-
Tomini për Report Tv: Në gusht do kemi pikun e Delta-s në Shqipëri, në botë 90% e rasteve do jenë me këtë variant! S’kemi rekomandim për një dozë të tretë të vaksinës
Sezoni turistik është shoqëruar edhe me një lehtësim të masave, por edhe me një ulje të vigjilencës së qytetarëve ndaj rrezikut të COVID-, por ekspertët ngrenë alarmin për një rritje të ndërgjegjësimit. Kjo sepse, sipas zv.ministres së Shëndetësisë, Eugena Tomini në mesin e muajit gusht në masën 90% do të dominojnë qarkullimi i variantit Delta, në të gjithë botën, e për pasojë edhe në vendin tonë.
30 Korrik 2021, 13:59 -
Abuzim me tenderat, KLSH kallëzon në SPAK 5 funksionarë të Ministrisë së Brendshme, rritën kostot e ndërtimit të godinave të policisë e shkelën barazinë
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar në SPAK, Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion, një kallëzim penal ndaj 5 funksionarëve të Ministrisë së Brendshme. KLSH i akuzon se kanë abuzuar me tenderat për rikontruksion dhe ndërtimin e disa godinave, si Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Komisariati i Policisë Nr. 4 Tiranë, Komisariati i Policisë Pogradec, Komisariati i Policisë Mirditë.
30 Korrik 2021, 13:44 -
U shpall ‘Non Grata’/ Kim ultimatum Bashës: Në shtator në Parlament pa Berishën! Një parti s'mund të 'hajë bar' për hir të një deputeti! Të shkëputemi nga komunizmi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e duan Sali Berishën e shpallur ‘Non Grata’ në parlament në muajin shtator dhe tashmë “topi” është në fushën e Lulzim Bashës. Ky mesazh i qartë i është dhënë sot Bashës sy më sy nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim në takim që zhvilluam për rreth një orë e gjysmë.
30 Korrik 2021, 13:01 -
-
-
Temperatura të larta dhe pritje pafund, radhët e gjata të makinave në Kapshticë marrin fund! Grekët i përshtaten ritmit shqiptar dhe punojnë sërish me disa sportele
Teksa jemi në kulmin e sezonit veror turistik dhe temperaturat janë të larta, orët e para të paradites janë formuar radhë të gjata makinash në pikën kufitare të Kapshticës, me emigrantë shqiptarë pas pushimeve në Shqipëri, por tashmë situata është normalizuar.
30 Korrik 2021, 10:17 -
Vlorë/ Zjarr në Tragjas, Radhimë e Karaburun! Digjen qindra hektarë me shkurre e pemë! Flakët përpijnë hyrjen e Ksamilit! Punonjësit 'luftojnë' me mjete rrethanore
Prej disa ditësh tashmë, zjarret kanë 'pushtuar' sipërfaqe të tëra në Vlorë, ku në Karaburun, Tragjas e Radhimë, po digjen hektarë të tërë me bimësi e pyje. Flakët në gadishullin e Karaburunit vijojnë prej 4 ditësh tashmë, ndërsa situata mbetet mjaft kritike, pasi rrezikohet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë. Tymi i zi ka "pushtuar" edhe Ksamilin.
30 Korrik 2021, 10:02 -
Histori njerëzore në mes të flakëve të ‘ferrit’ në Turqi, fjalët e fundit të një 25-vjeçari: Ndihmoni zjarrfikësit! Komunikimi i fundit mes një babai dhe djalit të tij
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale mund të dëgjohen lutjet e një fermeri për të shpëtuar bagëtitë e tij nga djegia. Në zërin përgjërues të fermerit mund të dëgjohen lutjet e tij për kafshët, të mos ofrohen tek flakët.
30 Korrik 2021, 09:56 -
Me 2 mina me telekomandë në çantë, gati për t'i shitur, bie në prangat e policisë 38-vjeçari durrsak në Lezhë! Arrestimi pas 3 javë hetimesh
Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Lezhë, pasi iu gjetën 2 mina me telekomandë. Në pranga ka rënë Besnik Osmani, banues në Sukth, Durrës, ndërsa arrestimi i tij ka ardhur pas 3 javë hetimesh, me finalizimin e operacionit të koduar “Miloti”.
30 Korrik 2021, 08:39 -
Emergjenca mjedisore në Fier, tymi toksik 'pushton' qytetin! Report Tv sjell pamjet dhe apelin e qytetarëve: U helmuam këtu! Përplasje politike prej plehrave, Basha: Katastrofë! Subashi: Penguat 2 vite investimin
Emergjenca mjedisore e krijuar në Fier pas zjarrit në fushën e plehrave atje ka krijuar edhe përplasje politike. Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë në lidhje me djegien e mbetjeve në landfillin e Fierit, ku sot është dita e 4-të që re tymi vijojnë të qëndrojnë pezull mbi qytet. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.
30 Korrik 2021, 08:09 -
E rëndë në Mat, 3 fëmijë gjejnë një armë duke kullotur bagëtitë në mal dhe luajnë me të! Vritet aksidentalisht 13-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gërnac në Mat, ku është gjetur i vrarë me armë zjarri një 13-vjeçar. I mituri me mbiemrin Keqi u gjet nga Policia në mesnatë, ndërsa mësohet se ai është vrarë aksidentalisht, pasi po luante me shokët, me një armë që e kishin gjetur duke kullotur bagëtië në mal.
30 Korrik 2021, 07:47 -
-
-
-
Basha me kreun e Komunës së Bujanovcit: Shqiptarëve në Luginën e Preshevës po u bëhet spastrim etnik, Rama hesht! ‘Ballkani i hapur’, t'i japim fund kësaj hipokrizie
Pas takimit me kreun e Komunës së Bujanovcit Nagip Arifi në selinë e PD, kryedemokrati Lulzim Basha, ka ngritur shqetësimin se shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me spastrim etnik nga Serbia
29 Korrik 2021, 16:26 -
Gushti, i hapur për vaksinim masiv për qytetarët +18 vjeç! Manastirliu: Studentët të vaksinohen para shkollës, 24% e popullsisë ka marrë të 2 dozat! Vijnë 20 mijë doza
Muaji gusht do të jetë muaj i hapur vaksinimi masiv për çdo qytetar mbi 18 vjeç. Lajmi bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ndërkohë, 24% e popullsisë është vaksinuar deri më tani me të dyja doza e vaksinës kundër COVID.
29 Korrik 2021, 14:51 -
Çollaku: Beteja jonë në shtator në çdo front , edhe në rrugë, por paqësisht! Largimet masive në Korçë? S’është dramë! U dorëhoqën, por s’ikën nga PD-ja
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka deklaruar se beteja e opozitës në parlament do të zhvillohet në të gjitha frontet, por në mënyrë paqësore. Ai nuk e përjashtoi mundësinë për protesta në rrugë, mirëpo kjo si një formë paqësore tha ai, duke theksuar që synimi nuk është rrëzimi i qeverisë Rama, por sipas tij, shkatërrimi i fenomenit kur “pushteti është i kapur nga krimi”.
29 Korrik 2021, 13:24 -
Mbi 46 mijë biznese kërkojnë punonjës! Industria përpunuese vuan më shumë për krah pune
Mbi 46 mijë biznese në vend po kërkojnë punonjës aktualisht. Sipas të dhënave të siguruara nga Agjencia Kombëtare e punësimit, sektori që po vuan më shumë mungesën e punonjësve është industria përpunuese. Ndërsa në treg po kërkojnë më shumë profesione elementare.
29 Korrik 2021, 12:52 -
Zero minuta vonesa në kufi në 2023, një leje pune dhe lëvizje e lirë e mallrave! Firmosen marrëveshjet e mëdha në Shkup! 'Minishengeni' bëhet 'Ballkani i Hapur'
0 minuta vonesa në kufi në 2023, një leje pune vitin e ardhshëm, kualifikim i përbashkët, marrëveshje për shëndetin dhe 3-fishin i kapaciteteve në fatkeqësi natyrore janë ato të cilat kanë rënë ditën e sotme dakord liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në 'Ballkanin e Hapur'.
29 Korrik 2021, 12:25 -
Tjetërsim pronash në Kadastrën e Tiranës, hetimi nisi pas dyshimeve për blerje votash më 25 prill! Zbardhet dosja! 2 mln lekë në dorë për hipotekën e tokës
Deri në 2 milion lekë paguhej për të nxjerrë hipotekën e tokës në Kadastrën e Tiranës. Janë këto shifrat e përmendura në përgjime sipas dosjes së siguruar nga Report Tv. Ndërsa ky hetim ka nisur për krimet zgjedhore deri sa SPAK ka zbuluar korrupsionin e zyrtarëve.
29 Korrik 2021, 12:10 -
I iku në mënyrë spektakolare policisë gjatë aksionit të dështuar anti-drogë te 'Varri i Bamit', dëshmia e të riut: Mendova se po më vidhnin makinën! Zbardhet dosja
Gazmir Cani, ishte i riu i cili “nxori” zbuluar Forcat Operacionale të Tiranës, i ciu iu iku me Benzin e tij në mënyrë spektakolare nga duart efektivëve që po zhvillonin një operacion anti-drogë në zonën e quajtur ‘Varri i Bamit” në Tiranë.
29 Korrik 2021, 11:35
