-
Pandemia e COVID, pas dy vitesh, hiqet ora policore, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Urdhri hyn në fuqi nga nesër! Rekomandohet vaksinimi i të gjithë fëmijëve mbi 12 vjeç
Duke filluar nga nesër, në vend nuk do të jetë më në fuqi ora policore, që fillonte në 23:00, deri në 06:00, dhe që u vendos për të kufizuar lëvizjet e qytetarëve në mënyrë për të ulur rrezikun e infektimeve. Vendimi u bë me dije sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Po ashtu ata rekomandojnë vaksinimin e të gjithë fëmijëve mbi 12-vjeç.
2 Mars 2022, 11:00 -
Vrau Jurgen Dukën për radhën në supermaket, vetëdorëzohet ish-polici, sekuestrohet arma e krimit! VIDEO nga momenti i vrasjes
Ish-efektivi Arbër Sula, i cili vrau me armë zjarri Jurgen Dukën pas sherrit për radhën në supermarket është vetëdorëzuar në polici. Arbër Sula ishte në arrati që prej 14 dhjetorit 2021, nga dita kur ndodhi krimi në një market në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.
1 Mars 2022, 20:23 -
-
Eksperti: Gomat e dimrit të përdoren në të gjithë territorin! Qibini: Ndryshim Kodit Rrugor, shmangin aksidentet! Shtohen përplasjet, ulen vdekjet në dy muajt e parë të vitit
Ekspertët e sigurisë rrugore propozojnë ndryshime në Kodin Rrugor në mënyrë që të gjithë automjetet të detyrohen të përdorin goma dimërore duke marrë shembullin e Kosovës. Sipas Islam Qibinit kjo do të ulte numrin e aksidenteve që shkaktohen si pasojë e akullit në rrugë. Ndërkohë gjatë dy muajve të parë të këtij vitit janë shënuar 13 aksidente më shumë se një vit më parë
1 Mars 2022, 16:26 -
-
Miratohet marrëveshja, njihen pensionet me Kosovën! Greqia nuk i njeh emigrantëve vitet e punës në Shqipëri
Komisioni i Shëndetësisë miratoi marrëveshjen për njohjen e ndërsjellët të viteve të punës mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo i hap rrugën, përfitimit të pensioneve të shqiptarëve që punojnë atje dhe kosovarëve që punojnë në vendin tonë. Teksa me Italinë marrëveshja po konkretizohet në hapat teknikë, Greqia e ka bllokuar procesin.
28 Shkurt 2022, 22:36 -
Emigrantët nuk votuan, Shoqata 'Diaspora për Shqipërinë e Lirë' çon në Kushtetuese '25 Prillin'
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ata shprehen se votimi nga jashtë vendit i emigrantëve nuk u mundësua për shkak të mungesës së vullnetit politik, por edhe nga mosveprimet dhe qëndrimet pasive të mbajtura nga organet e ngarkuara nga ligji për të miratuar aktet nënligjore që kanë për objekt rregullimin e votimit nga jashtë.
28 Shkurt 2022, 14:26 -
-
Invalide prej 10 vitesh e me plagë në shpinë, por 50-vjeçares në Tropojë i heqin pensionin e invaliditetit: Jam pa ilaçe!
50-vjeçarja nga Tropoja Flutura Madani për shkak të një aksidenti rrugor ka mbetur invalide. Ajo është trajtuar për disa vite me pension invaliditeti por prej 6 muajsh e kanë hequr nga skema e KMCAP -it. Ajo kërkon ndihmë pasi nuk blen dot as ilaçet.
28 Shkurt 2022, 08:54 -
Në vitin 2023 Shqipëria pritet të ketë borxhin më të lartë publik në rajon
Sipas Fondit, do të ishte e këshillueshme që të moderoheshin investimet publike tepër ambicioze të financuara me burime të brendshme për të mbrojtur shpenzimet prioritare për mbrojtjen sociale, kujdesin shëndetësor (sidomos vaksinimin), dhe rindërtimin nga tërmeti si dhe për të rritur kontingjencën.
28 Shkurt 2022, 07:36 -
-
Protestë kundër Rusisë, flamuri i Ukrainës valvitet edhe në Shqipëri! Ambasadori i Ukrainës në Tiranë thirrje popullit rus: Ngrihuni kundër Putin! Ka një buton të kuq në dorë
Mes protestuesve ishte edhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov. Ai deklaroi se sanskionet ndaj Rusisë do vazhdojnë. Shkurov theksoi se lufta duhet të ndalet ndërsa i bëri thirrje popullit rus që të ngrihet e t’i thonë ndal, udhëheqësit të tyre, Vladimir Putin pasi ka një buton të kuq në dorë.
27 Shkurt 2022, 17:13 -
Moska në luftë, çfarë ndodh me Shqipërinë? 75 përqind e nevojave për grurë i sigurojmë nga Rusia, blejmë energji dhe lëndë djegëse! Në 2021 importuam mbi 15 mld lekë mallra
Rusia nuk është partnere ekonomike e Shqipërisë, por varësia që kemi ndaj saj për importin e grurit, të energjisë elektrike dhe të karburantit, paraqet rrezik për rritjen e çmimeve në vend. Sipas të dhënave zyrtare kemi deficit tregtar të thellë me Rusinë, pasi në 2021 blemë prej saj 15 miliardë lekë mallra, dhe i shitëm vetëm 11.6 milionë lekë.
26 Shkurt 2022, 18:54 -
Fshehu dënimin për vjedhje në Angli? KQZ i kërkon Prokurorisë verifikim të thelluar për kandidatin e Berishës në Lushnjë: Elton Bano ndërroi datën dhe vendin e lindjes
Pasi Partia Demokratike i kërkoi verifikimin e kandidatit të Sali Berishës për bashkinë e Lushnjes për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit pasi dyshohet se ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe duke mos e deklaruar në formular ashtu siç e parashikon ligji, KQZ i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme ku kërkon verifikim të thelluar.
26 Shkurt 2022, 17:44 -
-
Frika nga lufta dhe shtrenjtimi i mundshëm i çmimeve nxit blerjet e miellit në vend, për 2 ditë dyfishohen shitjet
Qytetarët në të gjithë vendin, sidomos në Tiranë këto dy ditë kanë shfaqur një kërkesë jo të zakontë për miell në pikat e pakicës. Frika që kanë ngjallur sulmet ruse mbi Ukrainë po krijon panik te qytetarët
26 Shkurt 2022, 10:13 -
-
-
Shpëtimi i Metës nga shkarkimi, precedentët ndërkombëtarë të ndëshkimit të Presidentëve që injoroi Gjykata Kushtetuese
Gjykatat kushtetuese të Lituanisë, Koresë së Jugut dhe Kosovës kanë konsideruar si shkelje të rënda dhe serioze implikimet e presidentëve në fushata zgjedhore dhe parti politike.
25 Shkurt 2022, 17:29 -
Gallatë e madhe…
Komisionet hetimore (në çdo rast të kërkuara nga opozita) gjithmonë janë kthyer dhe kanë rezultuar një gallatë e madhe. Nuk mbahet mënd, sa komisione, sa kërkesa për komisione dhe sa mbledhje komisionesh janë zhvilluar, sa orë, minuta dhe javë, muaj dhe vite të tëra, janë haxhuar me këto lloj komisionesh, që më tepër se “rezultate konkrete”, kanë dhënë show, estradë dhe gallatë të madhe
25 Shkurt 2022, 15:02 -
