-
Lufta ndaj COVID-19, OBSH publikon rekomandimet për Pashkët dhe Ramazanin gjatë pandemisë
Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga festimi i Pashkëve dhe fillimi I muajit të shenjtë të Ramazanit, OBSH ka bërë publike një sërë rekomandimesh që të shmanget rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19.
1 Prill 2021, 14:54 -
Berisha tre formularë të ndryshëm për dekriminalizimin, ja si i fshehu dhe mashtroi me të dhënat
Ish-kryeministri Sali Berisha një mal me gënjeshtra në një formular të thjeshtë për gjeneralitetet e tij, të dhënat e deklaruara në dokumentin e fundi nuk përputhen me regjistrin e gjendjes civile, sqaron se pse i ka ndryshuar emrin dhe datën e lindjes.
1 Prill 2021, 14:40 -
-
Pas apelit të Report TV, nis riparimi i aksit Kavajë-Rrogozhinë! Menaxheri i projektit: Ka qenë në procese gjyqësore! Brenda prillit mbyllim edhe superstradën Tiranë-Durrës
Pas apelit të Report Tv, Autoriteti Rrugor ka nisur riparimin për vendosjen e bordurave, sinjalistikave, ndriçimit në aksin Kavajë-Rrogozhinë, në afërsi të Gosës, që ishte shndërruar në një burim aksidentesh.
1 Prill 2021, 13:38 -
Meta takon drejtuesen e misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR për 25 prill: I gatshëm për bashkëpunim për paprekshmërinë e zgjedhjeve
Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme Ambasadoren Ursula Gacek e cila drejton Misionin e Vëzhgimit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021.
1 Prill 2021, 12:49 -
Report Tv zbardh itinerarin i kontenierit me kokainë nga Ekuadori deri në Durrës
1 Prill 2021, 11:31 -
Programi Erasmus+ në dy universitete⁄ Ambasadori Soreca apel të rinjve: Votoni, Europa është këtu
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, preku nga afër shndërrimet që janë realizuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës në Kamzë dhe në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës nga programi Erasmus+. Gjatë pritjes dhe bashkëbisedimit më stafin akademik të Universitetit Bujqësor, por edhe me studentët që kanë përfituar nga kjo eksperiencë, Soreca e cilësoi fuqizimin e të rinjve, një ndër objektivat kryesore të tij, si ambasador, por edhe të Bashkimit Europian.
1 Prill 2021, 11:16 -
Ekzekutimi i babë e bir në Elbasan, Gjykata jep 'arrest në burg' për Ardjan Çapjan! Masa iu njoftua në spital nën forca të shumta policie
Në kardiologjinë e QSUT, në prani të forcave të shumta të policisë, Ardjan Çapjas i është komunikuar masa e sigurisë "arrest në burg", pasi u arrestua përmes operacionit "Krasta 2021", si i përfshirë në ekzekutimin e babë e bir, Gentjan Beqiri e Nezir Beqiri në Elbasan në 2012
1 Prill 2021, 10:45 -
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk bie dakord për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, pavarësisht se Zaev dhe Mickovski ranë dakord
Seanca e parashikuar për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë nuk është arritur të mbahet në kuvendin e Maqedonisë së Veriut pavarësisht se dy liderët kryesorë në vend Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski kishin rënë dakord.
1 Prill 2021, 10:13 -
Përsëritet historia, drogë në bananet e babait të Arbër Çekajt! Kapen 49 kg kokainë nga Ekuadori në konteinerin në Portin e Durrësit, e ndarë në 31 pako! Arrestohet Selim Çekaj
Përsëritet historia e trafikimit të kokainës në banane nga Ekuadori drejt Shqipërisë. Policia ka sekuestruar në Portin e Durrësit 49 kg kokainë e fshehur në një konteiner me banane që i përkiste Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, i dënuar me 14 vite burg për trafikimin e 613 kg kokainë po përmes bananeve nga Ekuadori duke ndjekur të njëjtën skemë. Konteineri me 49 kg kokainë kishte një muaj nën vëzhgimin e autoriteteve dhe ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të tij.
1 Prill 2021, 08:50 -
-
La biznesin e familjes për t’i shërbyer banorëve të Kukësit, Gerta Duraku kryesuese e listës së PS: Jemi e vetmja forcë me vullnetin për zhvillimin e Kukësit!
Pas studimeve në fakultetin e Ekonomisë, Gerta Duraku, do t’i investohej për një kohë të gjatë menaxhimit dhe zhvillimit të sipërmarrjeve të familjes së saj, duke njohur nga afër sfidat e një komuniteti të gjerë siç është ai i biznesit. Por tanimë, Duraku kërkon që eksperiencën e saj jetësore dhe profesionale, aftësitë e zhvilluara dhe të ushtruara brenda një komuniteti kompleks, si aftësitë bashkëpunuese dhe vendosmëria për të zgjidhur problemet, t’i vërë në shërbim të një komuniteti më të gjerë, atij të banorëve të Kukësit, duke kandiduar për deputete në Kuvendin e Shqipërisë.
31 Mars 2021, 22:12 -
-
Varfëria u rrit me 1% në 2020, Banka Botërore: U parandalua një përkeqësim të situatës! Skeptike për rifillimin e turizmit, pa u përhap vaksinimi në botë!
Sipas një raporti të Bankës Botërore për ekonominë shqiptare, paketat e ndërmarra nga qeveria për të mbështetur sipërmarrjen dhe qytetarët gjatë muajve të karantinës, por edhe pas daljes nga izolimi, kanë dhënë kontribut pozitiv në parandalimin e rritjes së varfërisë.Kështu, sipas raportit varfëria është rritur me 1%. Gjithashtu dhe turizmi ka pësuar një goditje nga pandemia, por sipas raportit të BB do të ketë ndikim të madh në rritjen ekonomike të këtij viti.
31 Mars 2021, 21:04 -
Celibashi propozon fletë votimi me emra, Komisioni Rregullator: Nuk jemi kompetent për ta miratuar
Komsioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka propozuar si fletë votimi për zgjedhjet e 25 prillit fletën ku paraqiten partitë me logo dhe kandidatët me emra, dhe jo fletën me numra.
31 Mars 2021, 21:00 -
-
-
-
-
Mblidhen firmat/ Mazhoranca do ndryshojë sërish ligjin bazë të Reformës në Drejtësi, ja çfarë parashikohet
Anëtarët e Komisionit të Ligjeve nisin hartimin e një pakete ndryshimesh në ligjin për organizimin dhe funksionimin e organeve të reja të drejtësisë. Do zbuten kriteret për t’u bërë pjesë e drejtësisë së re.
31 Mars 2021, 16:50 -
Kryeson listën e PS në Berat, Hatixhe Konomi: Qyteti destinacion turistik ndërkombëtar. Mandati i tretë për të vijuar rrugën e zhvillimit socio-ekonomik
Për kryesuesen e listës së kandidatëve të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit, Hatixhe Konomi, fuqizimi i mëtejshëm i Beratit si destinacion i turizmit ndërkombëtar si dhe zhvillimi i mëtejshëm ekonomik me mbështetjen e qeverisë shqiptare, është një nga arsyet pse qytetarët beratas duhet t’i besojnë një mandat të tretë qeverisë Rama.
31 Mars 2021, 15:06
