-
Kandidatët e Bashës/ Indrit Sefa në 'Studio Live': Basha dhe PD kanë fituar disa beteja! Flogert Muça: Lufta me Metën, për vendin e tretë
Basha dhe Partia Demokratike zyrtare duket se do të bëjnë publike emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2025 në fillim të muajit qershor. Fillimisht, ishte paralajmëruar për në fund të marsit, por zhvillimet e brendshme në parti bën që afati të shtyhej. Sekretari ligjor në PD, Indrit Sefa dhe gazetari Flogert Muça analizuan në 'Studio Live' këtë strategji të Lulzim Bashës.
6 Maj 2024, 18:07 -
Tirana ‘kryeqyteti mesdhetar i kulturës dhe dialogut 2025’, nis përgatitjet, Veliaj: Vit suksesi, qytet plot art
Tirana ka nisur përgatitjet për vitin 2025, kur bashkë me Aleksandrinë, do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti një delegacion të përfaqësuesve nga Unioni për Mesdheun ku u diskutua mbi detajet e organizimit të aktiviteteve dhe nxitjes së mirëkuptimit midis kulturave
6 Maj 2024, 15:27 -
Formulë e re/ Buxhet sipas censit dhe performancës, Ministria e Financave rishikim mënyrës së shpërndarjes së fondeve të bashkive
Brenda këtij viti formula e shpërndarjes së buxhetit për pushtetin vendor do të ndryshojë, pasi do të përshtatet me rezultatet e censit të popullsisë të zhvilluar vjet. Ministria e Financave po ashtu parashikon që në fund të vitit të nis puna për metodologjinë e re për shpërndarjen e fondeve në bazë edhe të performancës së bashkive. Aktualisht transferta për bashkitë bazohet tek numri i popullsisë, dendësia e numri i nxënësve.
6 Maj 2024, 14:51 -
-
Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane për vitin 2025, ja ku mund të shikoni nëse jeni fitues
Përgjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 janë publikuar. Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, mund të kontrollojnë rezultatet nëse janë shpallur fitues në faqen e llotarisë amerikane në linkun dvprogram.state.gov
4 Maj 2024, 18:03 -
Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë si dhe nocioni ‘No Taxation without Rapresentation’
Historia e SHBA si shtet i pavarur fillon pikërisht me rebelimin e trembëdhjetë kolonive të reja që ishin krijuar në Kontinentin e Amerikës së Veriut duke kundërshtuar autoritetin e koronës britanike me motivimin se nuk i paguajmë taksat pa qenë të përfaqësuar!
4 Maj 2024, 16:53 -
Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore, gjithë përfshirjen e aksesin në shërbime
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson Delegacionin Shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin që po zhvillohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, New York.
4 Maj 2024, 15:09 -
Rama nuk heq dorë nga takimi me shqiptarët: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sërish bashkatdhetarët në Greqi se me 12 maj do të jetë në Athinë, ku do të zhvilloj një takim me shqiptarët që janë atje, në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës
4 Maj 2024, 08:04 -
Pullat fiskale në dorë të shtetit, biznesi kërkon të ulet dhe çmimi! Konfindustria: Koncesioni kushtoi 150 milionë euro
Prej vitit të ardhshëm, prodhimi, shpërndarja dhe monitorimi i pullave fiskale për produktet e akcizës nuk do të jetë më një shërbim me koncesion, por në dorë të shtetit. Ky vendim është mirëpritur nga biznesi, i cili thotë se ky koncesion me vlerë 150 milionë euro, nuk ka dhënë ndikim pozitiv për ekonominë, biznesin dhe qytetarët.
3 Maj 2024, 11:27 -
-
-
'Dua të votoj në 2025', përfaqësues të diasporës hyjnë në seancën plenare, Garda i nxjerr jashtë
Diaspora proteston brenda sallës së parlamentit. Në seancën plenare përfaqësues të diasporës nga kati i dytë i parlamentit kanë hedhur në sallën ku ndodhen deputetët, fletë të bardha ku shkruhej: Dua të votoj!
2 Maj 2024, 10:36 -
Miratohet vendimi, Manastirliu: Hapet këtë vit Universiteti i njohur i Spanjës UNED në Gjirokastër
Një zhvillim i rëndësishëm për sektorin e arsimit të lartë në Shqipëri, që sjell mundësi të reja për studentët është miratimi i projektmarrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë, Spanjë, (UNED).
2 Maj 2024, 10:20 -
-
-
-
Veliaj në SPAK, Klosi e Spiropali nga Shkodra: S'na shqetëson, jemi të hapur për drejtësinë e re
Nga Shkodra teksa vijon turi i rienergjizimit të Partisë Socialiste, sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Blendi Klosi, i shoqëruar edhe nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlementin, Elisa Spiropali iu përgjigj interesit të gazetarëve.
1 Maj 2024, 11:32 -
Mero Baze: Beteja që po rikthen Erion Veliajn në politikë
Sot kishin parkuar makinat e tyre të shtrenjta për t’i zënë rrugën Erion Veliajt, që shkonte në SPAK vetëm me një këshilltar të tij, pa roje dhe popull nga pas. Sot të njëjtët njerëz kërkonin nga SPAK shpagim për Erion Veliajn, burg për të, meqë nuk e mundin dot vetë me votë.
30 Prill 2024, 20:10 -
-
Ngjashmëri e habitshme
Tek shikoja një emision televiziv mbi Korenë e Veriut, ku shfaqej Kim Jong Un, i rrethuar nga servilët e tij, nga gjeneralë, oficerë, civilë dhe zyrtarë të lartë të atij shteti diktatorial, seç më ngjau me një pjesë të politikës në Shqipëri. Mu kujtuan vitet kur qeveriste ish-lideri, se si i rrinin mbrapa servilët, me bllok shënimesh dhe stilolaps, dhe shënonin “thëniet e udhëheqësit, me pikë dhe me presje”
29 Prill 2024, 19:54 -
Ekonomia e Europës po goditet nga të gjitha anët Në fillim Putin, tani Xi. Më pas Trump? Shkruan The Economist
Kina po prodhon makina pa fund, ndërsa qeveria e saj ofron para dhe kredi për industrinë e teknologjisë së lartë, duke u përpjekur të rigjallërojë ekonominë kineze që ka ngecur në vend. Suficiti tregtar i prodhimit ka arritur tashmë një rekord të lartë si pjesë e PBB-së globale dhe pritet të rritet edhe më tepër.
28 Prill 2024, 07:45