-
Suedia dhe Finlanda u bëjnë thirrje banorëve të bëhen gati për mundësinë e luftës
Suedia ka nisur t’iu dërgojë banorëve rreth pesë milionë pamflete, duke iu bërë thirrje që të përgatiten për mundësinë e luftës. Njëjtë edhe shteti fqinj, Finlanda, ka lansuar një faqe të internetit me thirrje të ngjashme, raporton agjencia e lajmeve AFP.
18 Nëntor 2024, 16:29 -
Ndeshja deçizive kundër Ukrainës në 'Air Albania', trajneri Sylvinho: Për ne është finale, në fushë për tri pikë! Asani s'është gati! Kapiten Ismajli: Nesër rrugë tjetër veç fitores nuk ka (VIDEO)
Kombëtarja shqiptare e futbollit mbyll sot përgatitjet për ndeshjen e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Në prag të sfidës kundër Ukrainës që luhet të martën (nesër) në orën 20:45 në "Air Albania", para medieve dolën trajneri i Kombëtares, Sylvinho dhe kapiteni Ardian Ismajli.
18 Nëntor 2024, 15:47 -
Buxheti 2025/ Malaj në Kuvend: S' prekim taksat! 1.6 mld euro investime, fokus insfrastruktura rrugore! Opozita: Bujqësia e diskriminuar! Edhe Braçe kritika: S'japim sa duhet
Buxheti i vitit 2025 për qeverinë financon të gjithë sektorët e ekonomisë, i jep përgjigje nevojave të qytetarëve dhe garanton rritje ekonomike. Ndërsa për opozitën buxheti 8.2 miliardë euro nuk garanton mirëqenie sociale, dhe nuk siguron fonde për shtresat në nevojë dhe sektorët me rëndësi ekonomike, vecanërisht bujqësinë.
18 Nëntor 2024, 15:38 -
Mori ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, SPAK dërgon për gjykim ish-kreun e IMT Elbasan! Nën akuzë për korrupsion (EMRI)
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim, ish-kreun e Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan, Andri Mehja. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi akuzohet se i ka marrë para një qytetari për ta favorizuar për një ndërtim pa leje.
18 Nëntor 2024, 15:11 -
Konçesioni Check-Up hedh në gjyq Albana Vokshin!
Një përgjigje nga Konçesioni i Check-UP-it, për kryetaren e Komisionit Hetimor të Koncesioneve të Shëndetësisë, që aq shumë të pavërteta ka thënë për Kontrollin Mjekësor Bazë, natën e fundit të këtij komisioni dhe kaq shumë baltë ka hedhur mbi punën e 8 viteve për këtë projekt.
18 Nëntor 2024, 15:04 -
Edi Rama: 100 - 150 euro bonus për pensionet në fundvit, marrin edhe në pranverë! Qylymat fluturues të Sudes e Rrapushëve tregojnë një tufë përrallash (Fjala e plotë në Parlament)
Po kur na thonë “Sudet” dhe “Rrapushët” e asaj kohe, ju erdhi jehona dhe këtu sot: “ç’është ky pension kaq i ulët social”? Pikërisht këta! Tamam këta. Varrmihësit anti shtet të pensioneve ngrenë gishtin e akuzës ndaj nesh kur ata i kishin përjashtuar nga çdo e drejtë për pension të gjithë atë kategori njerëzish që marrin pensionin social.
18 Nëntor 2024, 14:48 -
Buxheti 2025/ Si do të shpërndahen 8 miliardë euro! Fjala e plotë e ministrit të Financave Petrit Malaj
Ministri i Financave Petrit Malaj gjatë prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2025, u shpreh se buxheti i këtij viti është i lartë se ai i një viti më parë dhe në total është 8.2 miliardë euro. Malaj bëri me dije edhe sektorët ku do të përqëndrohen investimet.
18 Nëntor 2024, 14:33 -
Thellohet rënia/ Eksportet e mallrave tkurren me 530 mln euro nga janari në tetor!
Zhvlerësimi i vazhdueshëm i euros po godet fort eksportuesit. Sipas të dhënave të INSTAT eksportet e mallrave për periudhën 10 mujore zbritën nga 3.6 miliardë euro vjet, në 3.1 miliardë euro këtë vit, me tkurrje prej më shumë se 500 milionë euro.
18 Nëntor 2024, 14:09 -
Greqi/ Vrasja e shqiptares shtatzënë, dalin para gjyqit ish-partneri dhe shoku i tij! I vëllai i viktimës i sulmon para seancës, tensione në gjyq (VIDEO)
Krimi ndodhi natën e Vitit të Ri 2024, Gjeorgjia Murati u gjet e masakruar për vdekje dhe e goditur me thikë. Ish-partneri e mohon, fajëson shokun që shkoi për grabitje. Momentet e tensionit të familjarëve të viktimës në Gjykatën e Selanikut
18 Nëntor 2024, 12:49 -
Apeli i GJKKO-së i përgjysmon dënimin Ardian Hajdarit, ish-anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit! Akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim pasurie (VENDIMI)
Apeli i GJKKO-së uli me 6 muaj dënimin për anëtarin e pezulluar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i shpallur fajtor për fshehje të pasurisë. Shkalla e parë dha 1 vit burgim, të konvertuar në 2 vite shërbim prove. Apeli e kthen në 6 muaj burg, të konvertuar në 1 vit shërbim prove. Pushohet akuza për 2 nga episodet
18 Nëntor 2024, 12:21 -
-
Motra e Albana Vokshit, kompani me vetëm 1 punëmarrës në tatime, vajzën e vet, e fitim 627 milionë lekë të vjetra për 10 muaj! Institucionet po gjurmojnë pastrimin e parave (DOKUMENTET)
Shqiptarja.com disponon dokumentet ku vërtetohet se Mimoza Vokshi ortake e vetme e SH.P.K-së "Deco 2000" ,dhe administratore ka të bijën e vet, Ajlin Sharku, që është e punësuar edhe tek ERE ka shpërndarë vetëm për këto 10 muaj të këtij viti 2024, në dy raste një divident me një shumë totale prej 627 milione lekë të vjetra.
18 Nëntor 2024, 10:17 -
-
Operacion kundër kriptovalutave në Tiranë e Shkodër! Firmosen 20 urdhër-arreste për pastrim parash, 6 janë pronarë 'këmbimi valutor'! 18 të arrestuar, 2 në kërkim, sekuestrohen 750 mijë € (EMRAT)
Kontrollet janë bërë në Shkodër, Vorë, Laknas, Kamëz, Fushë Krujë, lagjet Mëzez, Kashar, Fresk, dhe në lagje të tjera të kryeqytetit. Zbardhet dhe lista e emrave të 17 prej të arrestuarve. Prokuroria e Tiranës ka dyshime që kemi të bëjmë me pastrim parash.
18 Nëntor 2024, 10:00 -
-
Kokaina nga Amerika Latine në Shqipëri në lëkurë gjedhësh, GJKKO lë në burg 10 anëtarët e grupit! Kolumbiani e 2 venezuelianët: Erdhëm për të mbjellë flokët
GJKKO la në fuqi masat e sigurisë për 10 të arrestuarit në kuadër të shkatërrimit të grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine e cila pasi përpunohej në Shqipëri në një laborator të sofistikuar në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës hidhej në tregun europian. Tre shtetasit e huaj kanë mohuar të kenë lidhje me trafikun e kokainës.
18 Nëntor 2024, 08:58 -
-
-
Lufta/ Sulm masiv me dron dhe raketa, Rusia godet një ndërtesë në qytetin Sumy, humbin jetën 10 persona
Ushtria ruse ka goditur një ndërtesë civile në Sumy në Ukrainë. Një zyrtar ukrainas thotë se sulmi rus në një ndërtesë nëntëkatëshe në qytetin Sumy ka vrarë të paktën dhjetë persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.
18 Nëntor 2024, 08:18 -
Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit
Pas vendimit të Biden për të hequr kufizimet në përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi në Rusi, ndër objektivat ukrainas është aeroporti Kursk nga i cili operojnë avionët bombardues Sukhoi 25, por Kremlini kërcënon me hakmarrje.
18 Nëntor 2024, 08:05 -
