-
Komiteti i Ekspertëve: Varianti Delta i COVID në 10 qytete, 6 prej rasteve të vaksinuar me 2 doza jashtë shtetit! S’ndryshojnë masat, jo vaksinim i detyruar për të rinjtë
Varianti Delta i COVID qarkullon në mënyrë masive në vendin tonë, ndërsa Komiteti Teknik i Ekspertëve teksa bëri të ditur 10 qytetet ku është konfirmuar vendosi të mos ndryshojë masat anti-COVID. Silva Bino e ISHP bëri me dije se 6 prej rasteve me Delta janë të vaksinuar me të dyja dozat.
26 Korrik 2021, 11:25 -
-
Prokurori mbylli çështjen e plagosjes me thikë të 5 besimtarëve në xhaminë ‘Dine Hoxha’, imami Kalaja: As të plagosurit s’u thirrën fare për të dëshmuar
Pas lajmit se Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 19 prill të këtij viti në xhaminë "Dine Hoxha" në kryeqytet, Rudolf Nikollajt plagosi me thikë 5 besimatrë ka ardhur edhe reagimi i imamit të xhamisë.
26 Korrik 2021, 09:35 -
Petro Koçi dëshmon në SPAK: Të lajmë hesapet me botën e krimit, janë shumë influentë në Fier! I lidhur me LSI dhe ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve
Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për të dëshmuar në lidhje me deklaratat e bëra disa ditë më parë në 'Report Tv' se në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.
26 Korrik 2021, 09:28 -
Vritet 47-vjeçari në Klos, goditet me sende të forta nga gruaja dhe vajza e tij! Policia i arreston! Familja jeton në kushte ekstreme! Fqinjët: Kishin probleme mendore (EMRAT)
Një 47-vjeçar është vrarë nga gruaja dhe vajza e tij në Bulqizë. Ylber Lezi është gjetur nga pa shenja jeta dhe i dhunuar në banesën e tij, ndërkohë që bashkëshortja dhe vajza e tij, respektivisht Mine Lezi dhe Aida Lezi, nuk linin policinë të futej në banesë.
26 Korrik 2021, 08:37 -
Riaktivizohet sërish vatra e zjarrit në malin Dukat, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme! Prefekti i Vlorës: Janë djegur rreth 120 ha tokë
Vatra e zjarrit në malin e Dukatit është riaktivizuar sërish, pas disa orësh pasi u shua me mjete rrethanore nga zjarrfikësit e Vlorës. Era dhe thatësira kanë riaktivizuar sërish zjarrin, që siç shihet nga pamjet për përhapet në një pjesë të konsiderueshme të territorit malor
26 Korrik 2021, 07:39 -
Vijon të digjet pylli me pisha në Gjorgoz të Patosit! Zjarrfikësit bëjnë thirrje që të ndërhyhet për shuarjen e zjarrit nga ajri
Prej më shumë se 2 ditësh po vijon që të digjet pylli me pisha në Gjorgoz, Fier. Forcat zjarrfikëse të Fierit dhe të Patosit, tashme prej orësh po luftojnë me flakët. Ndërkohë në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë, por shuarja e flakëve është e vështirë për shkak të terrenit të thyer
25 Korrik 2021, 18:02 -
Ministria e Shëndetësisë konfirmon prezencën e variantit Delta, Manastirliu: Respektoni masat dhe vaksinohuni! Sot 22 raste të reja me COVID
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se, në vijim të procesit të monitorimit të situatës së Pandemisë COVID-19 nga Instituti i Shëndetit Publik, pjesë e së cilës është dhe monitorimi për variantet qarkulluese, nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2
25 Korrik 2021, 15:16 -
-
Reforma në Drejtësi, përgjigjja e Yuri Kim pasi pyetet nëse po shkohet drejt 'peshkut të madh': Jam diplomate, jo peshkatare! Institucionet po nisin të përmbushin përgjegjësitë e tyre
Nga Pusteci i Korçës, ku mori pjesë në Festivalin "Mik", Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, në fjalën e saj e vuri theksin te Reforma në Drejtësi. Ajo tha se kjo reformë po çohet përpara, ndonëse shtoi se po ecën më ngadalë nga çdo të donte SHBA.
25 Korrik 2021, 13:13 -
Certifikohen të rinjtë e projektit të Bashkisë për zhvillimin ekonomik të Tiranës, Veliaj: Mos u dorëzoni para pengesave
Kryebashkiuaku Erion Veliaj, ka mirëpritur një grup të rinjsh të cilët u bënë pjesë e projektit të përfshirjes në zhvillimin ekonomik të Tiranës. Duke përgëzuar të rinjtë për angazhimin në jetën publike të kryeqytetit dhe kontributin e tyre për një qytet më të mirë, Veliaj tha se kjo dëshmon edhe njëherë prioritetin dhe fokusin që Bashkia u jep sot të rinjve.
25 Korrik 2021, 12:23 -
Tragjedi në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga, 10 viktima e 44 të plagosur! Arrestohet shoferi: Më zuri gjumi! Kosova nesër në zi kombëtare! Identifikohen 7 qytetarë që ndërruan jetë
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm, pasi një autobus me targa të Kosovës u përfshi në një aksident Kroaci. Autobusi me 67 pasagjerë po bënte linjën Frankfurt-Prishtinë. Është arrestuar shoferi i autobusit, ndërsa në dëshminë e tij ka thënë se e kishte zënë gjumi për një moment.
25 Korrik 2021, 10:23 -
Dukagjin/ Në kërkim për vrasje të dyfishtë, RENEA plagos me snajper 52-vjeçarin! Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe me armë në dorë tentoi të largohej
Ardian Narkaj, 52 vjeç, i shpallur në kërkim për një vrasje, ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në Dukagjin të Shkodrës, gjatë një operacioni të forcave RENEA për kapjen e tij. RENEA zbarkoi mbrëmjen e djeshme në Razëm, por Narkaj nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, ndërsa qëlloi kundër efektivëve me armë zjarri, duke tentuar të vrasë dy prej tyre. Për Pasojë forcat RENEA kanë reaguar duke qëlluar me snajper në drejtim të 52-vjeçarit, duke e lënë atë të plagosur.
25 Korrik 2021, 08:55 -
Pas 'fërkimit' të makinave, i riu nxjerr pistoletën dhe qëllon dy persona në Tiranë, i lë të plagosur! Autori në kërkim ndërkombëtar nga EUROPOL për tentativë vrasje dhe trafik armësh
Një plagosje e dyfishë me armë zjarri u regjistrua mbrëmje e sotme në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën "Todi Shkurti", në një lokal, ku mësohet se të plagosur kanë mbetur Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërsa policia ka identifikuar dhe po punon për kapjen e autorit.
24 Korrik 2021, 20:47 -
-
Kangjellat anash rrugëve, Veliaj reagon ashpër: Ato mbrojnë jetë njerëzish, gjykata na urdhëron t’i heqim, vendime skandaloze të lobuara nga lokalet dhe lavazhet
Krybashkiaku Erion Veliaj ka përmendur sot një vendim të gjykatës, për të hequr rrethimet mbrojtëse anash rrugëve të Tiranës, çka ai e ka quajtur skandaloz dhe të marrë nën lobimin e pronarëve të lokaleve apo lavazheve. Veliaj tha se kangjellat mbrojtëse janë aty sepse shpëtojnë jetën e qytetarëve.
24 Korrik 2021, 14:22 -
Veliaj prezanton flotën e parë të autobusëve të gjelbër “Go Green” në Tiranë: Ditë e rëndësishme për modernizimin e transportit urban, të parët në rajonin tonë
Bashkia e Tiranës ka prezantuar sot linjën e re të autobusëve hibridë dhe elektrikë në Tiranë. 20 autobusët e parë “Go Green” mbërritën sot në sheshin “Nënë Tereza” dhe brenda muajit gusht do të futen në qarkullim, ndërsa investimi do të kompletohet gradualisht edhe me 22 mjete të tjera
24 Korrik 2021, 14:00 -
Qeveria me plan të ri menaxhimi në vjeshtë për situatën e COVID, pritet përkeqësim! Rakacolli: Po punojmë për të bërë edhe një fushatë vaksinimi për gripin
Autoritetet shëndetësore po bëjnë gati planin e ri të menaxhimit të situatës së COVID në stinën e vjeshtës ku pritet të ketë rritje të rasteve e përkeqësim. Deklarata u bë në Report Tv nga Kryetarja e Komitetit Teknik të ekspertëve, Mira Rakacolli
24 Korrik 2021, 12:54 -
-
Zhvatën 4 mln euro nëpërmjet mashtrimit online/ Pas kompjuterit hiqeshin biznesmenë, në gjyq kokëulur! Lihen në burg mashtruesit
Në afro tre vite përfituan 4 milion euro me mashtrim kompjuterik ndaj bizneseve e bankave, ndërsa para gjykatës dolën thuajse të zbathur e kokëulur. Për çiftin nga Kameruni dhe dy shqiptarët Xhentil Kupe e Fatbardh Danja, gjykata caktoi masën e arrestit me burg, ndërsa dosja e siguruar nga ReportTv zbardh detajet se si të arrestuarit bënin një jetë luksoze nëTiranë me paratë që i vodhën me mashtrim biznesmenëve shqiptarë e të huaj.
24 Korrik 2021, 11:35 -
Pezullim i linjës me Italinë, dëm ekonomik Portit të Vlorës! Skëndaj për Report Tv: Jemi me sytë nga vendimi i fqinjëve por ka përmirësim krahasuar me vitin e kaluar
Në Portin e Vlorës ka një situatë në përmirësim sa i përket fluksit të udhëtarëve por është ende larg nga pritshmëritë. Kjo për shkak të pezullimit të lëvizjeve të lira me Italinë. Gjatë një interviste për Report Tv, kreu i degës së përpunimit në Portin e Vlorës Festim Skëndaj detajon situatën prej fillimit të korrikut.
24 Korrik 2021, 11:31
