-
'88 Dritëhije dhe ngjyra', prezantohet për herë të parë ekspozita e piktorit Sali Shijaku! Rama: Pikë referimi të arteve pamore shqiptare
Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) ka organizuar sot një ekspozitë me rastin e 88 vjetorit të piktorit shqiptar Sali Shijaku ku janë ekspozuar 112 vepra në vizatime, pikturë dhe skulpturë që përmbledhin një hark kohor krijimtarie prej 50 vitesh.
23 Mars 2021, 19:40 -
Nis 'Java Globale e Parasë', Sejko: Të nxisim edukimin financiar të fëmijëve
Edukimi financiar i fëmijëve që në moshë të vogël, ka qenë në fokus të deklaratës së guvernatorit Gent Sejko në hapjen e javës së parasë. Sipas guvernatorit duhet që brezi i ri të jetë më i përgjegjshëm financiarisht.
23 Mars 2021, 19:14 -
Sot 303 raste të reja dhe 11 humbje jete nga COVID-19! Shërohen 651 pacientë, vaksinohen 3461 persona
Në 24 orët e fundit janë shënuar 303 raste të reja dhe 11 viktima nga COVID 19. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 394 pacientë. Gjatë ditës së sotme janë kryer 3,461 vaksinime antiCovid duke përfshirë për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
23 Mars 2021, 18:39 -
Qeveria miraton Aktin Normativ për të marrë vaksina anti COVID nga Kina! Pas Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik V, kinezja CoronaVac pritet në Shqipëri
Qeveria miraton Aktin Normativ me fuqinë e ligjit për marrëveshjen me kompaninë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” për të furnizuar Shqipërinë me vaksina të prodhuara nga "Sinovac Life Science CoLtd' në Republikën Popullore të Kinës. Është rënë dakord se teksti i marrëveshje për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur nga distributori nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.
23 Mars 2021, 18:07 -
-
-
-
Shtyhet 'përballja' e Metës dhe Ramës në Gjykatën Kushtetuese, një gjyqtare me COVID! Kërkohet sqarimi i kompetencave të Presidentit për emërimin e ministrave
'Përballja' e Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rana në Gjykatën Kushtetuese për emërimin e ministrave, është shtyrë. Ajo ishte planifikuar për t'u mbajtur në datën 25 mars, por për motive të paqarta ajo është lënë për një ditë tjetër, e cila nuk është përcaktuar ende.
23 Mars 2021, 12:30 -
150 shqiptarë të sëmurë me kancer përfituan kurën në Itali, zbulohet skema e mashtrimit mbi 1 milionë euro
Policia italiane ka zbuluar një skemë mashtrimi kundrejt sistemit shëndetësor, e cila është krijuar nga 3 persona me origjinë shqiptare dhe përmes së cilës janë vjedhur mbi 1 milionë euro.
23 Mars 2021, 10:36 -
-
Miratohen ndryshimet e Reformës në Drejtësi, votohen 10 projektligjet! Kalon me 95 vota pro akti normativ për marrjen e vaksinave
Kuvendi ka miratuar ndryshimet e Reformës në Drejtësi, ku janë votuar pro për 10 projektligjet. Po ashtu është miratuar me 95 vota pro Akti Normativ për marrjen e vaksinave ruse e kineze. Ndërkohë me 94 vota pro procedura e veçantë për negocimin me Bechtel për ndërtimin e Skavicës
23 Mars 2021, 08:41 -
-
KQZ jep 2-fishin e parave partive politike për fushatën e 25 prillit, PS merr pjesën e ‘luanit’, ja sa merr PD-LSI
Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për financimin e fushatës zgjedhore të partive politike në zgjedhjet e 25 prillit, është 2 herë më i madh krahasuar me zgjedhjet e kaluara.
22 Mars 2021, 22:43 -
-
Intervista/ Projekti për Gazin Natyror të Lëngshëm në Shqipëri mund të fillojë në vitin 2023
Presidenti i kompanisë amerikane që synon futjen e Gazit të Lëngshëm Natyror (GNL) në Shqipëri, thotë se ky burim energjie do të plotësonte nevojat për energji në vend dhe do ta kthente atë në një pikë për eksportin e tij në vende të tjera të Ballkanit.
22 Mars 2021, 18:46 -
Ulen testet, bien rastet e reja në 24 orë! Sot 344 qytetarë pozitiv me COVID dhe 8 viktima! Ndërron jetë mësuesja nga Mirdita
Kjo e hënë ka shënuar një rritje të lehtë të viktimave me COVID-19 krahasuar me një ditë më parë. Gjatë 25 orëve të fundit, 8 qytetarë kanë humbur betejën me koronavirusin, 4 më shumë se dje, e ndërsa ka pasur edhe një numër shumë të ulët të rasteve ditore, kjo edhe për shkak se janë bërë më pak testime krahasuar me javët paraardhëse.
22 Mars 2021, 18:02 -
Testi i Poligrafit dhe përgjimet e policisë, Komiteti Shqiptar i Helsinkut i çon në Kushtetuese: Cenojnë të drejtat e njeriut
Testi i poligrafit për kandidatët dhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe përgjimet e policisë përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese. ReportTv mëson se kërkesa është depozituar disa javë më parë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, sipas të cilit këto dispozita cenojnë të drejtat e njeriut e shkelin privatësinë.
22 Mars 2021, 12:16 -
Lame: Programi i PD për pronat gënjeshtër! Marrëzi t'u thuash ish pronarëve se do ketë kthim fizik të tokave! Vetë ekspertja e Bashës ishte kundër
Kreu i Kadastrës, Artan Lame gjatë një bisede më gazetarët e cilësoi programin e PD për pronat si marrëzi dhe e mbushur plot me gënjeshtra për arsye elektorale. Lame tha se nuk mund të ketë kthim fizik të pronës te ish pronarët dhe të thuash do bëjë legalizimet, pasi po flitet për të njëjtën tokë dhe ose do e kthesh ose do e legalizosh ndërtimin pa leje.
22 Mars 2021, 12:02 -
Situata nga COVID-19, pala greke shtyn deri në 5 prill mbylljen e Kapshticës! Kalimi drejt Shqipërisë i hapur për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve
Afati do të shtyhet te paktën deri ne 5 prill. Kalimi drejt Shqipërisë i hapur për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve
22 Mars 2021, 12:00 -
Ekspertë ndërkombëtarë i kërkojnë Ramës ndalimin e ndërtimit të Bypass-it në Gjirokastër: Rrezikon statusin e saj si pjesë e UNESCO-s
Një grup ekspertësh ndërkombëtarë të trashëgimisë kulturore, të cilët kanë punuar në Gjirokastër i kanë dërguar kryeministrit Edi Rama një letër të hapur, që të ndërpresë punimet për ndërtimin e Bypass-it në këtë qytet
22 Mars 2021, 11:06 -
1 pedofil në pranga dhe një tjetër në kërkim nga policia, arrestohen 6 persona në Tiranë
Një 60-vjeçar me iniciale A.M është arrestuar në flagrancë në Tiranë pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Po ashtu është shpallur në kërkim një 42-vjeçar me iniciale A. M., sepse në rrugën “Pandi Dardha”, ka tentuar të ngacmojë seksualisht një shtetase të mitur.
22 Mars 2021, 08:33
