-
-
Guterres: Gaza është shndërruar në 'një varrezë për fëmijë'
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri të hënën thirrje urgjente për një armëpushim humanitar në Gazë, duke thënë se ajo po shndërrohet në një "varrezë" për qindra fëmijë palestinezë në ditë, pas një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit që nuk solli ndonjë rezultat
7 Nëntor 2023, 09:04 -
Lufta/ Goditet autokolona humanitare e Kryqit të Kuq! SHBA: Jo ripushtimit të Rripit nga Izraeli, Gaza do të mbetet palestineze
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu,tha në një intervistë për ABC News se vendi i tij do të ketë "përgjegjësi të përgjithshme për sigurinë" e Rripit të Gazës "për një periudhë të pacaktuar" pasi të përfundojë lufta me Hamasin
7 Nëntor 2023, 08:04 -
Poloni, presidenti i jep shansin e parë për të formuar qeverinë kryeministrit aktual Morawiecki
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda i dha mandatin të hënën kryeministrit Mateusz Morawiecki që të përpiqet të formojë qeverinë e ardhshme pasi partia e tij nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS) fitoi zgjedhjet e muajit të kaluar.
6 Nëntor 2023, 22:24 -
Cilat janë arsyet e konfliktit izraelito-palestinez dhe si nisi ai?
Lufta mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit, që më 7 tetor sulmuan qytete dhe komuna izraelite (të njohura si kibbutz), është më e fundit në konfliktin që vazhdon prej 7 dekadash ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, e cila ka shkaktuar paqëndrueshmëri në Lindjen e Mesme
6 Nëntor 2023, 20:38 -
Akuzoheshin për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, GJKKO shpall të pafajshëm 7 zyrtarët e Drejtorisë së stampimit të targave Durrës
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur të pafajshëm 7 personat e arrestuar nga SPAK në Drejtorinë e stampimit të targave dhe shtypshkrimeve Durrës, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shkelje e barazisë në tendera” e kryer në bashkëpunim.
6 Nëntor 2023, 17:01 -
Situata e rëndë në spitalet në Gaza, Jordania hedh nga ajri ndihma mjekësore dhe ushqim
Një aeroplan jordanez ka hedhur nga ajri pajisje mjekësore jetike dhe ushqim në një spital fushor në Rripin e rrethuar të Gazës të dielën gjatë mbrëmjes, rreth dy javë pasi nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit
6 Nëntor 2023, 10:16 -
Afera ‘Partizani’/ Berisha shpërfill vendimin e GJKKO, nuk shkon në SPAK dhe sulmon Dumanin: Vepron si bandit
Sali Berisha refuzoi të zbatojë vendimin e GJKKO duke mos u paraqitur në SPAK për masën e sigurisë të vendosur ndaj tij për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani. Në kohën kur duhej të ishte para oficeres, ai u shfaq tek Kryesia e Kuvendit duke sulmuar publikisht kreun e SPAK Altin Dumani ndaj të cilit përdori edhe termin bandit. Mosparaqitja e ish-kryeministrit, mund të pasohet me kërkesën e prokurorëve për zëvendësimin e masës me arrest shtëpie.
6 Nëntor 2023, 07:24 -
-
Berisha s'i bindet gjykatës, rrezikon masë më të rëndë! Nëse s’paraqitet nesër, SPAK mund të kërkojë autorizim për ‘arrest shtëpie’
Gjykata e Posaçme i ka lënë Sali Berishës orën 10.00 të së hënës së 6 nëntorit si detyrim për tu paraqitjen e parë tek oficerja e SPAK që po e heton për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Nëse nuk paraqitet, ish-kryeministri rrezikon zëvendësimin e masave detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit, me arrest në shtëpi, e cila zbatohet me autorizim nga Parlamenti. Skenari tjetër është vijimi i masës aktuale në mungesë, ku Berisha përfaqësohet me avokat kryesisht.
5 Nëntor 2023, 13:25 -
-
-
Në takimin me Sekretarin Blinken, udhëheqësit e vendeve arabe pritet të bëjnë thirrje për armëpushim në Gazë
Vendet arabe aleate të Uashingtonit do të bëjnë presion ndaj Sekretarit të Shtetit Antony Blinken që të sigurojë një armëpushim të menjëhershëm në Gazë, gjatë një takimi të ministrave të jashtëm në Aman të shtunën, ndërsa Shtetet e Bashkuara përpiqen të bindin Izraelin për një ndërprerje të përkohshme të luftimeve për të lejuar hyrjen e ndihmave për palestinezët.
4 Nëntor 2023, 16:49 -
-
Bojkoti i ‘Mjekësisë’ jep efektet e para, studentët i kërkojnë dekanit sezon provimesh shtesë për të kapur kredite për kalimin në vitet pasardhëse
Pas dakordësisë për t’u kthyer në auditorë, Studentët e Mjekësisë i kanë kërkuar Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë Xheladin Draçini zhvillimin e një sezoni shtesë provimesh që t’iu shërbejë studentëve për plotësimin e krediteve të nevojshme për kalimin e vitit pasardhës.
3 Nëntor 2023, 11:06 -
Pasi zbuloi arsyen e ndarjes nga Getinjo, Vivien trazon sërish ujërat! Thumbon hapur reperin
Romanca që lindi në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova mes këngëtarit të njohur Getinjo dhe Vivien Thano, u përfol si një lidhje që nuk do të zgjasë shumë dhe kështu ka ndodhur pasi çifti i dhanë fund lidhjes së tyre pak kohë më parë.
3 Nëntor 2023, 09:28 -
-
-
Mbahen peng nga Hamasi 32 foshnje dhe të mitur në tunelet nëntokësore në Gaza! Apeli i prindërve: Ju lutemi lirojini
Prindërit e dëshpëruar të 32 fëmijëve që janë rrëmbyer dhe po mbahen peng Hamasi iu lutën mbrëmë grupit terrorist t'i lironte ata. Sipas gazetës britanike 'The Sun', në total kjo ka të bëjë me 32 emra djemsh dhe vajzash që u rrëmbyen në rrjetin e tuneleve 500 kilometra të gjatë të lëvizjes terroriste palestineze
2 Nëntor 2023, 14:44 -
-
Gjermani, lehtësime të tjera për refugjatët që kërkojnë azil
Sipas projekt-amandentit të ri të miratuar nga qeveria gjermane të mërkurën nga rregullorja për ndryshimin e statusit nga refugjat në migrant pune do të përfitojnë edhe azilkërkues të refuzuar që kanë ardhur në Gjermani deri më 31.12. 2022.
1 Nëntor 2023, 21:25