-
Meta ‘superpolitikani’ që synon të drejtojë Këshillin Bashkiak të Tiranës? Burime nga Partia e Lirisë: I propozoi emrin e vet Berishës
Report Tv ka mësuar se “superpolitikani” që Ilir Meta kërkon të jetë kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës, është vetë ai. Burime nga Partia e Lirisë thonë se pas takimit me Sali Berishën, ish-presidenti u ka treguar për “dëshirën” e tij që të jetë në krye të parlamentit vendor të kryeqytetit.
26 Tetor 2022, 20:25 -
Debate te ‘Ekonomia’! Tabaku: S’mund të diskutojmë pa paketë fiskale! Ibrahimaj prezanton pr/buxhetin 2023: 0 taksë biznesit të vogël, jo tatim për paga 50 mijë lekë
Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës për shkak të mungesës së dokumentit të paketës fiskale nga ministrja Delina Ibrahimi. Tabaku pati përplasjet e para me zv.kryetaren e Komisionit, Blerina Gjylameti duke i thënë se është antiligjore që komisioni të zhvillohet pa paketë.
26 Tetor 2022, 10:33 -
Borxhet ndërmjet ndërmarrjeve të energjisë dhe ujësjellësit arrijnë në 1.3 miliardë euro! KESH detyrimin më të madh
Një mal i madh borxhesh që po vjen gjithnjë e në rritje është krijuar ndërmarrjet ndërmarrjeve publike të energjisë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se stoku i borxhit po shtohet ndjeshëm nga humbja e aftësisë së ndërmarrjeve të ujësjellësve për të shlyer faturat e energjisë dhe enteve të tjera publike.
25 Tetor 2022, 07:35 -
-
Bardhi: Berisha s’është ofertë për Shqipërinë, as unë s’e votoj! Negociatat, vetëm për zgjedhjet! Jo 'paqe' në gjykatë dhe për 'Non Grata-n'
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se Sali Berisha nuk është një ofertë për Shqipërisë e se as ai vetë nuk do e votonte. Sa i përket negociatave me Edi Palokën, i ftuar në ‘Kontrast’ Bardhi tha se deri më tani nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të dalë me 1 kandidat në zgjedhje.
24 Tetor 2022, 18:16 -
Kandidatët e mundshëm për zgjedhjet lokale
Erion Veliaj në Tiranë, Emiriana Sako në Durrës, Flamur Golemi në Gjirokastër, Ervin Demo në Berat, Alma Hoxha në Përmet, janë disa nga emrat e konfirmuar për PS. Ilir Alimehmeti në Tiranë, Ardian Muka në Durrës, Asllan Dogjani në Kamëz, janë disa emra që do garojnë për PD.
24 Tetor 2022, 14:12 -
Xi Jinping i jep vetes mandatin e tretë në Kinë, por çfarë do të thotë një Mao Ce Dun i dytë për botën?
Bota përballet me perspektivën e më shumë tensioneve me Kinën mbi tregtinë, sigurinë dhe të drejtat e njeriut pasi Xi Jinping i dha vetes një mandat të tretë pesëvjeçar të dielën si lider i Partisë Komuniste në pushtet
24 Tetor 2022, 08:18 -
Ministrja e Arsimit për pagat e mësuesve: Jemi të angazhuar që brenda mandatit ta rrisim pagën me 40%
Paga e mësuesve do të rritet të paktën 40% deri në vitin 2025. Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Arsimti dhe Sportit Evis Kushi, e cila i’u përgjigj akuzave të opozitës në komisionin për Edukimin në Kuvendin e Shqipërisë, duke diskutuar për arsimin para universitar.
18 Tetor 2022, 13:35 -
Rezoluta Marty/ Vangjeli në Report TV: Ne socialistët konseguentë, Berisha thellon mëkatin
Analisti Lorenc Vangjeli është i mendimit që socialistët në iopozitë kanë mbajtur të njëjtin qëndrim si në qeveri, referuar këtu rastit mbi raportin e Dick Marty-in. Në emisionin ‘Kontrast’, Vangjeli tha se socialistët kanë qenë konseguentë në politikën e tyre, e ndërsa analizoi edhe vendimet e opozitës se sotme, ku tha se në vend që të bëjnë një hap pas, kanë vijuar me “zhurmë dëshpëruese” që i nxjerr edhe më keq.
17 Tetor 2022, 19:52 -
-
VIDEO/ Gol shqiptar në Rusi, Bernard Berisha tund rrjetën
Bernard Berisha ka shënuar golin e tretë me Akhmat Grozny në Superligën e Rusisë. 30 vjeçari nga Peja nuk ka gabuar nga 11 metra, teksa kapiteni është treguar i saktë edhe këtë herë nga penalltia, duke mposhtur gardianin Safonov.
15 Tetor 2022, 16:04 -
-
Vangjeli në Report Tv: S’do ishte çudi që Berisha t'i kërkonte votën Bashës! ‘Vendoret’, përgatitje e Metës për zgjedhjet parlamentare
Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur i bindur se në zgjedhjet vendore të 2023, synimi i Ilir Metës nuk ëhstë fitimi i një Bashkie, por e konsideron një sprovë e Partisë së Lirisë për t’u ringritur dhe për të qenë gati në zgjedhjet parlamentare te 2025.
10 Tetor 2022, 20:14 -
'Na fal o gjyshi i madh se na gënjeu Murat Shtaga (Luli)'
Gjashtë muaj përpara zgjedhjeve lokale, opozita shqiptare nuk mungon të japë shfaqjet e rradhës. Janë ata që presin tek dera e Berishës për të marrë faljen nga patriarku. Këta janë zbavitës me intervistat dhe deklaratat e tyre të tipit “na fal o gjyshi i madh se na gënjeu Murat Shtaga (Luli).
10 Tetor 2022, 19:38 -
Sot opozita publikon raportin final për reformën territoriale! PS e hapur për negocim vetëm me grupin e Alibeajt. PD-PS sa larg konsensusit?
Rikthehet me një axhendë intensive puna në Kuvendin e Shqipërisë. Fillimisht me dy komisione të posaçme, për reformat territoriale dhe zgjedhore, për t’i hapur rrugë pasdite seancës plenare, ku ligjvënësit do të shpalosin problematikat që kanë hasur nga takimet në terren me qytetarët.
2 Tetor 2022, 10:33 -
-
Të iki Rama dhe të vijë Berisha me Metën, kjo nuk është alternativë
Çdokush që nxjerr në pah degradimin e sistemit tonë politik, si majtas edhe djathtas, përballet me akuzën se nuk ofron alternativë. Mbështetësit e PS-së e refuzojnë barazimin e saj me PD-në dhe LSI-në duke theksuar se PS-ja dhe qeveria e Ramës është shumë më e mirë se ajo e Berishës apo Metës.
27 Shtator 2022, 17:41 -
Mungesa e ilaçeve po 'vret', Shqipëria nuk ka akses në terapitë e reja inovative
Kanceri dhe sëmundjet e rralla “vrasin” mijëra persona gjatë një viti, edhe për shkak se, Shqipëria nuk ka akses në terapitë e reja inovative që trajtojnë këto sëmundje. Nga viti 2017 deri në vitin 2020, Shqipëria përfshiu në listën e rimbursimit vetëm 5 barna të reja nga 160 të tilla që hynë në përdorim në vendet Europës.
24 Shtator 2022, 09:39 -
Lorenc Vangjeli: Dy standartet e Doktorit për SHBA, refuzon Blinken, por e bind një burim anonim shërbimesh
Në jurisprudencë ka një aksiomë që e quan të munguar, drejtësinë e vonuar. Por në Shqipëri, për shkak të traditës jashtëzakonisht të keqe të sistemit gjyqësor në raport me pushtetet e tjera, duhet shtuar pa mëdyshje se drejtësia e vonuar është më e mirë se drejtësia e munguar.
21 Shtator 2022, 10:26 -
Moratoriumi i gjuetisë, Rama: Rriti me 80 mijë numrin e shpendëve të egër! VIDEO nga kamerat kurth, ‘kapin mat’ speciet në rrezik
Moratoriumi i gjuetisë ka ndikuar në rritjen e numrit të specieve në rrezik. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot pamje nga kamerat kurth, të cilat kanë kapur imazhe të kafshëve në rrezik, por edhe shpendëve.
18 Shtator 2022, 09:01 -
Berisha e Basha u ‘dogjën’ nga SHBA e lobimi rus, PD dhe partia e re pa liderë
Të gjithë kanë qënë dhe tashmë janë akoma më të bindur se Lulzim Basha nuk ka jo vetëm “stof” prej lideri, por as “stof” prej politikani. Thjeshtë ishte një politikan kalimtar, që “erdhi, pa, mori sa deshi para dhe iku”
15 Shtator 2022, 21:17