-
SHBA sanksionon firmat serbe dhe malazeze për shkak të mbështetjes të luftës së Rusisë
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj kompanisë serbe, Ventrade, dhe ndaj International Business Corporation Bar (IBC), me bazë në Mal të Zi, për shkak të eksportimit të mallrave me përdorim të dyfishtë në Rusi, të cilat mund të përdoren në industrinë e mbrojtjes.
31 Tetor 2024, 15:50 -
Të pafajshmit viktima të krimit! Nga banakierja e Don Boskos te kamarieri i Memaliajt dhe kalimtarja në Shkodër! Atentatet kriminale që tronditën vendin
Ngjarjet kriminale të ndodhura gjatë 2 viteve të fundit kanë tronditur mbarë opinionin publik. Rasti më i fundit ishte ai ditën e djeshme (30 tetor) në Dobraç të Shkodrës ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj automjetit ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët humbën jetën.
31 Tetor 2024, 09:53 -
Zgjedhjet Presidenciane në SHBA/ Kremlini ndjek me vëmendje garën Trump-Harris, peshon ndikimin që mund të ketë për Rusinë
Nëse fiton, Nënpresidentja Kamala Harris, kandidate demokrate për presidente, ka të ngjarë të vazhdojë ndihmën ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus, siç po bën Presidenti Biden. Ndërsa ish-Presidenti Trump ka përmendur shpesh raportet e tij të mira me udhëheqësin rus Vladimir Putin, duke thënë se kjo do ta ndihmonte atë t’i jepte fund luftës në Ukrainës
30 Tetor 2024, 20:44 -
-
Kryediplomatët e Kosovës dhe Serbisë përplasen në OKB! Gërvalla: Qytetarët u çliruan nga bandat kriminale! Gjuriç: Po diskriminohen serbët në veri
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, tha se serbët e Kosovës po diskriminohen dhe po shtypen nga autoritetet e Kosovës. Por, këto akuza u hodhën poshtë nga kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila mbrojti veprimet e Qeverisë së Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe, që komuniteti ndërkombëtar i ka cilësuar si veprime të njëanshme
30 Tetor 2024, 18:47 -
-
-
Në 2025-ën do jepen 2 mln euro grant për pushtetin vendor! Bashkitë me përformancën më të mirë do të marrin më shumë para
Në vitin 2025, granti nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor do të jetë në shumën 43.1 miliardë lekë nga 36.5 miliardë në 2024. Risia e këtij viti është buxheti që do të shpërndahet në formë granti për bashkitë duke u bazuar në performancën e tyre financiare, në mbledhjen e taksave-tarifave si dhe në transparencën që kanë.
30 Tetor 2024, 16:45 -
-
-
Berisha mori në mbrojtje Belerin, mbështetësit komentues e 'masakrojnë' në FB: Turp, ai është antishqiptar, po gërryeni PD-në me mbrojtjen e tij!
Pak pasi bëri postimin e radhës në rrjetin social Facebook, ku mbrojti ish-kandidatin e koalicionit të tij për zgjedhjet lokale të Himarës më 14 Maj 2023, Fredi Belerin, që u arrestua dhe dënua më pas me 2 vit burg nga GJKKO për korrupsion zgjedhor, ish-kryeministri Sali Berisha, edhe vetë i pandehur për korrupsion pasiv për aferën e dosjes “Partizani” dhe nën arrest shtëpie prej gati një viti, ka marrë një ‘dush të ftohtë’ reagimesh nga komentuesit.
30 Tetor 2024, 15:05 -
-
Barometri Botëror i Turizmit e rendit Shqipërinë në vend të parë në Europë, Rama: Kryesojmë për rritjen e numrit të vizitorëve
Organizata Botërore e Turizmit të Kombeve të Bashkuara ka publikuar Barometrin e Turizmit për periudhën janar-korrik 2024, në të cilën konfirmohet së Shqipëria renditet e para në Europë për rritjen e numrit të vizitorëve ndërkombëtarë krahasuar me periudhën e para-pandemisë.
30 Tetor 2024, 12:30 -
Report Tv siguron Progres raportin e BE për Shqipërinë: Mbështesim objektivin e qeverisë për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në 2027! Përparim në luftën kundër korrupsionit
Komisioni Evropian ka publikuar progres raportin për Shqipërinë për vitin 2024, teksa evidenton avancimin e vendit në pjesën më të madhe të fushave e mbështetet objektivin e qeverisë shqiptare për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027. KE veçon konfliktin politik, për të cilin thotë se s’ka lejuar parlament normal.
30 Tetor 2024, 12:30 -
Zhvlerësimi i valutave uli borxhin e huaj! Ministria e Financave: Në fund të shtatorit borxhi publik zbriti në 55.4% të PBB-së
Borxhi publik në vend është tkurrur përgjatë 9 muajve të këtij viti. ministria e Financave thotë se borxhi publik në fund të shtatorit zbriti në 55.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga 57.5% që ishte në fund të 2023-shit. Aktualisht borxhi publik përllogaritet në vlerën 13.6 miliardë euro, dhe ndikim të fortë në rënien e tij ka dhënë zhvlerësimi i monedhave të huaja.
30 Tetor 2024, 11:43 -
-
Projektbuxheti/ Ulja e nëndeklarimit të pagave do të sjellë 150 mln euro shtesë në buxhet në vitin 2025!
Të ardhura në vitin që vjen do të arrijnë në 754 miliardë lekë, dhe ndikimin kryesor në rritjen e tyre do ta ketë rritja ekonomike, mbledhja e të ardhurave dhe goditja evazionit. Ministria e Financave thotë se vetëm nga lufta ndaj nëndekarimit të pagave priten të rriten me 15 miliardë lekë të ardhurat në vitin që vjen.
29 Tetor 2024, 17:50 -
Kosovë/ Albin Kurti: Si kryeministër s’mund të themeloj asociacionin e komunave me shumicë serbe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur këtë të martë (29 tetor 2023) se ai si kryeministër i vendit, nuk mund ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që bën pjesë në radhët e kërkesave kryesore për Prishtinën zyrtare sipas një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
29 Tetor 2024, 15:27 -
Sekuestrohet apartamenti i Ilir Beqajt në Lungomare të Vlorës! Ish-ministri pronar ‘de facto’, e fshehu në emër të shokut! SPAK: Investoi 5 mln lekë, u ble për 6.7 mln lekë
Sekuestrohet apartamenti rreth 166 metër katror i ish-ministrit Ilir Beqaj në Lungomare të Vlorës. SPAK thotë se ish-ministri e kishte fshehur apartamentin në emër të shokut. Kontrata për blerjen u firmos nga shoku i Beqajt në 2016 për 6.7 mln lekë të rinj. Nga 2017-2019 Beqaj dhe bashkëshortja investuan 5 mln lekë të rinj në apartament.
29 Tetor 2024, 14:14 -
-
Zvarriti dosjen 3 vjet/ ILD kërkoi ulje me 40% të pagës për prokurorin e Shkodrës, KLP jep vetëm vërejtje
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kryer hetimin disiplinor me nismë të një ankuesi, që i është drejtuar ILD-së me ankesë ndaj magjistratit, për zvarritje mbi 3 vjeçare në nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit të vendimit penal për ankuesin.
29 Tetor 2024, 12:39
