli Pata: Sali Berisha ankohet për monizëm? Ai u hoqi edhe telefonat socialistëve, pasi i pushoi nga puna!
Sali Berisha doli sot në konferencën e përjavshme për shtyp të foltores, me një deklaratë zyrtare të “Partisë Demokratike”, ku thuhej se vendi është kthyer në një monizëm pas 30 vitesh. Asyeja, sipas deklaratës është se Presidenti i ri i Republikës u zgjodh me votat e mazhorancës, edhe pse pati një shtesë nga numri zyrtar i PS-së dhe PSD-së
10 Qershor 2022, 19:13 -
Welcome 2 WOW - REHAU Window Solutions realizon përvojë unike dhe spektakolare në Erlangen
REHAU Window Solutions fokusohet gjithmonë në afërsinë dhe shkëmbimin efektiv me partnerët e saj, edhe në kushte sfiduese: Mirë se vini në World of Windows 2022! Mirësevini 2 WOW! Një nga shumë pikat kryesore do të jetë prezantimi i zhvillimit të mëtejshëm të GENEO RAU-FIPRO-X, i cili pritet me padurim në industrinë e dritareve.
10 Qershor 2022, 18:15 -
-
Trafik ilaçesh COVID, mashtrim dhe falsifikim për shërbim shëndetësor në Itali, 82 shqiptarë nën hetim, mes tyre mjekë e biznesmenë (EMRAT)! VIDEO, ja si shkëmbenin para! SPAK 'bastis' QSUT
Tre mjekë shqiptarë dhe dy biznesmenë janë në mesin e 82 personave të hetuar nga SPAK dhe Antimafia në Itali si pjesë e trafikut e korrupsionit tek bluzat e bardha. 6 në burg, 3 'arrest shtëpie' dhe 1 detyrim paraqitje janë masat deri tani! Report Tv mëson se ky grup kriminal ka shitur ilaçe për pandeminë COVID-19 në Shqipëri pasi i vidhte në sistemin publik në Itali, ndërsa 82 pacientëve shqiptarë u ka ofruar shërbim shëndetësor në spitalet italiane me letra false. Sekuestrohen 500 mijë euro dhe ilaçe me vlerë 20 mijë euro.
10 Qershor 2022, 16:05 -
E mbani mend ‘fshatin’ e të pasurve në historinë e klasës së katërt?! Tashmë nuk do të jetë më, hiqen vilat luksoze dhe shtohen tokat e mbjella
Qendra rezidenciale në librin e historisë së klasës së katërt, që ishte përdorur si foto ilustruese për fshatin nuk do të jetë më. Nga viti i ardhshëm shkollor, vogëlushët që do të ulen në bankat e shkollës do të gjejnë në tekst fotografinë e një fshati të vërtetë.
10 Qershor 2022, 15:52
