-
Reportazhi i blogerit të njohur të udhëtimeve turistike: Shqipëria një nga parajsat e fundit në Europë
Shqipëria është një nga parajsat e fundit në Europë, sipas blogerit të njohur të udhëtimeve turistike, Christian Hütwohl, i cili ka udhëtuar kohët e fundit në Shqipëri dhe ka realizuar për këtë qëllim edhe një seri videosh, të klikuara qindra mijëra herë.
20 Qershor 2021, 22:14 -
-
Analiza e 'zgjedhjeve' ka një emër, Lulzim Bashën
Kryesia e Partisë Demokratike miratoi javën e shkuar, propozimin e sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, për “metodikën e analizës së rezultatit të 25 prillit”. Sipas dokumentit, procesi i analizës do të ndahet në dy faza. Faza e parë është kur drejtuesi politik i qarkut do të ngrejë “grupin e punës” me drejtuesit lokalë të partisë.
20 Qershor 2021, 13:12 -
Shifrat e INSTAT/ Industria e turizmit ende nën 'kthetrat' e pandemisë, ‘lulëzon’ ndërtimi e industria, rritet prodhimi e punësimi
Industria e turizmit duket se do të japë rezultatet e para pozitive në muajt e nxehtë të verës, pasi ndikimi negativ i pandemisë është ende shumë prezent. Në tre muajt e parë të vitit, shitjet në këtë sektor ranë me 19.7%, ndërkohë që janë ulur pagat dhe numri i të larguarve nga puna.
19 Qershor 2021, 19:32 -
-
VIDEO e arrestimit në plazh/ Mori para këmbësorët me makinë e s'ndaloi në vendngjarje, prangoset në mënyrë spektakolare 22-vjeçari në Durrës, autor edhe i 2 vjedhjeve
Endri Zaja 22 vjeç është shoferi që ka përplasur me makinë një çift të moshuarish në Durrës, 4 ditë ma parë, ndërsa po ecte me shpjetësi skëterrë në lagjen nr. 11. Ai është prangosur sot nga policia në Durrës, teksa ishte në plazh dhe bashkë me të e ka pësuar edhe e dashura e tij e cila akuzohet për 'moskallëzim krimi'.
19 Qershor 2021, 16:29 -
Absurdi i 30 vjetëve tranzicion: Lufta donkishoteske dhe pa logjikë ndaj ambasadorëve me mercenarë
Pas 2016-s, kur SHBA u investua fuqishëm në reformën e drejtësisë në Shqipëri, e kur nisi një pozicion proaktiv i diplomatëve të saj në Tiranë, një fenomen krejt i çuditshëm është vënë re, çka do të mbetet edhe në historinë absurde të tranzicionit shqiptar.
19 Qershor 2021, 15:39 -
Alibia që i duhet djegur Lulzim Bashës
Treshja e kandidatëve humbës në zgjedhjet për kryetar të PD-së, e pranoi rezultatin që prodhoi 13 qershori. Pavarësisht se u munduan ta justifikojnë këtë me parregullsi organizative, të cilat tashmë janë bërë publike, fakti që u futën në garë i zhvlerëson të gjitha pretendimet.
19 Qershor 2021, 14:26 -
Kinë, autoritetet të shqetësuara nga 'rinia pezull', kërcënon 'ëndrrën kineze'
Në një shoqëri ku suksesi kërkon orë tejet të gjata pune dhe të ndeshur me një kosto të lartë jetese dhe çmime të paarritshme për banesa, shumë të rinj kinezë po “qëndrojnë pezull” në shenjë dekurajimi, të velur nga fryma e përgjithshme e rendjes pas suksesit.
19 Qershor 2021, 07:50 -
Analiza prekëse e gazetarit grek/ Ai e vrau 20 vjeçaren Carolines sepse e donte?
Ai nuk e vrau atë sepse ajo reagoi ndaj burrit… sovran. Ai nuk e vrau sepse ajo po i bërtiste. Ai nuk e vrau sepse ajo e quajti budalla. Ai nuk e vrau sepse fliste shumë ose kërcënonte të dilte nga shtëpia. Ai e vrau atë sepse ai është një vrasës dhe nuk ka asnjë justifikim! Ai e vrau atë dhe ai kurrë nuk do të justifikohet. Sepse ai vrau një vajzë të re dhe la pas një jetim. Dhe ne kurrë nuk do ta falim atë për këtë.
18 Qershor 2021, 20:32 -
Mero Baze: Basha po bën gati kamikazët, për fatin e Berishës në shtator
Një nga arsyet që mendohet pse Mehmet Shehu është vetëvrarë, nuk ka të bëjë me frikën nga Enver Hoxha, por turpin që do të ndjente kur të nesërmen në Byro Politike, të ngrihej Lenka Çuko apo Pali Miska e t’i thoshin: “Çohu ti shoku Mehmet, jep pak llogari para partisë”. Berisha nuk e vret veten, por rezultati do të jetë njësoj. Basha po bën gati kamikazët e tij, të cilët do të vendosin për fatin e Berishës në shtator.
18 Qershor 2021, 19:18 -
Zgjedhjet në Iran 2021: Loja e të moderuarve brenda regjimit ka marrë fund
Këshilli i Gardianëve i regjimit i ka skualifikuar të gjithë kandidatët përveç shtatë vetave, me urdhër të Liderit Suprem të regjimit Ali Khamenei. Khamenei nuk mund të tolerojë as opozitën më të vogël, kështu që nuk i ka lejuar as zyrtarët e afërt me të, si Ali Larijani, të kandidojnë për presidencë.
18 Qershor 2021, 18:11 -
Koronavirusi, vetëm 3 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit, asnjë rast i ri me COVID në Tiranë! Shkon në mbi 871 numri i të vaksinuarve
Duket se pandemia e COVID në vendin tonë po shkon drejt fundit, ku në 24 orët e fundit, fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa janë regjistruar vetëm 3 raste të reja infeksioni.
18 Qershor 2021, 16:50 -
Të ardhurat kapërcejnë shifrat e parakrizës! Ministria e Financave: Janar-Maj u mblodhën 253 mln € më shumë se në 2020
Në 5 mujorin e parë të këtij viti të ardhurat e mbledhura nga administrata tatimore e doganore janë edhe më të larta se vitet parapandemisë. Ministria e Financave njofton se janë mbledhur mbi 253 milionë euro më shumë se në 2020 dhe ndikimin më të madh në rritjen e të ardhurave ka TVSH-ja.
18 Qershor 2021, 16:29 -
Përplasja Rama-Meta për mosdekretimin e Cakajt, zbardhet vendimi i 'Kushtetueses': Kryeministri rol parësor, emërimi i ministrave kompetencë e 3 institucioneve
Gjykata Kushtetuese ka pushuar gjykimin mbi përplasjen mes kryeministri Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta lidhur me mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm. Sipas Gjykatës Kushtetuese nuk ka më mosmarrëveshje kompetencash për të zgjidhur.
18 Qershor 2021, 16:14 -
-
Përplasja me kryebashkiaken e Shkodrës, Ndreu për Report Tv: Ademi nuk mund të deligjitimojë kryetarët e bashkive! Pretendimi se po ndërhyhet në Kushtetuese, fantazi e saj
Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi nuk mund të deligjitmojë kryetarët e bashkive dhe se Shoqata e Bashkive nuk është pronë e saj. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Report Tv kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, teksa u përgjigj në lidhje me padinë që Ademi ka ngritur kundër tij duke kërkuar që vendimi për zgjedhjen në krye të Shoqatës së Bashkive të shpallet i paligjshëm. Ndreu i nënvizoi se ky është handikapi më i madh që thuhet sot nga një zyrtar.
18 Qershor 2021, 13:38 -
Në shtator rifillon kontrolli teknik për mjetet personale, Gonxhja për 'Report Tv': Arrihet brenda këtij viti cikli i plotë i kolaudimeve
Kontrolli teknik për mjetet personale do të rifillojë në muajin shtator. Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, thotë për Report TV se brenda këtij viti do të arrihet i gjithë cikli i plotë i kolaudimeve, pra të gjitha mjetet që e kanë të nevojshëm këtë shërbim në bazë edhe të ndryshimeve ligjore.
18 Qershor 2021, 13:34 -
-
Dy fjalë Dritan Lelit, nga një vëzhgues gjakftohtë
Në opinionin publik ka bërë përshtypje një konflikt midis kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut socialist të Vlorës, zotit Dritan Leli. Në fakt, ky konflikti midis tyre nuk ka nisur në prag zgjedhjeve të 25 prillit 2021, kur zoti Leli refuzoi kërkesën e kryetari të Partisë Socialiste që ai të bëhej pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.
18 Qershor 2021, 11:28 -
Këshilli i Bashkimit Evropian: Të hiqen kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, duke nisur nga sot! Soreca: Lajm i mirë në fillim të sezonit turistik
Këshilli i Bashkimit Evropian u kërkon heqjen e kufizimeve të udhëtimit për Shqipërinë dhe për 19 vende të tjera, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike .
18 Qershor 2021, 11:25
