-
Masakra në shkollën e mesme të Xhorxhias, arrestohet babai i 14-vjeçarit! I bleu pushkën të birit si dhuratë për Krishlindje
FBI prangosi Colin Grey, 54 vjeç, me 4 akuza, pasi “me vetëdije ka lejuar djalin të ketë akses te arma”. Ishin hetuar të dy më parë për kërcënime në internet dhe sulm me armë. Masakra më 4 Shtator, pati 4 të vrarë dhe 9 të plagosur në Apalachee. Edhe presidenti Biden kërkon mbajtjen e përgjegjësive nga prindërit në raste të ngjashme
6 Shtator 2024, 08:43 -
Demush Shasha: Zhgënjimi i Lajçakut
Marrëveshja e Uashingtonit nuk pati suksesin e synuar sepse nuk ishte e koordinuar me aleatët evropianë. Pra, duke qenë një sipërmarrje personale e Grenellit, ajo u formulua jashtë kornizave diplomatike dhe institucionale të bashkëpunimit transatlantik.
5 Shtator 2024, 21:45 -
Kryeministri Kurti pret shefen e diplomacisë finlandeze: Kosova synon hyrjen në NATO
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim shefen e diplomacisë finlandeze Elina Valtonen me të cilën bisedoi mbi raportet ndërmjet dy shteteve, bashkëpunimin në ekonomi, zhvillimet rajonale dhe nevojën për një BE dhe NATO më të fuqishme në dritën e invazionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.
5 Shtator 2024, 20:12 -
-
Shqiptarët paguajnë 130 mln euro për largimet e padrejta nga puna në shtet
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për Monitor, për vitin 2023 janë shpenzuar në total si nga administrata qendrore dhe vendore 975,8 milionë lekë, për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për largim nga puna
5 Shtator 2024, 15:43 -
Eurostat: Edhe pas rritjeve, paga minimale në Shqipëri mbetet më e ulëta në Europë, sipas fuqisë blerëse
Edhe pas rritjeve të vazhdueshme, paga minimale në Shqipëri vijon të mbetet ndër më të ulëtat në Europë në vlerë nominale, por sërish e fundit sipas fuqisë blerëse, sipas një renditjeje të fundit që ka bërë Instituti Europian i Statistikave, Eurostat.
5 Shtator 2024, 14:40 -
Bashkitë po mbledhin më shumë para! Të ardhurat pritet të rriten me 8 miliardë lekë
Me rishikimin e fundit të buxhetit të shtetit janë rritur pritshmëritë për të ardhurat e pushtetit vendor me 8 mld lekë. Në total bashkitë deri në fund të vitit pritet të mbledhin 79.3 mld lekë, ndërsa kanë nisur diskutimet për të rishikuar formulën e shpërndarjes e buxhetit për vitin e ardhshëm, bazuar në rezultatet e Censit.
5 Shtator 2024, 13:59 -
Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë/ Meloni: Duhet të jemi të kujdesshëm, sytë e botës janë tek ne! Protokolli brenda pak javësh gati
Brenda pak javësh do të jetë gati Protokolli me Shqipërinë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe skrupuloz ndaj këtij projekti sepse sytë e botës i kemi të përqendruar tek ne”, u shpreh kryeministrja dhe presidentja i Fratelli d'Itali, Giorgia Meloni, gjatë një takimi me partinë e saj.
5 Shtator 2024, 12:11 -
-
-
Zv/kryeministri serb Aleksandar Vulin i tha presidentit rus se Beogradi nuk do t'u bashkohet sanksioneve perëndimore
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, i tha të mërkurën Presidentit rus Vladimir Putin se vendi ballkanik është një aleat i Rusisë, që kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër Moskës apo të anëtarësohet në NATO.
4 Shtator 2024, 16:21 -
-
-
EMRI/ Italia e kërkonte për narkotrafik dhe organizatë kriminale prej vitit të kaluar, arrestohet për ekstradim 26-vjeçari në Kavajë (VIDEO)
Operacioni “Para drejtësisë” u finalizua me prangosjen e Viktor Tafës, ndaj të cilit në vitin 2023 Gjykata e Bolonjës kishte dhënë masën “arrest me burg” në mungesë
4 Shtator 2024, 13:47 -
Reformë pensioneve, Ministri i Financave: Skema brenda tetorit! Paketë e re ndihme ekonomike! Profesionet e Lira, Malaj: I drejtohemi Kushteteses për tatimin e parapaguar
Në konferencën e parë për median si ministër i Financave, Petrit Malaj prezantoi sfidat dhe prioritetet e tij në krye të këtij dikasteri. Njoftoi se brenda muajit tetor do jetë gati skema e re për pensione më të larta, ndërsa po punohet për një paketë ndihme për familjet në nevojë brenda vitit. Malaj foli për performancë pozitive të ekonomisë gjatë këtij 7-mujori.
4 Shtator 2024, 10:26 -
-
-
Një ish punonjëse shtetërore e Nju Jorkut akuzohet se ka vepruar si agjente e Kinës
Ndaj një ish ndihmëseje të lartë të guvernatores së Nju Jorkut, Kathy Hochul, u ngritën akuza për veprim si agjente e qeverisë kineze. Linda Sun, ish-zëvendës shefe e personelit të guvernatores Hochul, po akuzohet për shkelje të ligjit për regjistrim si agjente e huaj.
4 Shtator 2024, 07:17 -
‘Shkundet’ kabineti i Zelenskyt, 3 ministra të qeverisë japin dorëheqjen! Presidenti pritet të ndryshojë më shumë se gjysmën e qeverisë
Tre ministra ukrainas dhanë dorëheqjen sot, por ende nuk është e qartë pse. Kryetari i parlamentit ukrainas tha se ministri përgjegjës për mbikëqyrjen e prodhimit të armëve gjatë luftës Oleksandr Kamyshin, në detyrë që nga marsi i vitit 2023, Ministri i Drejtësisë Denys Maliuska dhe Ministri i Mjedisit Ruslan Strilets paraqitën letrën e dorëheqjes.
3 Shtator 2024, 21:37 -
-
