-
Përplaset për vdekje drejtuesi i një motoçiklete në Maminas
Drejtuesi i një motoçiklete është përplasur për vdekje ditën e sotme në Maminas. Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit tip "Benz", ka përplasur një motoçikletë me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë
16 Mars 2021, 14:21 -
-
-
Jo makina por biçikleta, pandemia dyfishon numrin tyre në Europë
Hyrja e shteteve evropiane në Izolim të plotë marsin e kaluar bëri që njerëzit të fillojnë të ecin me këmbë ose me biçikletë për të ruajtur distancimin social dhe për të zvogëluar ndotjen e ajrit. Tanimë edhe pse një pjesë e madhe e vendeve kanë lehtësuar masat kufizuese, qytetarët vazhdojnë të përdorin biçikletat.
16 Mars 2021, 11:34 -
Një grua bie aksidentalisht nga lartësia në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital
Një grua ka mbetur e plagosur pasi ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në Tiranë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:25, në rrugën “Mine Peza”, gruaja aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës ku jeton.
16 Mars 2021, 10:51 -
Ekskluzive/ Enkelejda Hoxha rrëfehet nga qelia dhe hap letrat: Si i lirova të dënuarit para kohe, gabova me Hekuran Billën, si unë kanë vepruar edhe gjyqtarë të tjerë
Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha tregon rrethin të personave të përfshirë në lirimin para kohe të të dënuarave, pranoi se kishte bërë shkelje me lirimin e Hekuran Billës që u vra më pas dhe kërkoi marrëveshje me ILD për një masa disiplinore të lehtë. Një përgjigje edhe për komentet e politikës pas arrestimit nga SPAK
16 Mars 2021, 08:07 -
-
Hapet tuneli i parë që do lidhë Tiranën dhe Durrësin te ish sheshi Shqiponja! Brenda javës hapet një tjetër nënkalim, projekti përfundon brenda 2021
Report TV mëson se sot gjatë mesnatës është hapur për qarkullimin e automjeteve një nga tunelet në ish sheshin Shqiponja. Ky nënkalim do të shërbejë për qarkullimin e automjeteve që vijnë nga Tirana dhe shkojnë në drejtim të Durrësit.
16 Mars 2021, 07:10 -
-
Ulen shifrat, 543 raste të reja dhe 15 viktima nga COVID! Humb betejën zyrtari i PD-së, gazetari në Korçë dhe ish kryetari i bashkisë Fushë Krujë
Kjo e hënë ka sjellë ulje të rasteve ditore me COVID, krahasuar me një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë raporton për 24 orët e fundit 543 raste të reja dhe 15 humbje jete nga COVID. Mes viktimave është Alban Hidri, sekretar i grupseksionit të PD në Rrasë dhe Arben Kosturi, gazetar dhe kryetar i shoqatës rome "Distuni Albania" në Korçë.
15 Mars 2021, 18:21 -
Të gjitha mesazhet/Meta shantazh dhe kërcënime ndaj Lulzim Bashës, i kërkon të përbetohet që nuk do tradhtojë LSI-në (një histori dredhish e mosbesimi)
Ilir Meta dyshime të forta për një pakt mes Bashës dhe Ramës, mesazhe të koduara kreut të PD-së që të deklarohet si Berisha se nuk do të bëjë marrëveshje me PS-në pas zgjedhjeve.
15 Mars 2021, 17:14 -
Programi ekonomik i PS/ Gjokutaj: Rishikimi i tatimit për pagat pozitiv, por duhet plan për infomalitetin! Danaj: Taksa 9%, efektive vetëm për 2 vite
Rishikimi i taksimit progresiv për pagat sipas ekspertëve ishte i duhuri, pasi krijon më shumë barazi. Duart Gjokutaj, edhe pse i shikon si pozitive premtimet e qeverisë, thotë se duhet të kemi një plan anti-informalitet më shumë se ndryshime taksash.
15 Mars 2021, 17:02 -
Kujtesë zgjedhësve për atë çfarë përfaqësojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta
Marsi i 6 viteve më parë, ishte po kaq i ndezur sa marsi i viti 2021. Por, në të kohë beteja nuk zhvillohej midis Sali Berishës, Ilir Metës e Lulzim Bashës nga njëra anë dhe, Edi Ramës nga ana tjetër. Për ironi të fatit, beteja ishte për të çuar në “sini argjendi” kokën e Ilir Metës. Ata që po e kërkonin këtë gjë ishin pikërisht aleatët e tij të sotëm, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
15 Mars 2021, 13:42 -
-
Rama pritet me lule në Krujë, i refuzon: Drejtoresha mos më sillni më, ju kam thënë
Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Krujë, ku ka vijuar inspektimet në shkollat që kanë përfunduar punimet. Në hyrje të në shkollën 9- vjeçare dhe kopshtin “Kastrioti”, kreu i qeverisë u prit me lule, por kjo nuk i ka pëlqyer shumë për këtë arsye ka pasur një porosi për drejtoreshat.
15 Mars 2021, 12:33 -
-
-
Mero Baze: Pse duhet refuzuar spiralja e dhunës që tenton Ilir Meta
Ajo që ndodhi në Elbasan ishte episod i shkurtër që u mbyll shpejt nga prezenca e policisë, por larg kamerave dhe larg vëmendjes së publikut, mund të frymëzohen plot të çmendur të tjerë të bëjnë gjëra të ngjashme.
15 Mars 2021, 08:28 -
653 raste të reja dhe 15 viktima nga COVID, humb betejën mjeku veterinar! 24 vjeçari hidhet nga kati i 3-të i laboratorit të spitalit të Elbasanit, kalon rrezikun për jetën
Këtë të dielë janë raportuar 653 raste të reja dhe 15 humbje jete nga COVD. Viktimat kanë qenë të moshave 54-82 vjeç. Në 24 orët e fundit janë shëruar 662 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 80,483 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 501 pacientë, 23 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar
14 Mars 2021, 17:48 -
-
