-
Arrestohet avokati, i kërkoi 12 mijë euro familjes së 1 të dënuari për vrasje në Itali me premtimin se do e ekstradonte duke korruptuar zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë
Një avokat në Tiranë i kishte marrë 5000 euro familjes së një dënuari në Itali, dhe kërkonte edhe 7000 të tjera pasi premtonte se përmes korruptimit të zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë do të bënte të mundur ekstradimin nga vendi fqinj.
22 Tetor 2021, 11:12 -
‘Bota serbe’, një koncept që po e nervozon rajonin
“Bota serbe” u përmend si koncept për herë të parë në shtator të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë në Ballkanin Perëndimor ka pasur paralajmërime se ajo frazë rikujton aspiratat e politikës zyrtare serbe që pati rol kyç në shpërbërjen e përgjakshme të ish-Jugosllavisë në fillim të viteve 1990.
21 Tetor 2021, 22:38 -
Senatori demokrat bllokon axhendën e Presidentit të SHBA, Joe Biden për klimën
Senatori Joe Manchin, demokrat, i cili përfaqëson shtetin e Virxhinias Perëndimore, ka thënë se nuk do të mbështesë dispozitat më të rëndësishme për energjinë e pastër në paketën e administratës së Presidentit Biden për infrastrukturën dhe të shpenzimet sociale.
21 Tetor 2021, 21:26 -
-
Hapja e kutive/ PD në krye për vjedhjen e votave, LSI në vendin e katërt, Berishës i hiqen votat dhe i shtohen Bashës, vidhen edhe votat e Ramës, i kalojnë Rrahman Rrajës
Rinumërimi i disa kutive zbulon vjedhjet votave mes partive dhe brenda tyre. Në rang kombëtar më shumë vota padrejtësisht ka marrë Partia Demokratike. Në Tiranë vidhen votat e Berishës dhe i shtohen Lulzim Bashës
21 Tetor 2021, 20:24 -
Vdekja e turistëve rusë, punonjësi i pishinës: Kam hedhur vetëm një gotë klor! Guida: Kanë konsumuar të njëjtat ushqime si të gjithë! Çfarë u pa në kamerat e sigurisë
Dëshmitë e personave kyç nuk kanë ndihmuar grupin hetimor në zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 4 turistëve mbrëmjen e 15 tetorit, në hotelin me 5 yje "Gloria" në Qerret të Kavajës.
21 Tetor 2021, 18:57 -
6 viktima nga COVID dhe 566 raste të reja! 8 nxënës të infektuar, mbyllet klasa e 5-të në shkollën 9-vjeçare në Libohovë! I vihet dryni edhe 2 zyrave të Kadastrës së Gjirokastrës
Gjashtë humbje jete dhe 566 qytetarë të infektuarështë bilanci i covid 19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se viktimat janë të grumoshës 57-82 vjeç.
21 Tetor 2021, 18:12 -
Ylli Pata: Gallata e padisë së LSI: Padit tradhtarët e saj e lavdëron tradhtarët e PS si ish-drejtoresha e Tatimeve
Sot LSI ka paditur dy zish-zyrtarë mjaft të lartë të saj në SPAK siç është Lefter Koka e Alqi Bllako. Dy politikanë që në zgjedhjet e fundit nuk u rreshtuan me partinë e Ilir Metës por zgjodhën Partinë Socialiste.
21 Tetor 2021, 17:41 -
Ushqimet u shtrenjtuan me 4.7% në shtator, INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6%
Sipas raportit të publikuar nga INSTAT për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, bazuar në metodologjinë ndërkombëtare të llogaritjes së këtij treguesi thuhet se inflacioni në muajin shtator ishte 2.6% dhe jo 2.5%. Ndërsa ky tregues në shtatorin e 2020 ishte 2.3%.
21 Tetor 2021, 17:10 -
-
-
Veliaj ne Izrael, takohet me kryebashkiakun e Tel Avivit dhe promovon Tiranën në MuniWorld 2021, aktiviteti prestigjioz ku mblidhen kryebashkiakët kryesorë të globit
Kryetari Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj promovoi kryeqytetin shqiptar në MuniWorld 2021, aktiviteti më prestigjioz ku mblidhen bashkitë dhe zyrtarët e lartë nga qytetet kryesore të globit, për të ndarë praktikat më të mira të punës dhe për të shkëmbyer ekspertizë
21 Tetor 2021, 13:27 -
Sejko në mbledhjet vjetore të FMN e BB: Ekonomia është përmirësuar, rritja e çmimeve do jetë kalimtare por rrezikon rimëkëmbjen
Ekonomia, pandemia dhe kriza e çmimeve ishin në fokus të mbledhjeve vjetore të FMN-së dhe të BB-së, ku mori pjesë edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.
21 Tetor 2021, 13:22 -
Dorëzohet në KQZ ankesa për deputeten e PD-së në qarkun e Lezhës: Ka fshehur ndryshimin e emrit të babait me të shkuar kriminale! Reagon Hoti: I tremben emrit tim në PD
Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Elda Hoti rrezikon që të humbasë mandatin e deputetit, pasi në baze të një ankimi të kryer kundrejt saj ka fshehur ndryshimin e emrit të babait në formularin e dekriminalizimit
21 Tetor 2021, 13:01 -
-
Banka Botërore: Rimëkëmbje e fortë, ekonomia e Shqipërisë po rritet më shumë seç pritej! Do të ulet varfëria! Mundësi të ndërtojë model më të qëndrueshëm rritjeje
Banka Botërore është optimiste për rimëkëmbjen ekonomike shqiptare. Rritja e konsumit, bumi i ndërtimeve, procesi i rindërtimit si dhe projektet e rëndësishme infrastrukturore kanë stimuluar një rritje më të shpejtë të ekonominë së vendit krahasuar me vitin e kaluar.
21 Tetor 2021, 11:02 -
Vidhet gjatë natës pika e karburantit në Bulqizë
Një pikë karburanti është grabitur mbrëmjen e kaluar në Bulqizë. Sipas policisë dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në pikën e karburantit të shtetasit Q.J., në aksin rrugorë Bulqizë-Shupenzë
21 Tetor 2021, 10:29 -
Raporti i Progresit të KE-së për Kosovën: Zgjedhjet e parakohshme dhe pandemia, integrimi drejt BE ka ngecur
Në raportin e progresit të KE-së për Kosovën theksohet, se integrimi drejt BE ka ngecur për shkak të situatës së paqëndrueshme politike si pasojë e zgjedhjeve të parakohshme dhe pandemisë.
21 Tetor 2021, 09:29 -
-
Trump hap platformën e tij të mediave sociale: S'mund t'i kyçet goja presidenti tuaj të preferuar
Pasi u dëbua në janar nga Twitter, Facebook dhe YouTube i akuzuar për nxitje të dhunës, Ish-presidenti amerikan Donald Trump duket se nuk dorëzohet lehtë. Për të kundërshtuar veprimin e gjigantëve te teknologjisë së rrjeteve sociale, Trump do të lançojë aplikacionin e tij të mediave sociale, "TRUTH Social" (E vërteta sociale).
21 Tetor 2021, 08:51 -
