-
Lufta ndryshon finalen e Champions League, UEFA e zhvendos nga Rusia! Ndikim edhe për kombëtaren! Formula 1 anulon Çmimin e Madh të Rusisë 2022
Kjo do të thotë që edhe ndeshja Rusi-Shqipëri për Ligën e Kombeve e parashikuar për t'u luajtur me 13 qershor 2022 të luhet në fushë neutrale jo në Rusi, deri në një vendim të dyte. Po ashtu Formula 1 njoftoi sot se nuk do të garojë në Rusi këtë vit.
25 Shkurt 2022, 10:49 -
Trafik klandestinësh nga Turqia, në Shqipëri e më pas në Kosovë, Serbi e Hungari, 4 të arrestuar! Emigrantët paguanin 4000 deri në 6000 euro
Ahmet Meslima 23 vjeç me origjinë nga Siri, Durim Domi, 39 vjeç, Artemisa Ahmataj dhe Jesmira Korhysa 20 vjeçe, transportonin emigrantët sirianë nga Turqia drejt Shqipërisë, duke hyrë nga Greqia, e më pas i kalonin në Kosovë, Serbi e Hungari. Shuma e parave që çdo emigrant i paligjshëm paguante varionte nga 4000 deri në 6000 euro, të cilat i kryenin nëpërmjet kompanive për shërbimet e transfertave të parave.
25 Shkurt 2022, 08:42 -
A do të mbetet pa energji Evropa?
Vendimi i fundit i kancelarit gjerman Olaf Scholz për të pezulluar “Nord Stream 2” – gazsjellësi i ri që synon të eksportojë sasi të mëdha gazi rus drejt Bashkimit Evropian – nuk do të sjellë në fakt asnjë ndryshim për sigurinë energjetike evropiane, të paktën në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme.
24 Shkurt 2022, 22:17 -
Lejoi ndërtimin pa leje të pallatit 7-katësh në Sarandë, burg për kryeinspektoren e IMT-së! Avokati: Vendim absurd, objekti ka pasur leje ndërtimi që në 2006
31-vjeçarja u arrestua dy ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi nuk kishte marrë masa për pezullimin e punimeve në një objekt në ndërtim. Bëhet fjalë për pallatin 7-katësh, në hyrje të qytetit bregdetar që po ndërtohej nga biznesmeni Pando Papuçi.
24 Shkurt 2022, 16:50 -
Po nëse Rusia fiton?
Kur Rusia i’u bashkua luftës në Siri, në verën e 2015-s, e habiti SHBA-në dhe partnerët e saj. Presidenti i atëhershëm, Barack Obama tha se Siria do të jetë një gropë thithëse për Rusinë dhe Presidentin e saj. Siria do të kthehej një Vietnam apo Afganistan për Rusinë, një gabim i rëndë që do ta dëmtonte atë.
24 Shkurt 2022, 16:46 -
'T’ju vijë turp nga vetja', ministrja britanike përzë nga takimi ambasadorin rus
24 Shkurt 2022, 16:41 -
Beteja 5-vjeçare dhe 6 vendimet për ekstradimin e Alket Hatisë, Kushtetuesja shuan shpresat e ‘Perëndisë së Drogës’, vulos vendimet për dërgimin e tij në Itali
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Alket Hatisë për t’i shpëtuar ekstradimit në Itali ku është dënuar me 20 vite burg për trafik droge. Hatija pretendon se e ka vuajtur një herë dënimin në Shqipëri për të njëjtën vepër penale
24 Shkurt 2022, 16:06 -
-
Lirimi nga burgu i të riut që vrau policin në Lezhë, KLP rrëzon kërkesën e ILD për procedim disiplinor ndaj dy prokurorëve
Kryetari KLP Gent Ibrahimi tha se Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi rrëzimin e propozimit të ILD-së për dhënien e masës disiplinore “vërejtje publike”, dy magjistrateve, për të cilët u konkludua se mosvreprimet për të ndjekur hetimet sollen lirimin e shtetasit Aldi Rama i cili ekzekutoi me arme zjarrin oficerin e krimeve në Policinë e Lezhës nënkomisar Saimir Hoxha.
24 Shkurt 2022, 14:52 -
Miratohet dokumenti, Kuvendi i Shqipërisë dhe Parlamenti Europian: Vendi ka bërë progres, të përcaktohet sa më parë data për konferencën e parë ndërqeveritare
Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri ka miratuar sot në mënyrë konsensuale rekomandimet që i drejtohen Këshillit të Stabilizim Asociimit dhe institucioneve të Shqipërisë e atyre të Bashkimit Evropian.
24 Shkurt 2022, 14:34 -
-
Fjalimi i plotë, ja si e argumenton Putin thyerjen e rendit ndërkombëtar
Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbajtur një flaim të gjatë përpara mediave duke justifikuar sipas tij ndërhyrjen në Ukrainë. Putin ka shfrytëzuar ngjarjet e mëparshme historike që nga Lufta e Dytë Botërore, shpërbërja e Bashkimit Sovjetik si dhe luftërat në Serbi, Siri dhe Irak për të thënë se Rusia nuk mund të qëndrojë më duarkryq. Sipas Putin, NATO-s, po e afron infrastrukturën e saj ushtarake gjithnjë e më pranë kufirit rus, pavarësisht shqetësimeve të ngritura prej tyre
24 Shkurt 2022, 11:25 -
-
45 policë pozitive për drogën! Nga 15 nëntori u testuan 1736 efektivë, 1 prej tyre i përjashtuar
45 nga 1736 punonjës policie të testuar për drogën kanë rezultuar pozitiv që prej datës 15 nëntor të vitit të kaluar kur nisi procesi. Blutë njoftojnë se për kategorinë e “pozitivëve” po kryhen hetime administrative nga Drejtoria e Standardeve Profesionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
24 Shkurt 2022, 09:29 -
Raporti i Freedom House: Liria në botë, nën kërcënim të skajshëm, ja ku renditet Shqipëria
Kërcënimi aktual për demokracinë, sipas raportit, është rrjedhojë e 16 viteve me radhë të rënies së lirisë globale. Gjithsej 60 vende pësuan rënie gjatë vitit të kaluar, ndërsa vetëm 25 shënuan përmirësime. Deri më sot, rreth 38 për qind e popullsisë në botë jeton në vende jo të lira, përqindja më e lartë që nga viti 1997. Vetëm rreth 20 për qind tani jeton në vende të lira.
24 Shkurt 2022, 07:39 -
Parlamenti Europian dhe Kuvendi i Shqipërisë njëzëri: Të përcaktohet sa më parë data për konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE
Kuvendi i Shqipërisë dhe Parlamenti Europian i bëjnë thirrje këshillit të BE-së të përcaktojë sa më parë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë për hapjen e negociatave. Ky mesazh u përforcua nga një dokument që pritet të miratohet ditën e nesërme nga Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit, i cili ka nisur sesionin e parë të takimit të 14-të.
23 Shkurt 2022, 20:38 -
DOKUMENTI/ Komiteti i Stabilizim-Asociimit: BE të caktojë datën e Konferencës së parë Ndërqeveritare për negociatat me Shqipërinë
Këshilli Parlamentar i Stabilizimit dhe Asociimit i bën thirrje vendeve të BE-së të caktojnë datën e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.
23 Shkurt 2022, 20:12 -
-
Legalizuan si private qendrën shëndetësore në Petrelë, arrestohen 5 zyrtarë të Kadastrës në Tiranë
Arrestimi i zyrtarëve Klediol Bilo, Petro Tusha, Ergys Halili, Taulant Grabova dhe Ardian Duro erdhi pas denoncimit të bërë në prokurorinë e Tiranës nga një shtetas, lidhur me kalimin në pronësi të Hajdar Sulës të qendrës shëndetësore të fshatit Qeha në zonën e Petrelës.
23 Shkurt 2022, 15:20 -
Kriza në Ukrainë mund të rrisë çmimet, Kosova e varur nga importi! Ekspertët: Do ketë ndikim me doemos në tregje
Sipas të dhënave të Doganave, Kosova është skajshmërisht e varur nga importi. Mbi 4.6 miliardë euro ka qenë vlera e produkteve të importuara në Kosovë në vitin 2021, ndërsa shumë më pak, 712 milionë euro, ka qenë vlera e eksporteve.
23 Shkurt 2022, 14:55 -
Kandidat përballë Dukës? FSHF ‘djeg’ figurat e shquara! Erion Bogdani flet për Report Tv: Më të mirët përjashtohen
Nëpërmjet ndryshimeve statutore me qëllime dashakeqëse FSHF u ka hequr mundësinë figurave të spikatura të futbollit të kandidojnë për president. I kontaktuar nga Report TV ish-futbollisti i Kombëtares Erion Bogdani thotë se manovrat e federatës nuk janë aspak të mirëpritura.
23 Shkurt 2022, 14:05
