-
Situata epidemiologjike në vend, Brataj për Report TV: Kemi kërkuar vaksinim për këdo që është mbi 18 vjeç, studentët duhet të mbrojnë shëndetin e të gjithëve
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një intervistë për Report Tv ku ka folur rreth pandemisë dhe situatës epidemiologjike në vend, theksoi se veçimi i studentëve nga diskutimi për detyrimin e studentëve për të kryer vaksinën anti-COVID nuk është i drejtë dhe korrekt pasi nga institucionet është kërkuar vaksinim për të gjithë mbi moshën 18 vjeç dhe edhe studentët duhet të japin kontributin e tyre për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.
21 Tetor 2021, 14:15 -
Propozimet e opozitës për ndryshimet kushtetuese/ Soreca: Puna në kuvend, kjo është demokracia! Berisha kryetar i PD? Ambasadori i BE: Bashkëpunim si me çdo parti
Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca nga Korça, teksa u pyet për 3 amandamentet e propozuara nga PD për ndryshimet kushtetuese tha se kjo është demokracia
21 Tetor 2021, 13:06 -
-
Operacioni i SPAK/ Lejuan kultivimin e 4000 rrënjë kanabis dhe dekonspironin aksionet, 'detyrim paraqitje' për 4 policë, në kërkim nënkomisari i Pukës! Pranga 9 trafikantëve, mes tyre kokat e grupit
Pas një hetimi 1-vjeçar SPAK ka goditur një grup kriminal në fushën e kultivimit të kanabisit në zonat malore të Pukës e Mirditës duke vënë në pranga 9 trafikantë, mes tyre kokat e grupit. 4 efektivë të tjerë janë në masën "detyrim paraqitje", ndërsa është shpallur në kërkim nënkomisari i policisë së Pukës, Kastriot Bicukaj i akuzuar për favorizim të kultivimit të kanabisit për grupet kriminale.
21 Tetor 2021, 12:28 -
Kontrabandë ilaçesh, 4 të arrestuar në Durrës, në pranga edhe dy doganierë të Portit
Është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “POROSIA” nga blutë e qytetit të Durrësit, duke shoqëruar kështu 4 persona, 2 prej të cilëve doganier. Artan Topuzi, 58 vjeç dhe Enkel Shehi, 52 vjeç, me detyrë doganier, të dy banues në Durrës, janë arrestuar pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollin e imtësishëm të mjetit ku u gjetën mallrat kontrabandë
21 Tetor 2021, 11:30 -
Doza e tretë dhe vaksinimi i fëmijëve +16 vjeç, nesër vendos Komiteti Ekspertëve! Ministria e Shëndetësie: Nesër nis aplikimi i vaksinës kundër gripit
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, vizitoi ditën e sotme Shkodrën, në kuadër të një aktiviteti kushtuar “tetorit rozë”, muajit të sensibilizimit të kancerit të gjirit, nga ku edhe foli lidhur me pandeminë edhe vaksinimin masiv kundër COVID-19.
21 Tetor 2021, 11:21 -
Dhunoi kryebashkiakun e Selenicës, arrestohet biznesmeni, u konfliktuan për linjat e transportit të udhëtarëve në Vlorë
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku biznesmeni i linjës së udhëtarëve Vlorë-Sevaster, Pellat Bonaj, 57 vjeç, ka vajtur për t'i kërkuar llogari kryebashkiakut Binaj se pse linjën që ai e kishte në administrim i ishte dhënë pa të drejtë një subjekti tjetër. Pas debatit të ashpër, biznesmeni ka goditur me grusht kryetarin e Bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj. Pas ngjarjes ai është arrestuar.
21 Tetor 2021, 10:25 -
‘Pa Gjurmë’ realizon takimin e shumëpritur të Ifete Sherifit me të birin, pas 37-vitesh ajo nuk mundi ta njohë
E pazakontë ishte historia e zonjës, që humbi kujtesën që prej vitit 2014, pasi u gjet në rrugë me goditje të rënda në kokë, së cilës pak kohë më parë ’Pa Gjurmë’ në Report TV i gjeti familjen. Ifete Sherifi, që jeton në Shtëpinë e të Moshuarve në Poliçan, prej 7 vitesh ishte konsideruar e vdekur nga familjarët, të cilët u befasuan kur panë tek shfaqej në Report Tv. Emocioneve të përcjella në studio puntatën e 23 shtatorit, iu shtuan edhe ato që ’Pa Gjurmë’ përcolli këtë të mërkurë nga takimi i nënës me djalin e saj Arian Çikon. Stafi udhëtoi drejt qytetit të Poliçanit, ku jeton 63-vjeçarja duke përcjellë të tjera emocione të forta.
20 Tetor 2021, 17:02 -
-
Vendimet e qeverisë/ Krijohet drejtoria për luftimin e korrupsionit në administratë! Grant për program pilot në 4 bashki për kursim dhe eficencë të energjisë elektrike
Në vendimet e sotme të qeverisë ishte edhe krijimi i një rrjeti koordinatorësh anti-Korrupsion dhe drejtori në Ministrinë e Drejtësisë që do të luftojë korrupsionin në administratën publike.
20 Tetor 2021, 13:38 -
Ndryshimet kushtetuese, PD dorëzon në Kuvend amendamentet! Basha: 95 % e demokratëve më duan! S'dal në bazë të mbush sallat se s'dua të vë në pozitë inferioriteti Berishën
Lulzim Basha ka folur sërish qartë për situatën brenda partisë Demokratike. Ai tha se nuk do të dalë në bazë për të bërë garë me ish- liderin se kush mbush sallat më shumë, pasi Berisha do të ndihej inferior. Lidhur me nismën për Veting të politikanëve, Basha tha se politika duhet të pastrohet njëherë e mirë nga të korruptuarit, qofshin të majtë apo të djathtë.
20 Tetor 2021, 13:13 -
Përmbarimi shkon të prishë Cirkun e Tiranës, aktorët shfaqje në shenjë proteste: Shpronësoni tokën që të mos ikim ose përgatisni një ambient të ri
Historia e prishjes së Cirkut të Tiranës, ku përmbaruesit dhe artistët e cirku përplasen mes tyre vijon prej vitesh. Përplasjet kanë nisur që kur Gjykata Administrative me vendim të formës së prerë i ka kaluar truallin ku ndodhet cirku pronarit privat. Ditën e sotme përmbaruesit kanë shkuar për të zbatuar urdhrin e boshatisjes së Cirkut dhe mbylljen e çadrës së Cirkut.
20 Tetor 2021, 12:11 -
Këshilli Kombëtar i Integrimit, Tabaku: Shqipëria e papërgatitur për negociatat! Balla: I kemi plotësuar kushtet! Mazi: Jemi gati, negociatat me metodologjinë e re
E ndërsa maxhoranca e cilëson pozitiv progres raportin e KE, për përfaqësuesit e opozitës të paktën 9 tregues janë negativë. Në këshillin e Integrimit kryetarja Jorida Tabaku tha se nuk sheh rezultate të drejtësisë së re dhe korrupsionin është i lartë në administratë, ndërsa Bylykbashi i cilësoi regres zgjedhjet e 25 prillit.
20 Tetor 2021, 10:37 -
Grabitet me armë shtëpia e noterit të njohur në Sarandë, i lidhin familjarët e i marrin 2 mln lekë! Dyshohet për hakmarrje, Thoma Kaçi i hetuar për falsifikimin e shit-blerjeve të 28 apartamenteve
Banesa e një noteri është grabitur në Sarandë, nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa hetimet janë orientuar tek konfliktet e noterit Thoma Kaçi, i cili është hetuar për shitjen abuzive, me firma të falsifikuara të 28 apartamente. Tre muaj më parë prokuroria ka kërkuar dënimin e këtij noteri me 9 muaj burgim për falsifikim dhe shpërdorim detyre.
20 Tetor 2021, 09:30 -
Aksion antidrogë me urdhër të SPAK në Lezhë, lëshohen 20 urdhër-arreste, nga të cilët 12 të ekzekutuara! Mes tyre të arrestuar 5 efektivë policie të përfshirë në kultivimin e kanabisit
Policia e Shtetit me urdhër të SPAK po zhvillon në Lezhë një operacion antidrogë. Report Tv mëson se deri tani janë ndaluar 12 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Ndër të arrestuarit në Lezhë janë edhe efektivë policie të përfshirë në kultivimin e trafikun e kanabisit. Kjo është edhe arsyeja se pse hetimi po ndiqet nga SPAK dhe SHÇBA.
20 Tetor 2021, 09:01 -
-
Progres-raporti i KE/ Rama: I vetmi udhërrëfyes për ne, gjykuesi më i drejtë dhe i paanshëm! Bllokimet nga vendet e BE, për politikë! Soreca: Duhet përparim në çështjen e vettingut dhe lirinë e fjalës
Dukej si një 'Deja Vu' konferenca për shtyp e Kryeministrit Rama dhe ambasadorit të Bashkimit Europian në vendin tonë nga Kryeministria në Tiranë. Për të disatin raport progresi radhazi Komisioni Europian thotë thuajse të njëjtat fjalë për Shqipërinë duke konkluduar se duhen hapur sa më parë negociatat me Shqipërinë por problemet e brendshme të vendeve anëtare e pengojnë këtë.
20 Tetor 2021, 07:47 -
Fëmijët braktisin nënën në rrugët e Beratit! Ermini Marini në ’Pa Gjurmë: Më quajnë fajtore pse nuk kanë atësi
Babai i braktisi dhe u kyçi derën dy fëmijëve të mitur, duke i lënë vetëm në shtëpi. Ata nuk e njohën kurrë të atin, por as ai nuk ua dha atësinë. Sot, që kanë kaluar afro 20 vite nga kjo histori djali dhe vajza fajëson nënën e tyre për pasojat që solli ndarja e prindërve. E trishtuar dhe e vetmuar, nëna e tyre Ermini Marini nga Berati rrëfeu në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, pasi prej një viti nuk i sheh me sy fëmijët e saj, djalin 22 dhe vajzën 21-vjeçare. Që prej gushtit të këtij viti ajo ka humbur çdo kontakt.
19 Tetor 2021, 18:11 -
Strategjia kombëtare për rininë, Rama me nxënësit në Durrës: Problem informatika dhe laboratorët, i adresojmë në projektbuxhetin e vitit që vjen
Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Durrës, ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me nxënës të shkollave të ndryshme të qytetit bregdetar, në kuadër të projektit të qeverisë për të hartuar Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë (2022-2029). Ndërsa dëgjo problematikat e nxënësve, Rama tha se pothuajse ata kanë të njëjtat problematika, duke theksuar se ato do të adresohen që me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.
19 Tetor 2021, 17:35 -
Dita e dytë në Universitet, Korça dhe Elbasani ‘nuk zënë mënd’ lejojnë edhe të pavaksinuarit në auditorë, studentët: Nuk bëjnë diferencime për shkak të vaksinës
Studentë me maska, disa të tjerë pa, ndërsa kishte edhe nga ata që në duar kishin pasaportën e vaksinimit, si të vetmen mundësi për të hyrë në auditorë, ndërsa krejt ndryshe duket situata në Universitetin e Korçës dhe të Elbasanit ku sërish është shkelur urdhri.
19 Tetor 2021, 12:50 -
'Ligjet' diskutojnë platformën e Qeverisë për bashkëqeverisje, Xhafaj: ProjektLigji është i shkruar keq! Korreshi: Duket si çorape leshi e veshur në behar
Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, PS dhe PD kanë debatuar për projektligjin e “Agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje”. Fatmir Xhafaj tha se ligji është i shkruar keq dhe nuk ka qartësinë e nevojshme. Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshin ironizoi këtë platformë duke thënë se i duket "si një çorape leshi e veshur në behar".
19 Tetor 2021, 12:44
