-
Iran/ Arrestohet se nuk kishte shami, adoleshentja dhunohet nga policia dhe përfundon në gjendje kome
Një adoleshente iraniane është në gjendje kritike pas një konfrontimi me autoritetet në metronë e Teheranit për një shkelje të ligjit të hixhabit. Rasti i Armita Geravand është shumë i ndjeshëm, duke ngritur shqetësime se 16-vjeçarja mund të ndërrojë jetë si Mahsa Amini, një vajzë 22-vjeçare, e cila vdiq vitin e kaluar kur ishte në paraburgim nga policia morale
4 Tetor 2023, 17:59 -
Sunak anulon ndërtimin e hekurudhës Birmingham-Manchester për shkak të vështirësive financiare
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka njoftuar zyrtarisht se ka anuluar linjën e planifikuar hekurudhore HS2 nga Birmingham në Manchester, kjo për shkak te vështirësive financiare
4 Tetor 2023, 17:52 -
Pavarësisht refuzimit të Azerbajxhanit, Armenia do të marrë pjesë në bisedimet e BE-së për Nagorno Karabakh
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, do të udhëtojë për në Spanjë ku do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të Bashkimit Evropian të enjten, pavarësisht raporteve se presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev është tërhequr, njoftoi qeveria e Armenisë
4 Tetor 2023, 16:50 -
Sinner kampion në turneun e Pekinit, italiani mposht numrin dy të botës në tenis
Tenisti italian, Jannik Sinner është kampion i Turneut të Pekinit, teksa pas dy orësh lojë mundi rusin Daniil Medvedev në finale. Italiani merr kështu "hak" pas humbjes nga rusi në 2021, teksa atëkohë kishte humbur 6-0, duke mos fituar asnjë set.
4 Tetor 2023, 16:33 -
BE arrin marrëveshjen për reformën e ligjeve për emigrantët
Ambasadorët nga 27 vendet e BE arritën marrëveshjen për reformën e emigracionit në Bruksel pasi Italia dhe Gjermania gjetën një zgjidhje në minutën e fundit, pas konflikteve. Qëllimi i BE-së është që reformat e ngecura prej kohësh të bëhen ligj përpara zgjedhjeve europiane në qershorin e ardhshëm
4 Tetor 2023, 16:24 -
Sulmi me armë në Kosovë, avokati serb kallëzim për terrorizëm ndaj Radoiçiçit dhe grupit të Banjskës! Grupet paramilitare jashtë strukturës shtetërore janë terroriste
Avokati serb thekson se kallëzimin penal e ka bërë kundër Milan Radojiçiçit, 30 personave që morën pjesë në sulmin e armatosur në Banjskë më 24 shtator, gjithashtu edhe ndaj disa personave që janë krye të shërbimit të sigurimit shtetëror dhe ndaj shumë personave të tjerë të dislokuar në zonën e sigurisë tokësore për ndihmë të terrorizmit
4 Tetor 2023, 15:51 -
SHBA ngre padi ndaj 8 kompanive kineze për tregti të paligjshme të fentanilit
Departamenti i Drejtësisë thotë se ka kryer një operacion të gjerë për të shkatërruar rrjetet e shpërndarjes së fentanilit, duke ngritur akuza ndaj tetë kompanive kineze dhe 12 punonjësve të saj lidhur me krizën vdekjeprurëse të opioideve në Shtetet e Bashkuara
4 Tetor 2023, 15:40 -
Krujë/ Ktheu banesën në 'shtëpi bari', në pranga 43-vjeçari në Thumanë! Sekuestrohen 4.9 kg kanabis
Policia ka sekuestruar 4.9 kg kanabis në Krujë. Në pranga ka rënë një 43-vjeçar që kishte i kishte mbjelle bimët e kanabisit në oborrin e banesës së tij dhe kishte përshtatur një magazinë, për tharjen e tyre
4 Tetor 2023, 15:18 -
Procesi i Berlinit, të premten në Tiranë mbahet takimi i ministrave të Punëve të Jashtme (AXHENDA)
Në kuadër Samitit të Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë mbahet në Shqipëri, ditën e premte, më datë 6 tetor, në Tiranë, organizohet takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Berlinit.
4 Tetor 2023, 14:47 -
VIDEO/ Asgjësohen 3520 bimë narkotike në fshatrat e Shkodrës, nuk dihen autorët
Policia e Shkodrës ka asgjësuar 3520 bimë narkotike në fshatra. Mdërsa ende nuk dihen autorët. Asgjësimi i tyre vjen në kuadër të megaoperacionit “Alpe të pastra” që pati si fokus goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe është finalizuar faza e 18 e tij.
4 Tetor 2023, 14:42 -
PL: Çerdhet e kopshtet po refuzojnë kërkesat për regjistrime
Partia e Lirisë denoncon mungesën e kapaciteteve në kopshte e çerdhe, duke detyruar shumë prindër që t’i drejtohen privatit. Në cilësinë e këshilltares bashkiake, Silva Caka i kërkoi bashkisë të dhëna se sa kërkesa e pranime janë bërë këtë vit.
4 Tetor 2023, 14:40 -
-
Masakra me 6 të vrarë në Greqi, policia jep detaje! Autorët futën në ‘kurth’ viktimat, ishin pjesë e një bande në Turqi
Autoritetet greke kanë zbuluar detaje nga masakra e tmerrshme e 11 shtatorit në Lutsa, ku gjashtë persona u ekzekutuan në një atentat mafioz. Nga hetimet e kryera janë vënë në pranga dy shtetas turk.
4 Tetor 2023, 14:31 -
Njëri në kërkim për plagosje, tjetri për vjedhje, arrestohen 2 persona në Durrës! Në pranga edhe një shofer 18-vjeçar
Dy persona të shpallur në kërkim, njëri nga të cilët shtetas italian janë vënë në pranga, ndërsa një 18-vjeçar është arrestuar pasi aksidentoi drejtuesin e një motori.
4 Tetor 2023, 13:22 -
-
‘Shqipëria është Biodiversitet’, instalacion në sheshin ‘Skënderbej’ me speciet unike të Shqipërisë
“Shqipëria është Biodiversitet”, një instalacion tashmë i vendosur në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë, i cili ka për synim ndërgjegjësimin mbi ekosistemet dhe speciet fantastike që banojnë në vendin tonë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së tyre
4 Tetor 2023, 11:24 -
Aktivitetet e kulturës sot: Në kinema ‘Alexandër’, filmi që përfaqëson Shqipërinë në ‘Oscar’! Nis ‘Tirana Gate 2023’! Trupa e Cirkut në Durrës!
Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
4 Tetor 2023, 11:13 -
Pendohet Artan Tafani/ Dosja e bandës së Laert Haxhiut nga Elbasani drejt SPAK! Prokurori Kreshnik Ajazi 2 orë tek Dumani
Drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, u takua për më shumë se dy orë me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, për të parë mundësitë që dosja e grupit të Laert Haxhiut, ta hetojë Prokuroria e Posaçme.
4 Tetor 2023, 10:38 -
-
Kosova bashkon politikën në Tiranë, përpjekje për Rezolutë të përbashkët që dënon sulmet në veri! Më 12 tetor seancë e posaçme në Kuvend
Kosova bashkon PD dhe PS në Konferencën e Kryetarëve, ku u vendos mbajtja e një seance të dedikuar për Kosovën. Krerët e dy grupeve parlamentare, Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhi deklaruan që projektrezolutat e propozuara do të integrohen në një, në mënyrë që Kuvendi të shkojë me një qëndrim në lidhje me sulmin e 24 shtatorit
4 Tetor 2023, 10:23 -
Udhëhoqi sulmin me armë në veri të Kosovës, Serbia liron Milan Radoiçiç por i ndalohet të shkojë në Kosovë
Më pak se 24 orë ka zgjatur heqja e lirisë nga autoritetet serbe për Milan Radoiçiç, i akuzuar si organizator i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit në 24 shtator, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.
4 Tetor 2023, 10:19
