-
E PLOTE/ Pr/buxhetin 2024 prezantohet në konferencën e kryetarëve, Ministri i Financave: I kalon 7 mld euro, 1.2 miliardë euro për investime publike
Projektbuxheti i vitit 2024, prej 7 miliardë euro u prezantua nga Ministri i Financave Ervin Mete në konferencën e Kryetarëve, duke theksuar se synohet rritja e mirëqenies, e punësimit si dhe konsolidimi fiskal duke ulur borxhin publik nën 60%.
1 Nëntor 2023, 13:53 -
-
-
INSTAT: Gati 2.5 milionë pasagjerë kaluan përmes Rinasit, në tremujorin e tretë të këtij viti
Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin lidhur me transportin ajror ku bëhet e ditur se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, numri i pasagjerëve që udhëtuan përmes Rinasit është rritur me 32.8 %.
30 Tetor 2023, 12:26 -
Studentët e Mjekësisë rikthehen pas 4-javësh në auditore: Morëm garanci nga rektori, do na mbështesë deri daljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Pas 4 javësh bojkot të procesit mësimor studentët e Mjekësisë u janë rikthyer auditorëve të tyre. Ky vendim u mor pas një takimi që ata zhvilluan këtë të hënë me rektorin e Mjekësisë, Arben Gjatën, i cili u premtoi që Universiteti nuk do tu paraqesë asnjë kontratë derisa për ligjin që i detyron të qëndrojnë në Shqipëri 5 vite, të shprehet Gjykata Kushtetuese.
30 Tetor 2023, 08:40 -
Berisha nuk i bindet gjykatës! Nëse s’paraqitet më 6 nëntor, SPAK mund të kërkojë autorizim për burg ose arrest shtëpie
Ish-kryeministri Berisha thotë se nuk do të paraqitet dy herë në muaj në SPAK. Mos-zbatimi i vendimit të gjykatës, i jep dritë jeshile prokurorisë të kërkojë masë sigurie më të rëndë, arrest në shtëpi me autorizim nga Kuvendi
27 Tetor 2023, 15:37 -
Arrestimi i Pëllumb Gjokës/ SPAK vë në sekuestro preventive 390 mijë metra katrorë pyll në Velipojë! Ishin në pronësi të biznesmenit
Tre muaj pas arrestimit të biznesmenit Pëllumb Gjoka, SPAK vendos në sekuestro preventive një sipërfaqe totale prej 390 mijë metra katrorë të ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë të Shkodrës.
27 Tetor 2023, 12:16 -
12 mijë euro për leje shfrytëzimi, 7.500 për të mos prishur objektin në Ksamil!' Arrestohet zyrtari i Urbanistikës në Sarandë dhe inspektori i IKMT-së
Pronarët e një objekti në plazhin e Ksamilit kanë çuar në pranga një zyrtar të Urbanistikës në bashkinë e Sarandës dhe një inspektor të IKMT-së. Report Tv informoi mbrëmë për operacionin e arrestimit si dhe sjelljen e të arrestuarve në Tiranë.
26 Tetor 2023, 22:55 -
U kap me 50 kg hashash të presuar në banesë dhe 240 rrënjë canabis, lihet në burg 38-vjeçari në Berat
Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka dhënë sot masën e sigurisë për 38-vjeçarin Petrit Dyli,i cili u arrestua 3-ditë më parë në kuadër të operacionit policor të koduar "Brothers",ku e gjetën dhe asgjësuan 50.5 kg Hashash i presuar brenda në një banesë në fshatin Pobrat në Dimal dhe 240 rrënjë canabis,të mbjella në një parcelë afër banesës
26 Tetor 2023, 18:15 -
GOLAT/ PSG mund 3-0 Milanin dhe vështirëson rrugën e italianëve! Barcelona bën ligjin në Champions League, fitojnë City dhe Dortmund
Champions League mbylli javën e tretë të ndeshjeve në grupe. Këtë të mërkurë gjithçka nisi me dy ndeshje në 18:45. Barcelona fitoi 2-1 kundër Shakhtar Donetsk, teksa Feyenoord mposhti në Roterdam 3-1 Lazion. Në 21:00 PSG fitoi 3-1 me Milanin në Paris. Tri pikë edhe për Dortmund, Man. City dhe Porto.
25 Tetor 2023, 23:05 -
-
Refuzoi të shfaqej në gjyq, avokatët në 'Studio Live': Berishës mund t'i ashpërsohet masa e sigurisë deri në ‘arrest me burg’! Krijoi precedent të rrezikshëm
I ftuar në “Studio Live” në Report Tv avokati Arbër Hoxha nënvizoi se Berisha nuk mund të merret forcërisht në gjykatë, por tha se prokurorët mund të kërkojnë që masa ndaj tij të përshkallëzohet në një masë më të ashpër, ai ajo e arrestit të shtëpisë ose arrestit në burg.
25 Tetor 2023, 19:24 -
-
Në sekuestro preventive 5512 m2 truall i Artan Gaçit! Reagon Olta Xhaçka: SPAK të bëjë punën e vet i papenguar nga askush, Berisha le të lehë
Prokuroria e Posaçme vendosi në sekuestro preventive 5512 m2 truall Artan Gaçit bashkëshortit të ish Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Përmes një reagimi të ish ministrja e Mbrojtjes akuzon Berishën si shpifës.
25 Tetor 2023, 13:28 -
-
-
-
57-vjeçarja Merushe Gjuzi u hodh nga furgoni pas sherrit me burrin dhe gjeti vdekjen, lihet në burg 68-vjeçari në Elbasan
Gjykata e Elbasanit dhe prokuroria kanë vendosur masën arrest me burg për bashkëshortin e 57-vjeçares Merushe Gjuzi, e cila u vetë hodh nga furgoni i fshatit Papër, pak ditë më parë në aksin Elbasan-Peqin, e për pasojë ndërroi jetë
24 Tetor 2023, 15:25 -
‘Tempulli’/ Shisnin drogë afër shkollës 'Sabaudin Gabrani' në Tiranë, arrestohen 5 të rinj! Iu gjetën 163 doza kanabisi
Pesë të rinj, të moshave 16-20 vjeç shisnin drogë në afërsi të shkollës 9-vjeçare 'Sabaudin Gabrani'. Ata siguronin lëndën narkotike, e ndanin në doza dhe më pas e shisnin pranë shkollës, apo në zona të tjera në Tiranë afër shkollave.
24 Tetor 2023, 12:00 -
Refuzoi të njihet me masën e sigurisë, 'skadon' afati për Sali Berishën, nesër zhvillohet seanca: Do merret në pyetje për aferën e 'Partizanit'
Nesër do të zhvillohet seanca gjyqësore për ish kryeministrin Sali Berisha ndaj të cilit GJKKO ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje në lidhje me aferën e ish kompleksit Partizani. Pavarësisht ngërçit ligjor për caktimin dhe njoftimin e masës për kufizimin e lëvizjes Gjykata ka caktuar seancë gjyqësore për marrjen në pyetje të personit në hetim, Sali Berisha.
23 Tetor 2023, 17:34 -