-
-
Pezulluan punën në Rinas, foto nga takimi i kontrollorëve të AlbControl me presidentin Meta pak ditë më parë
Këto janë fotot e takimit të Presidentit Ilir Meta me kotrollorët e AlbControl që kanë pezulluar punën ditën e sotme në Rinas për shkak të uljes së pagave si pasojë e situatës së pandemisë
7 Prill 2021, 17:48 -
Pezullimi i fluturimeve, Balluku në Report TV: Organizatorët me prapavijë politike, janë kallëzuar në prokurori! Kulla e Kontrollit nën mbikëqyrje nga ushtria! Kemi një plan për rifillimin e fluturimeve shumë shpejt
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në një intervistë për Report Tv, tha se pas grevës së kontrollorëve të trafikut ajror qëndrojnë njerëz me prapavijë politike që janë kallëzuar në prokurori. Ajo tha se Kulla e Kontrollit po merret në mbikëqyrje nga ushtria si ndërtesë e sigurisë së lartë, ndërsa tha se ky grusht shteti nuk do të pengojë zhvillimin e stërvitjes ushtarake të NATO-s më 26 prill.
7 Prill 2021, 17:48 -
'Është marrë peng aktiviteti i aeroportit', Rama: Kanë gjetur Qeverinë e gabuar! Çështja 'Becchetti'? Marifetçiu, Saliu dhe Iliri do marrin 'atë që nuk thuhet'
Nga Memaliaj, ku po zhvillon një takim elektoral i shoqëruar nga kandidatët e Qarkut Gjirokastër Edi Rama foli për zhvillimin e ditës dhe i paralajmëroi qartë ata që ai i quajti si pengmarrësit e aeroportit të Rinasit dhe çështjen "Becchetti".
7 Prill 2021, 16:33 -
-
-
Kontrollorët e trafikut ajror pezullojnë punën pas uljes së pagave, anulohen të gjitha fluturimet nga Rinasi! Balluku: Grusht shteti, të përfshirë Meta e Berisha! Sot s'mund të vijnë vaksinat anti-COVID
Kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl kanë ndalur punën pas uljes së pagave nga 4400 dollarë në 2400 dollarë me argumentin se kanë stres, për pasojë sot janë anuluar të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Rinasit. Një gjë të tillë, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e ka quajtur një grusht shteti, ku janë të përfshirë ish- kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.
7 Prill 2021, 10:43 -
-
-
-
-
PD në Vlorë kallëzon në SPAK Ballukun: Ka shpërdoruar detyrën për tenderin e portit! Ka skualifikuar në mënyrë të padrejtë disa ofertues
Partia Demokratike në Vlorë ka kallëzuar në SPAK ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun. Kallëzimi penal kundër Ballukut është bërë për shkelje në procedurës së tenderimit të Portit të Vlorës.
5 Prill 2021, 16:09 -
Basha nënshkruan marrëveshje me përfaqësues të kultivuesve të bimëve medicinale: Do jetë baza e qeverisjes sonë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqatës të bimëve medicinale në Malësinë e Madhe, nga ku firmosën edhe marrëveshjen për mbështetjen që do të jap qeveria e dal nga vota e pas 25 prillit.
5 Prill 2021, 13:22 -
‘Po si mer mos ta hudh ne instagram si’, Rama publikon videon ironizuese me Bashën në rolin e berberit
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram, ka publikuar një video ironizuese në të cilët shfaqet kryedemokrati Lulzim Basha, në rolin e berberit duke qethur kryeministrin.
3 Prill 2021, 16:28 -
-
-
-
'Gener 2' vijon që të fitojë tendera edhe pas skandalit të Unazës me kompaninë 'Dh Albania', gara u bë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit! PD e kallzon në SPAK
PD e Vlorës denoncon në SPAK si korruptiv tenderin e fituar nga kompania e biznesmenit Bashkim Ulaj. Gener 2 vazhdon të fitojë tendera nga Fondi Shqiptar i Zhvllimit edhe pasi është përmendur si komopania e lidhur me skandalin e unazës dhe firmën fantazmë DH Albania që ka rrezikuar Qeverinë Rama.
30 Mars 2021, 19:00 -
Rritet me 3% transporti i mallrave në porte në 2 muajit e parë të vitit! Pasagjerët udhëtuan më shumë me linjat ajrore
Në dy muajit e parë të këtij viti volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte është rritur me 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur vendi nuk ishte nën efektin e pandemisë COVID-19.
30 Mars 2021, 16:04 -
INVESTIGIMI II/ Aferat serbe të Berishës: Miliona euro në studion e familjes nga Lazareviç, të lidhur me trafiqe e parajsa fiskale, dhe tendera 120 milionë euro për serbin
Redaksia investigative e Report TV zbuloi dokumentet që provojnë ekzistencën e një lumi miliardash të serbëve të nisura nga parajsat fiskale dhe të mbërritura në Tiranë, ku janë menaxhuar në cash nga Argita Berisha dhe nga ortakja e saj Flutura Kola, nga dhëndri i kryeministrit Jamarbër Malltezi dhe nga Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës. Investigimi tregon që një pjesë e atyre lekëve të Lazareviçit kanë përfunduar në xhepat e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës që në verën e vitit 2007 kanë manipuluar pensionistë të Porto Romanos, nga të cilët kanë blerë tokat me gjysmën e vlerës.
28 Mars 2021, 19:15 -
Këshilltari i Tony Blair: Edi Rama afër mandatit të tretë, lidership për çështjet që kanë rëndësi për njerëzit
Këshilltari i ish-kreyministrit britanik Tony Blair, i cili shërbeu 3 mandate si kryeministër në vendin ishullor, Alastair Campbell me anë të një postimi ka komentuar hapjen e fushatës zgjedhore në Shqipëri nga kryeministri Edia Rama dhe partia Socialiste.
28 Mars 2021, 12:40