Shqiptarja logo
E martë 30 Dhjetor 2025 - Përditësimi i fundit 13:59

  • Home
  • Edicionet Lokale
  • KronikË
  • Politikë
  • Shëndeti
  • Ekonomi
  • Sport
  • KOSOVË & RAJONI
  • BotË
  • KulturË
  • Editorial
  • Opinion
  • Të Fundit
  • Sociale
  • Drejt Punës
  • Speciale
  • Lajme të mira
  • Lifestyle
  • VIP & Spektakël
  • Receta
  • Horoskopi
  • Dosje
  • Fotogaleri
  • Videogaleri
  • Pikë e zezë
  • Sondazhe
  • TiranË
  • VlorË
  • Elbasan
  • KorçË
  • DurrËs
  • DibËr
  • Fier
  • KukËs
  • LezhË
  • Berat
  • GjirokastËr
  • ShkodËr
Shqiptarja LIVE logo

Rezultatet e kërkimit për: 315 /6214 Rezultate (0.06 seconds)

  • Lajme
  • Fotogaleri
  • Video
  • Zjarri 'pushton' Karaburunin, punonjësit e ADZM 'luftojnë' me mjete rrethanore, 2 orë në këmbë për të pirë ujë! Në Radhimë rrezikohen bizneset e banesat, në flakë dhe Mali i Kuçit

    Një zjarr i madh ka rënë në zonën e Radhimës në Vlorë, ku rrezikohen biznese dhe banesa. Ndërkaq vijon të jetë aktiv zjarri edhe në gadishullin e Karaburunit. Edhe pse punonjësit e zonave te mbrojtura (ADZM) kanë qenë gjatë gjithë natës në terren për fikjen e zjarrit dhe normalizimin e situatës, gjendja vijon të jetë problematike pasi në zonën mbi kishën e Marmiroit në Orikum flakët janë aktivizuar serish.
    29 Korrik 2021, 08:23
  • Dorëheqjet masive të PD në Korçë, Kadilli: Shpërthim nga shpërfillja, gati të largohen kryetarë të tjerë degësh! Berisha e Basha viktima të njëri-tjetrit

    Dorëheqjet e kryetarit të PD në Korçë Andrea Mano, Sekretarit të Përgjithshëm, Devis Osmani dhe 13 anëtarëve të kryesisë sipas anëtarit të Këshillit të PD Fatbardh Kadalli kanë ardhur pasi nuk kanë marrë mirënjohje për punën që kanë bërë. 
    28 Korrik 2021, 21:44
  • Tymi i djegies së mbeturinave 'pushton' Fierin, ambientalisti Ferruni: Rrezik ekstrem, qytetarët të largohen nga vendbanimet, dy helme kancerogjene po përhapen në ajër

    Ambientalisti Lavdosh Ferruni tha në Report Tv se rasti është një rrezik ekstrem dhe se me djegien e plastikës prodhohen disa nga helmet  më të rrezikshme në planet siç janë dioksina dhe furana, të cilat janë kancerogjene. Ferruni tha se banorët duhet të largohen nga vendbanimet, dhe të mbyllen dyert dhe dritaret. Ferruni tha se duhet të bëhet mbulimi me dhe, dhe kjo është masa më e mirë
    28 Korrik 2021, 18:52
  • Temperatura 43 gradë, mjeku Bajraktari: Rrini në vende të freskëta! Kujdes fëmijët dhe të moshuarit me sëmundje kronike

    Mjekët apelojnë që fëmijët dhe të moshuarit kryesisht të qëndrojnë brenda në vende të freskëta këto ditë kur temperaturat kanë qenë përvëluese duke shënuar deri në 43 gradë Celcius. Ata këshillojnë shmangien e aktivitete pasi rrezikojnë sëmundje kardiake.
    28 Korrik 2021, 16:57
  • 68 vjetorin e armëpushimit me Korenë e Jugut, Kim Jong Un e feston me fishekzjarre dhe paradë ushtarake

    Kim Jong Un ka festuar me shumë pompozitet 68-vjetorin e përfundimit të Luftës së Koresë me një paradë ushtarake ku morën pjesë edhe mijëra veteranë.
    28 Korrik 2021, 13:13
  • Fier/ Me 'Ferrari' luksoz, me shpejtësi 231 km/h, arrestohet polaku! 50-vjeçari me patentë false, policia sekuestron makinën

    Mbase në rrugët e Polonisë do të hezitonte të ecte mbi trefishin e shpejtësisë së lejuar, por në Shqipëri kjo nuk ka përbërë problem për polakun 50-vjeçar. Ky i fundit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u ndalua në Bypass-in e Fierit, pas u konstatua duke lëvizur me një Ferrari luksoz, me shpejtësi skëterrë 231 km/h.
    28 Korrik 2021, 11:23
  • Emergjencë mjedisore në Fier, tymi mbulon edhe qytetin, plehrat në flakë në landfill! Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit: Në fund të gushtit gati inceneratori për të kaluar mbetjet

    Qyteti i Fierit është mbuluar mëngjesin e sotëm nga një mjegull tymi nga zjarri i fushës së mbetjeve urbane e cila mori flakë ditën e djeshme. Një re e dendur tymi ka mbuluar qytetin si pasojë e erës. Banorët ankohen se prania e tymit ndjehet edhe në frymëmarrje.
    28 Korrik 2021, 10:45
  • Skandali me operacionin te 'Varri i Bamit', policët merren në pyetje për aksionin e dështuar! Flet pas dëshmisë në Prokurori gazetari që u shtri barkas nga efektivët: Dorëzova 2 videot që filmova vetë

    Sot 6 protagonistëve të aksionit të dështuar të operacionit të drogës te ‘Varri i Bamit, po u merren deklarimet në lidhje me ngjarjen. Bëhet fjalë për 5 efektivët e policisë, të cilët trafikanti iu iku nga duart në mënyrën më spektakolare. E pasi nuk arritën që të ndalonin trafikantin e drogës, efektivët i kthyen gazetarit Ergys Gjençaj duke e shtrirë për tokë vetëm për faktin se ai po filmonte këtë operacion, ku policia dështoi për ta finalizuar me arrestimin e trafikantëve që po shkëmbenin kokainë.  
    28 Korrik 2021, 10:02
  • Zjarr në pyllin e fshatit Tragjas të Vlorës, era favorizon flakët, zjarrfikësit tentojnë t'i shuajnë me mjete rrethanore! Dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

    Të shkaktuar nga dora e njeriut, apo nga temperaturat ekstremisht të larta që kanë përfshirë vendin, zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe të tëra me kullota e pyje. Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar sot në fshatin Tragjas të Vlorës. Flakët favorizohen nga era, ndërsa zjarrfikësit tentojnë t'i shuajnë me mjete rrethanore.
    28 Korrik 2021, 07:55
  • Kreu i Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej: Barinjtë po na vënë zjarrin! Vështirësia për fikjen në zonat malore

    Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej në një intervistë për Report Tv tregon se një pjesë e mirë e zjarreve në vend janë të qëllimshme, nga barinj, ose individë që kanë konflikte pronësie. Dedej thotë se në terrenet malore shuarja e zjarreve është e vështirë, ndërsa problem mbetet riaktivizimi i tyre
    27 Korrik 2021, 18:43
  • Zbardhet pas 17 vitesh në ’Pa Gjurmë’ dëshmia për 9-vjeçarin e humbur Artur Cara: Hipi në makinën tip ’Fuoristradë’, personi i veshur polic e gënjeu me para

    17 vite nga humbja e Artur Carës nga Elbasani mbërrin dëshmia e parë në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV. Asokohe një 9-vjecar, Arturi u zhduk nga tregu i qytetit, ndërsa shiste qese plastike bashkë me të vëllanë e tij më të madh Blerimin. 
    27 Korrik 2021, 17:36
  • Alarmi 'SOS' për punëtorë nga disa sektorë të ekonomisë! Sekretari i shoqatës së prodhuesve: Kërkojmë punonjës të huaj, tregu drejt kolapsit! 'Vuajmë' gabimet e bëra 30 vite në arsim

    I gjithë sektori i prodhimit në vend po përballet me mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar. Sekretari i shoqatës së prodhuesve Arben Shkodra në një intervistë për Report TV është shprehur se ka mungesë punonjësish të kualifikuar më treg, dhe shkak për këtë është edhe arsimi
    27 Korrik 2021, 17:15
  • Lojërat Olimpike/ Ekspertët sportiv për Report Tv: Medaljet e Kosovës turp për Shqipërinë, në KOKSH nuk ka profesionalizëm

    Mungesa e medaljeve të Shqipërisë në Lojërat Olimpike sipas ekspertëve sportivë është mungesë investimi. Ndryshe nga Kosova ata thonë se Shqipëria nuk ka një program për sportin, ndërsa akuzojnë për mungesë profesionalizmi Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar.
    27 Korrik 2021, 16:26
  • I vihet flaka mbeturinave në Fier, banesat dhe bizneset përreth përfshihen nën ‘pushtetin’ e tymit

    Fusha e mbetjeve urbane në Fier, në vendin e quajtur Mbrostar, është për përfshirë nga flakët
    27 Korrik 2021, 15:59
  • Raporti i OSBE për zgjedhjet, Basha: Konfirmoi që 25 prilli ishte masakër zgjedhore! Mbron grupet e armatosura për mbrojtjen e votave: Është detyrë qytetare

    'Vulë' të vjedhjes së zgjedhjeve e konsideroi kreu i PD-së, Lulzim Basha Raporti e OSBE mbi 25 prillin. Në një konferencë për shtyp, një ditë pas publikimit të raportit përfundimtar për zgjedhjet, Basha tha se u konfirmuan akuzat e tyre se 25 prilli ishte një "masakër zgjedhore" dhe se nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira.
    27 Korrik 2021, 12:14
  • Rama në kantieret e shkollave që po rindërtohen në Kamëz: Do dalin më të bukura se ato që rrënoi tërmeti! Rakip Suli: Do të jenë gati në shtator

    Rreth 9 mijë nxënës në Kamëz do ta nisin vitin e ri shkollor në ambientet e shkollave të reja. Ndërsa inspektoi punimet në kantieret e rindërtimit të shkollave, kryeministri Edi Rama thotë se ato do të ndërtohen më të mirë dhe më të bura se ato që rrënoi tërmeti i 26 nëntorit.
    27 Korrik 2021, 11:55
  • Dosja Gërdeci/ GJKKO nuk rihap hetimin për Fatmir Mediun: Asgjë s'e pengonte prokurorinë të hetonte, vepra është parashkruar! SPAK: Do e ankimojmë

    Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e SPAK, Fatmir Mediu nuk do rihetohet. Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për rihapje të hetimeve për çështjen e shpërthimit të Gërdecit.
    27 Korrik 2021, 11:50
  • Zhbëhet PD në Korçë, jep dorëheqjen kreu i partisë dhe 14 anëtarë të Kryesisë: Lidershipi po e kthen partinë në klienteliste! Basha hesht, e injoron çështjen

    Dega e Korçës trondit PD. Dorëhiqen në grup kryetari, Andrea Mano, sekretari i përgjithshëm dhe 13 anëtarë të kryesisë, të cilët akuzojnë Bashën se e drejton partinë me arrogancë e klientelizëm dhe po e përdor atë për interesat e veta duke hedhur poshtë sakrificat e anëtarësisë në këtë opozitë të vështirë.
    27 Korrik 2021, 11:09
  • Humbi një medalje, por fitoi një bashkëshort! I dashuri i propozon live sportistes argjentinase në Tokio

    Nuk fitoi një medalje në Tokio, argjentinasja Maria Belen Perez Maurice, por ndoshta ka fituar diçka më të rëndësishme, dashurinë e jetës.
    27 Korrik 2021, 09:29
  • Korrupsion për përfitim pronash, SPAK bastis zyrat e Kadastrës në Tiranë, 3 sekserë në pranga, 2 zyrtarë me detyrim paraqitje, pezullohet punonjësi i ASHK-it, 1 në kërkim

    'Ndërmjetësi' është operacioni i rradhës i SPAK që vijon të godasë korrupsionin në nivele të zyrtarëve të lartë. Sot së bashku me Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë zhvilluar një aksion në zyrat e Kadastrës rajonale në Tiranë duke shoqëruar disa zyrtarë.
    26 Korrik 2021, 19:23
  • Skënder Brataj: 21 raste me variantin Delta janë konfirmuar nga 1 qershori deri në 11 korrik, 11 në vatra familjare! Asnjë vaksinë s'të mbron 100% nga infektimi

    Nga 1 qershori deri më 11 korrik në vendin tonë janë konfirmuar 21 raste me variantin Delta. Kështu deklaroi Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në Report Tv.
    26 Korrik 2021, 17:34
  • First
  • 184
  • 185
  • 186
  • 187
  • 188
  • Last
  • Kodi Etik

  • Kontakt

  • Rreth Nesh

  • Raportoni Ju

  • Puno me ne

© 2011 - 2025 Shqiptarja.com - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i kesaj faqeje