-
Vlorë/ Për të shtatën ditë radhazi zjarret djegin kurorën e gjelbër të Karaburunit, sot dita e dytë e ndërhyrjes nga ajri, helikopteri hedh mbi 300 mijë litra ujë, situata problematike! Zjarr edhe në Tragjas, Radhimë e Kuç
Situata e zjarreve vijon të mbetet kritike në Vlorë. Edhe këtë të hënë është nën flakë Karaburuni, një prej vatrave më të mëdha në këtë qark aktive prej 7 ditësh. Ndërhyrja nga ajri për të dytën ditë radhazi nuk ka mundur që ta shuajë këtë vatër të rrezikshme që vijon të mbetet ende problematike.
2 Gusht 2021, 07:34 -
U rrezikuan 5 banesa, kryetarja e Bashkisë Kurbin: Vihen në kontroll vatrat e zjarrit në Mamurras, dëmet të mëdha! Të çojmë para drejtësisë përgjegjësit
Pas disa orësh janë vënë nën kontroll 2 vatrat e fuqishme të zjarrit në zonën e Mamurrasit, që rrezikuan 5 banesa. Lajmin e ka bërë me dije kryetarja e Bashkisë Kurbin Majlinda Cara e cila thotë se ndonëse vatrat janë vënë nën kontroll kanë lënë pas dëme të mëdha.
2 Gusht 2021, 07:21 -
2 vatra zjarri në Mamurras, rrezikohen 5 banesa! Era favorizon flakët, 2 zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e tyre! Peleshi: Vatër kritike (VIDEO+FOTO)
Situata me zjarrin në Mamurras te Kurbinit vijon të jetë mjaft e vështirë. Flakët po përparojnë, të favorizuara edhe nga temperaturat e larta. Aktualisht ka dy varta zjarri në lagjen “Demokracia” dhe në fshatin Shpërdhet.
1 Gusht 2021, 20:44 -
5 fëmijë në Siri, pas 19 të riatdhesuarve gjyshërit Shuli apel nga Pogradeci: Mbesat e nipërit i kemi në kamp, folëm para 1 muaji, duan të dalin sa më parë
Dylber e Asie Shuli nga fshati Zargocan i Pogradecit pas apeleve të vazhdueshme, insistojnë serish sot në ditën kur u riatdhesuan 19 shqiptarë nga kampi i 'Al Hol' në Siri, që të bëjnë thirrje me dorë në zemër për të shpëtuar mbesat dhe nipërit e tyre që ndodhen në kampin e ferrit.
1 Gusht 2021, 14:38 -
Teatri Kombëtar, Veliaj flet për Report Tv nga Japonia: Problem i ezauruar, do të vijojë ndërtimi! Çdo punë e bukur në Tiranë është kundërshtuar nga disa sharlatanë
Në një intervistë të dhënë live nga Tokio, ku i është bashkëngjitur ekipit tonë kombëtar në lojërat olimpike atje, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se tashmë problemi është tejkaluar dhe gjithçka është bërë në funksion edhe të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
1 Gusht 2021, 11:46 -
Merr fund emergjenca mjedisore në Fier, shuhen vatrat e zjarrit në fushën e mbetjeve që 'mbytën' qytetin në tym! Subashi: Jo më depozitim mbetjesh, nga nesër i transportojmë në incenerator
Merr fund emergjenca mjedisore në Fier. Janë mbyllur të gjitha vatrat e zjarrit në fushën e mbetjeve që "mbytën" qytetin me tym prej 5 ditësh.
1 Gusht 2021, 11:08 -
-
-
Pas 10 ditësh më në fund një helikopter për shuarjen e zjarreve duket në qiellin e Vlorës! Për pak orë vendos nën kontroll disa nga vatrat më të mëdha! Ende asnjë përgjigje për vonesën dhe dëmet
Sot në qiellin e Vlorës pas më shumë se 10 ditësh flakë dhe tym është dukur më në fund një helikopter me mision për të fikur zjarret. Helikopteri në vetëm pak orë punë ka bërë shumë, janë vënë nën kontroll vatrat më të mëdha të zjarreve dhe tashmë po punohet me intensitet për fikjen përfundimtare të tyre. Por duhet thënë se në Karaburun, Tragjas dhe zonën e Kuçit ka ende flakë dhe tym dhe luftë me zjarret!
1 Gusht 2021, 08:52 -
Të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë! Rama: Operacion i rrezikshëm, do ketë një tjetër! 2 persona s'erdhën, janë pengje
Shkon në 25 numri i shqiptarëve të riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, Roj e Alhol. Këtë të diel 5 gra shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol” në Siri kanë shkelur në atdhe
1 Gusht 2021, 08:10 -
Zjarri në Përmet, digjen 23 hektarë kullota e pyje në Ballaban e fshatin Kutal! Terreni thepisur nuk lejon ndërhyrjen e zjarrfikëses, flakët deri në kufi me Beratin
Pas situatës kritike me zjarret në Vlorë, një vatër është aktivizuar edhe në Përmet. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe në kullotave dhe pyjeve në fshatin Kutal dhe Ballaban në zonën e Përmetit. Zjarri është aktivizuar pasditen e sotme, ndërsa terreni i thepisur dhe i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.
31 Korrik 2021, 18:11 -
Vlora në flakë prej 10 ditësh, zv.ministrja e Mbrojtjes Bici e pranon: Helikopterët janë në remont! Zjarret të ishin parandaluar nga pushteti vendor
Në pikun e sezonit të zjarreve për shkak të thatësirave dhe temperaturave të larta dhe në një kohë kur Vlora prej 10 ditësh po digjet nga zjarret, helikopterët që mundësojnë ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e flakëve janë dërguar për remont. Atëherë kur helikopterët duhen pikërisht për shuarjen e flakëve sidomos në terrene të vështira, ata nuk janë të disponueshëm duke lënë plotësisht zbuluar nevojat për ndërhyrje.
31 Korrik 2021, 15:23 -
-
Kokaina në kontejnerët e ‘Alba Exotic Fruit’, SPAK merr në dorëzim dosjen, debate në seancë! GJKKO lë në burg administratorin e kompanisë, në kërkim pronari
Këtë të shtunë, në GJKKO është zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj pronarit të kompanisë Alba Exotic Fruit Eduart Dautin dhe administratorit Bajron Gumeni, ky i fundit i arrestuar për sasinë 11 kg e 675 gram të kapura në kontejnerët e kompanisë më 13 korrik. Gumeni u la në burg nga GJKKO ndërsa Dauti është ende në kërkim.
31 Korrik 2021, 11:18 -
Dita e 5-të e zjarrit në fushën e mbetjeve në Fier, rrugët e qytetit ende të ‘pushtuara’ nga tymi toksik, përhapet nga era
Sot shënohet dita e 5-të e zjarrit në fushën e mbetjeve urbane në Fier dhe ndonëse vatrat janë të fikura rrugët e qytetit vijojnë të jenë ende të pushtuara nga tymi.
31 Korrik 2021, 10:37 -
Zjarri në Ksamil, arrestohet një 25-vjeçar, dyshohet se dogji një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë ullishte
Një 25-vjeçar është arrestuar sepse dyshohet se i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke në Ksamil. Flakët dolën jashtë kontrollit dhe dogjën një sipërfaqe shumë të madhe në këtë zonë, duke shkaktuar dëme të mëdha. Policia prangosi Edmond Zogajn, 25-vjeç, për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”
31 Korrik 2021, 09:54 -
Artan Lame: Politika mos të përzihet, dosjet po i çoj vetë për hetim! Koçi: Kadastra na krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier, ka raste që dikush duhet çuar në SPAK
Akuzave të deputetit të zgjedhur të PS Petro Koçit i cili tha se duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike në Fier, iu është përgjigjur edhe drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame nga Patosi
31 Korrik 2021, 08:31 -
Vlora 10 ditë nën flakë, përpijnë mijëra hektarë pyje në Tragjas e Karaburun! Zjarri rrezikon të përparojë drejt zonave të banuara në Dukat! Prefekti: E domosdoshme ndërhyrja nga ajri
Prej 10 ditësh Vlora e rrethuar nga zjarri! Në të gjithë qarkun vijojnë që të digjen mijëra hektarë pyje dhe në Tragjas dhe Karaburun. Në Karaburun zjarri ka përparuar duke rrezikuar të prek dhe zonat e banuara në Dukata Fushë në lagjen Kanal. Administrata rajonale e zonave të mbrojtura Vlorë ka kërkuar nga zjarrfikëset të jenë në gatishmëri dhe se banorët të jenë vigjilentë.
31 Korrik 2021, 07:21 -
Flakët masive përpijnë hyrjen e Ksamilit, zjarri përhapet me shpejtësi! Dyshohet se është i qëllimshëm
Një vatër zjarri është aktivizuar në një zonë të gjelbër në hyrje të Ksamilit. Siç shihet nga pamjet, zjarret janë përhapur masivisht, ndërkohë që era ndihmon në përhapjen e flakëve me shpejtësi, duke shkrumbuar zonën me shkurre
30 Korrik 2021, 20:23 -
-
Hapet gara për Aeroportin e Sarandës, investim 37 mln euro! Balluku: Synojmë maksimalisht 1 mln pasagjerë në vit! Aeroporti sezonal, ndërtimi nga privati
Nga e hëna, hapet gara për ndërtimin e aeroportit të katërt në vend, atij të Sarandës. Aeroporti do të funksionojë 7-8 muaj në vit, ndërsa ndërtimi i tij nga privati do të kushtojë 37 milionë euro. Gara për këtë koncesion mbyllet në 23 shtator, dhe pritshmëritë janë që brenda 4 viteve të para të operimit të arrihen 1 milionë pasagjerë
30 Korrik 2021, 15:27
