-
-
Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, Rama: Lajm i bukur! Meta: Do përmbushim me përgjegjësi këtë mision! Kim-Soreca: Ditë historike
Shqipëria sot u zgjodh anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndësishme historike, ka reaguar edhe kreu i qeverisë, Edi Rama, cili e cilëson këtë si një lajm të bukur. Edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca e kanë cilësuar një ditë historik për popullin shqiptar dhe vendin.
11 Qershor 2021, 19:06 -
Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit në OKB, Xhaçka: Arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, u bëmë pjesë e tryezës botërore për paqen dhe sigurinë
Ministrja e Jashtme Olta, Xhaçka në një intervistë për Report Tv tha se anëtarësimi i Shqipërisë më mandat 2-vjeçar në Këshillin e Sigurimit në OKB është një arritje e jashtëzakonshme për vendin. Ajo tha se ky vendim është më se i merituar dhe se Shqipëria do bëhet pjesë e tryezës së madhe botërore për paqen dhe sigurinë. në lidhje me njohjen e Kosovës, Xhaçka tha se do jetë shtyllë kryesore e politikës sonë të jashtme.
11 Qershor 2021, 18:53 -
-
-
-
-
Arritje historike në arenën ndërkombëtare! Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB me 175 vota nga 117 të nevojshme! Prioritetet kryesore të vendit tonë
Shqipëria bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, duke siguruar një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare nga ana e shtetit tonë. Ajo mori 175 vota nga 117 të nevojshme duke u bërë anëtare e përkohshme në këtë këshill, me një mandat 2-vjeçar. Shqipëria ishte vendi i vetëm nga ata që ishin në garë që nuk kishte qenë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit.
11 Qershor 2021, 08:48 -
Një ditë para votimit në OKB të Shqipërisë si anëtare në Këshillin e Sigurimit, Xhaçka: Pritshmëritë janë modeste, por ambiciet e larta
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka po zhvillon një vizitë pune në Nju Jork pak ditë përpara votimit në Asamblenë e Përgjithshme të kandidaturës së Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit
10 Qershor 2021, 17:30 -
Borxhi i jashtëm i vendit u rrit me 297 mln € në tre muajit e parë të vitit! Banka e Shqipërisë: Në fund të muajit mars arriti në 8.8 mld €
Borxhi i jashtëm i vendit ka kapur shifra rekord në tre muajit e parë të këtij viti, pasi sipas Bankës së Shqipërisë ai është rritur me 297 milionë euro, krahasuar me fundin e vitit 2020.
10 Qershor 2021, 15:03 -
3 ditë nga finalizimi i ‘luftës’ brenda PD, Shehaj-demokratëve: Votoni ndryshimin që të jemi sërish partia që fiton
Teksa na ndajnë edhe 3 ditë që “lufta” brenda Partisë Demokratike të finalizohet, kandidati për kryetarin e partisë, Agron Shehaj i ka bërë thirrje demokratëve që të votojnë për ndryshimin.
9 Qershor 2021, 12:27 -
Banka Botërore rishikon pritshmëritë për rimëkëmbjen ekonomike! Rritja për Shqipërinë do jetë 4.4% dhe jo 5.1%
Sipas raportit Ekonomia shqiptare këtë vit do të rritet me 4.4%, nga 5.1% që ishte parashikimi në janar. Po ashtu pritshmëritë janë ulur edhe për vitin 2022 me 0.7% dhe është vlerësuar se rritja ekonomike në vitin e ardhshëm do jetë 3.7%, aq sa do jetë edhe në 2023
8 Qershor 2021, 22:51 -
-
Opozita e sakrificës, dhuratë për Edi Ramën
Një meritë që gjithsesi i duhet njohur Bashës është sinqeriteti i tij me anëtarësinë e PD-së. Ai e ka cilësuar lidershipin e tij si lidership i sakrificës. Kuptohet, sakrifica nuk është e liderit, por e anëtarësisë, pasi Basha dhe familja e tij nuk e vuajnë të qenurit në opozitë. Përkundrazi është një pozicion që u jep si kapital ekonomik edhe politik, ndaj nuk e lëshojnë PD-në.
6 Qershor 2021, 13:07 -
-
Drejt zgjedhjes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ministrja Xhaçka takohet me ambasadoren Kim: SHBA, krah për krah Shqipërisë
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, udhëton këtë fundjavë drejt Neë York-ut, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përpara nisjes, Ministrja Xhaçka ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
4 Qershor 2021, 14:23 -
-
Urime Lulzim, deri në vitin 2023
Në zgjedhjet e 25 prillit, nga të gjitha partitë pjesëmarrëse, Partia Demokratike pati rritjen më të madhe të votave krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017. Ajo mori 165,784 vota më shumë sesa 4 vite më parë. Jo vetëm kaq, por edhe krahasuar me vitin 2013, kur PD-në e udhëhiqte Sali Berisha, pati rritje me 93,894 vota.
1 Qershor 2021, 13:39 -
'Ekipi i Ëndrrave', Xhaçka: Aplikoni për të qenë pjesë e ekipit përfaqësues të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, i është drejtuar të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit me një thirrje për t’u bërë pjesë e task-forcës që pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
26 Maj 2021, 15:17 -
Shqipëria drejt arritjes së madhe në diplomaci, më 11 qershor pritet të zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB
Në qershor Shqipëria mund të bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, që do të ishte një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare nga ana e shtetit tonë.
24 Maj 2021, 16:43 -
'Kemi shkruar historinë, por këtë sezon kombëtarja U-21 do kualifikim!' Bushi: Kujdes nga Andorra (VIDEO)
Kombëtarja U-21 ka shpallur listën me 25 futbollistë të grumbulluar për ndeshjen e parë kualifikuese të Europianit. Trajneri Bushi ka deklaruar se objektivi është kualifikimi, por në vendin e dytë, ndërsa për këtë ka kërkuar vëmendje absolute nga lojtarët në sfidën e parë me Andorrën.
24 Maj 2021, 13:10
