-
-
-
'Beccheti', Rama: S’mori asnjë lek, në interpelancë pas hetimit të SPAK! O do gjykohet Olsi o Bardhi! Nëse im vëlla del trafikant s'jam më kryeministër! Deputeti i PD-se: Po bën shantazh
Kryeministri iu përgjigj në rrjetin social X kreut të grupit parlamentar të PD-së,i cili kërkon interpelancë urgjente pas akuzës për pagesën 100 mln euro Becchetit. Rama tha se nuk është bërë asnjë pagesë. Gjithashtu do të shkojë në interpelancë kur SPAK të mbyllë hetimet ndaj vëllait të tij Olsi Rama. Nga ana e tij deputeti i PD-së tha se kryeministri po i bënte shantazh Prokurorisë së Posaçme.
5 Dhjetor 2024, 13:07 -
'Organizatë kriminale', skema mashtruese e mikrokredive dërgohet në SPAK
Prokuroria e Tiranës ka konkluduar se personat e hetuar për zhvatjen e të paktën 36.8 milionë eurove dhe 1700 pronave të paluajtshme nga mijëra qytetarë, përmes skemës së rifinancimit të kredive të këqija dhe shantazhit, përbëjnë një grup të strukturuar kriminal dhe duhet të hetohen nga SPAK, I cili po verifikon edhe përgjegjësinë e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
5 Dhjetor 2024, 12:08 -
-
-
Partitë e vogla sfidojnë Kodin Zgjedhor/ Nesturi: Kanë fituar vetëm betejën morale, Shabani: Ndryshe nga ata që djegin gomat, luftojmë institucionalisht
Kodi zgjedhor i dakordësuar mes PS dhe PD është sfiduar nga partitë e vogla në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar pezullimin e ndryshimeve.Në 'Repolitix' u theksua rëndësia e garantimit të pluralizmit dhe kritikuan listat e mbyllura si një pengesë për transparencën dhe barazinë e votës.
4 Dhjetor 2024, 21:42 -
'Matrix'/ Ferdinand Dervishi: SPAK mund t'i japë një goditje përfundimtare krimit! Ka treguar që nuk intimidohet
Ferdinand Dervishi diskutoi në ‘Studio Live’ për zbulimin e aplikacionit Matrix, përdorur nga krimi. Ai vlerësoi punën e SPAK dhe parashikoi se zbulimi i këtij aplikacioni do t’i japë goditje të fortë krimit. Dervishi gjithashtu paralajmëroi për fuqinë e bandave kriminale dhe nevojën për veprime të tjera të SPAK për të parandaluar ngjarje si ajo e "Falcone" në Itali.
4 Dhjetor 2024, 20:16 -
Qeveria cakton shpërblimet për gardistët: Deri në tre paga plus për ata që shpëtojnë jetën e zyrtarëve të lartë! Deri në 1 mln lekë kompensim në raste dëmtimi të pronës së tyre për shkak të detyrës
Qeveria miratoi sot kriteret e trajtimit financiar të gardistëve për fatkeqësitë familjare, shpërblim për rezultatet e arritura apo kompensim në rastet e dëmtimit të pronës për shkak të detyrës. Efektet e këtij vendimi nisin nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
4 Dhjetor 2024, 19:07 -
Hetimi i Kongresit amerikan mbi Covid-19: Jo virus natyral, rrodhi nga laboratori i Wuhan-it në Kinë
Një komitet i Kongresit të Shteteve të Bashkuara ka mbështetur teorinë se pandemia e COVID-19 mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje laboratorike. Raporti prej 520 faqesh, i përgatitur pas dy vitesh hetime, shqyrtoi reagimin e nivelit federal dhe shtetëror ndaj pandemisë, origjinën e saj dhe përpjekjet për vaksinim.
4 Dhjetor 2024, 18:42 -
Presidentin amerikan Biden e zë gjumi gjatë takimit me presidentët afrikanë (VIDEO)
Presidenti i SHBA-së, 82 vjeç, dukej i lodhur dhe fliste me zë të ngjirur gjatë samitit në Angola, ku morën pjesë presidenti i Angolës dhe homologët e tij nga Zambia dhe Republika Demokratike e Kongos.
4 Dhjetor 2024, 18:16 -
'Problemet me Kosovën' mediat serbe: BE refuzon hapjen e kapitullit të tretë të negociatave me Beogradin
Si arsye kryesore për refuzimin, ato përmendën mospërputhjen e Serbisë me politikën e jashtme të BE-së dhe sanksionet ndaj Rusisë, orientimin e paqartë gjeopolitik të Beogradit, problemet në sundimin e ligjit dhe marrëdhëniet e tensionuara me Kosovën.
4 Dhjetor 2024, 16:16 -
Edhe “Matrix” flet shqip! Nuredin Dumani: E ka përdorur Suel Çela
Aplikacioni të cilin autoritetet europiane e kanë zbërthyer, është përdorur edhe nga krimi shqiptar, konfirmon për Report Tv, Europol. Për “Matrix” për herë të parë foli i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili rrëfeu se këtë platformë të koduar e ka pasur edhe i shumëkërkuari Suel Çela.
4 Dhjetor 2024, 15:41 -
Vrasja e Devi Kasmit, Gjykata e Lartë lë në burgim të përjetshëm ish-komandon grek Eftimius Eftimiu
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-specialit grek, Eftimius Eftimiu, i dënuar me burgim të përjetshëm për ekzekutimin e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur më 29 Janar 2018 në Tiranë
4 Dhjetor 2024, 15:38 -
Durrës/ Kërkohej për shpërdorim të detyrës, arrestohet ish-juristi i Kadastrës! I ndaluar edhe dy herë më parë (EMRI)
Aksioni u krye nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare. Burime zyrtare konfirmuan se ndaj 46-vjeçarit, banues në Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg", për veprën penale "shpërdorimi i detyrës".
4 Dhjetor 2024, 12:47 -
Vrau në Ndroq Alfred Dedjan/ Gjykatësja e 'Gërdecit' liroi Julian Gjoshin në 2021! Iu gjet pistoleta në makinë, tha se do e dorëzonte në komisariat! Raport mjekësor se vuante nga zemra
Shqiptarja.com siguron vendimin e gjyqtares Shefkie Demiraj e cila në 2021 liroi të riun që u gjet me pistoletë bereta në makinë. I konvertoi dënimin me 6 vite burg në 3 vite shërbim prove. Pa bërë vitin nga vuajtja e dënimit Julian Gjoshi vrau Alfred Dedja në Ndroq.
4 Dhjetor 2024, 11:47 -
Flutura Açka në 'Frontline Interview': Votova pro propozimeve të PD-së! Nevojitet një pol i tretë për t'i dhënë freski demokracisë! Berisha nuk ka dashur bashkimin e partisë
Flutura Açka diskutoi në 'Frontline Interview' për seancën e sotme, ku amendamentet e opozitës u refuzuan. Ajo votoi pro tyre dhe theksoi se ndarjet brenda opozitës janë të momentit. Açka komentoi rikthimin e Berishës në parlament, duke e vlerësuar si më të qetë se sa pritej. Ajo kritikon marrëveshjen e kodit zgjedhor PD-PS dhe sugjeron nevojën për një pol të tretë opozitar. Mazhoranca dhe Rama duan të mbajnë PD-në të ndarë.
3 Dhjetor 2024, 19:17 -
Aplikacionet kriminale/ Banushi: Grupet kanë menduar se komunikimet nuk do zbërtheheshin! Doçi: Me 'Matrix', SPAK do bëjë tërmet tjetër në botën e krimit
Në 'Studio Live', gazetarët Keti Banushi dhe Adriatik Doçi diskutuan për dosjet e SPAK lidhur me krimin e organizuar në Elbasan dhe aplikacionet për komunikim, si Matrix, Sky dhe EncroChat. Grupi kriminal i Suel Çelës ka ndikuar në media dhe politikë. Doçi theksoi se Gërdeci dhe 21 Janari mbeten prova të forta për fatin politik të Sali Berishës
3 Dhjetor 2024, 17:44 -
Shmangën 54 mln lekë taksa, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq firmën ‘Benet Holding’ dhe administratoren
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen Genta Përleka, dhe subjektin ‘Benet Holding shpk. Organi i akuzës zbardh skemën
3 Dhjetor 2024, 14:40 -
Zbërthehet 'Matrix', aplikacioni përdorej nga grupet kriminale! Dalin 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë! Në të flitej dhe shqip
Rrjeti kishte rreth 8,000 përdorues që paguanin midis 1300 dhe 1600 € për një abonim gjashtë mujor. Në Shqipëri ky aplikacion i koduar, është përmendur edhe nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani i cili thotë se përmes “Matrix” bandat vendase kryejnë porosi për vrasje dhe drogë.
3 Dhjetor 2024, 14:20 -
'Suel Çela në shërbim të Berishës e Nokës?'! Kreu i PD-së komenton akuzat e Bardhit në 2021: Ishin deklarata politike, s'kanë vlerë
Kreu i PD Sali Berisha në një prononcim për media, pasi doli nga seanca në Kuvend, është pyetur lidhur me deklarata e Gazment Bardhit, i cili në 2021 e akuzonte Berishën se kishte lidhje me Suel Çelën. Berisha i cilësoi këto si deklarata si politike.
3 Dhjetor 2024, 12:06
