-
Rama në Athinë, krah ish-kryeministrit Papandreou: Morëm mandatin e 3-të si parti e ndryshimit, jo e pushtetit! BE-së i duhet Ballkani, s’ka përgatitje për dasmën e tretë, vafsh në djall
Nga edicionin e 23-të i “Symi Symposium” në Athinë, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou, kryeministri Edi Rama sërish ka kritikuar Bashkimin Europian për mosmbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë
14 Korrik 2021, 15:16 -
Statuti i partisë, Komisioni Statutor kalon vetëm propozimet e Bashës, rrëzohen draftet e Kadillit dhe Harxhit
Komisioni i Përhershëm Statutor në PD shqyrtoi sot propozimet për ndryshimin e statutit. Në përfundim të mbledhjes që zgjati me shumë se dy orë, kaluan vetëm propozimet e Bashës, të cilat anëtari i Komisionit Enno Bozdo i quajti thjesht rregullime të statutit aktual. Ai tha se duhet të merreshin parasysh edhe idetë e Kadillit, që reformojnë më tej partinë.
14 Korrik 2021, 13:40 -
Nishani në Report Tv: S’iki nga PD! Propozimet e Bashës për statutin, dashakeqe, po kthen partinë në zyrë personale e Këshillin Kombëtar nga vendimmarrës në organ këshillues
Joserioze e dashakeqe I cilëson Bujar Nishani propozimet e Bashës për ndryshimet në statut, që sipas tij synojnë të kthejnë këshillin kombëtar në organ këshillues. Për Report Tv Nishani thotë se nuk largohet nga PD edhe nëse Basha e shkarkon dhe thotë se ai jo vetëm që s’ka vullnet për reformimin e partisë, por po e kthen atë në zyrë personale.
14 Korrik 2021, 13:14 -
'Jam në formë të jashtëzakonshme', Calja premton historinë për Shqipërinë: Në Olimpiadë për medalje, për doping mos kini frikë
Briken Calja për Report TV premton se në Tokio do ti sjellë Shqipërisë medaljen e parë në Lojrat Olimpike. Ai thotë se gëzon një formë të jashtëzakonshme, ndërsa siguron se në rast triumfi nuk do të ketë frikë për doping.
14 Korrik 2021, 13:11 -
Dosja/Tenderi korruptiv me uniformat e policisë,Ardi Veliu kundërshtoi kompaninë fituese: Probleme me çmimet, këmisha me mëngë të gjata, më e lirë se ajo me të shkurtra
"Report Tv" ka siguruar të tjera detaje nga dosja hetimore në lidhje me abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë në Ministrinë e Brendshme, ku më 10 korrik u arrestuan 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë.
14 Korrik 2021, 11:57 -
4 të arrestuar në Durrës, juristi i Kadastrës dhe 3 të tjerë, falsifikuan dokumentet e regjistruan një pronë 2000m2 dhe një godinë 550m2 mbi të! Përdorën fotoshopin
Duke përdorur fotoshopin 1 biznesmen i ndihmuar nga një jurist i Kadastrës së Durrësit kanë falsifikuar dokumentat dhe kanë regjistruar një pronë 2000m2 dhe një ndërtesë 550 m2 mbi të. Së bashku me 2 punonjës të biznesmenit ata janë arrestuar të katërt sot.
14 Korrik 2021, 11:04 -
VIDEOLAJM/ Në Elbasan fitohet lufta me 'Kalin e Trojës', më në fund IKMT e shemb 'dhuratën' që këtë herë nuk erdhi nga grekët! Disa vite më parë i rrëzoi fadromën
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit - IKMT, ka njoftuar sot se është ka rrëzuar “Kalin e Trojës”, një ndërtesë pa leje e cila prej vitesh qëndronte në anë të unazës së qytetit në Elbasan. Ishte ndërtuar në trotuar dhe pengonte lëvizjen e qytetarëve.
14 Korrik 2021, 10:33 -
Analistët: Figurat e reja 'pro' Rama, pjesë e kabinetit të ri! Andoni: PS po shmang 'xhaketat' e vjetra, s’kontribuan! Çupi: Mandati i tretë, i jep fund 'vuajtjes' 30-vjeçare
Partia Socialiste po promovon të rinjtë në politikë dhe po largon të vjetrit që nuk japin kontribut, ky është mendimi i analistëve Ben Andoni dhe Frok Cupi. Gjatë mandatit të tretë do të përmbyllë reformat e rëndësishme dukei dhën fund dhe tranzicionit.
13 Korrik 2021, 21:27 -
Mori 2000 euro nga 2 gra për të futur njërën në punë, GJKKO 'arrest shtëpie' për ish zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda dhe dy të përfshirat! Avokatja nga Durrësi që bëri ndërmjetësen
Gjykata e Posaçme ndaj Korrupsionit, me kërkesë të SPAK, ka vendosur ‘arrest shtëpie’ për ish zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila akuzohet se ka përfituar para dhe të mira materiale të padrejta nga dy gra Majlinda Hasani dhe Florida Beu, për punësimin e kësaj të fundit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.
13 Korrik 2021, 20:47 -
Kapen rreth 12 kg kokainë në kontejnerin me banane në Portin e Durrësit! Erdhi nga Ekuadori 2 ditë më parë, u mbajt nën vëzhgim! Ndalohen shoferi e menaxheri i firmës, Report Tv zbardh itinerarin
Një sasi kokaine prej rreth 11 kg e 675 gram është kapur në Portin e Durrësit mesditën e sotme, në një kontejner të ngarkuar me banane që vinte nga Ekuadori. Kokaina u gjet pas një kontrolli të Policisë Kufitare, ku nga skaneri rezultoi se droga ishte e fshehur në pjesën e motorit të frigoriferit të kontejnerit. Policia ka shoqëruar shoferin e kamionit që shkoi të tërhiqte kontejnerin si dhe menaxherin e firmës shqiptare që e kishte porositur.
13 Korrik 2021, 12:56 -
-
'Venecia' shqyrton 30 qershorin në 14 tetor! Shqipëria e vetmja me kërkesë nga Gjykata Kushtetuese, shtetet e tjera nga ministra e deputet
Me datën 14 tetor, Komisioni i Venecias pritet që të shqyrtojë kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për një opinion për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
13 Korrik 2021, 11:19 -
Kanabis brenda serës ku ishte Ekonomi, drejtori i Qendrës Bujqësore në Lushnje: Mbillet me urdhër të prokurorisë, mbahet 45 ditë dhe më pas çohet për analiza në laboratorin e kriminalistikës
Drejtori i Qendrës Bujqësore në Lushnje, Andrea Muça ka pohuar se aktualisht në serat e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, ndodhen disa kubike të mbjella me fara që dyshohet të jenë kanabis sativa (hashash). Këto bimë dhe fara të porsambjella janë mbjellë në serat eksperimentale të qendrës me urdhër të prokurorisë dhe qendrojnë aty për 45 ditë deri dhe në zhvillimin e plotë
13 Korrik 2021, 10:48 -
Spastrohet Ksamili nga shelzogët pa leje, pushuesit 'ngulin' çadrat personale dhe shijojnë detin
Plazhi i Ksamilit është pastruar nga shezlongët e pronarëve të bizneseve që i kishin vendosur nga leje. Report Tv sjell pamje nga operacioni i efektivëve të Policisë teksa po largojnë shezlongët.
13 Korrik 2021, 10:01 -
Tentativa për pengimin e zgjedhjeve lokale të 2019 dhe abuzimi me tenderin e druve, SPAK dërgon në GJKKO ish-kryebashkiakun e PD të Pogradecit dhe 5 vartësit e tij
SPAK ka dërguar sot në Gjykatë ish-kryebashkiakun PD në Pogradec, Eduart Kaprin dhe 5 vartësit e tij, të cilët do të gjykohen në lidhje me tentativën për të penguar zgjedhjet lokale në 30 qershor 2019 si dhe për akuzën për abuzim me tenderin për blerjen e druve të zjarrit me vlerë 9.2 mln lekë në vitin 2017.
13 Korrik 2021, 08:34 -
Helmim masiv në Deçan, 1500 qytetarë me simptoma, shpallet gjendja e jashtëzakonshme! Autoritetet e komunës: Kemi nevojë për mjekë
Pas vdekjes së 2 personave dhe rreth 1500 të tjerë me simptoma të helmimit, kryetari komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe prokuroria ka nisur hetimet megjithese përgjigjja analizave mikrobiologjike nuk kanë dalë akoma. Ndërkohë shefja e kabinetit të komunës Deçan, Dafina Cacaj në lidhje live me Report Tv tha se po kërkohen mjekë shtesë për të përballuar situatën por nuk ka rrezik për humbje jete të tjera.
13 Korrik 2021, 07:48 -
Pasioni dhe vullneti kapërcejnë çdo barrierë, iniciatori i Kombëtares së të Amputuarve Julian Çela: Të rinjtë të mos rrinë kafeneve, sporti na ka ndryshuar jetën
Pasioni dhe vullneti mund të mposhtë çdo barrierë! Mungesa e gjymtyrëve nuk është më një pengesë për personat e pasionuar pas sportit. Këta djem kanë gjetur forcën për t'u ngritur në këmbë dhe për të ndjekur pasionin e tyre, duke krijuar “Ekipin e Futbollit të të Amputuarve Shqiptarë”
12 Korrik 2021, 18:27 -
1 muaji argëtim dhe emocione, 'Tirana Fan Zone' mbyll siparin me koncertin e Aurela Gaçes dhe të Elita 5 ! Bashkia: Axhendë e ngjeshur aktivitetesh në Tiranë në javët në vijim
Sheshi 'Skënderbej' në Tiranë ka qenë për 30 ditë një 'stadium' i vogël europian ku emocionet e futbollit kontinental janë ndier sikur të ishim në arenat më të shquara të Evropës ku u zhvilluan betejat futbollistike të EURO 2020. Ester Likaj, specialiste në Drejtorinë e Promovimit në Bashkinë e Tiranës, tregon detajet e organizimit.
12 Korrik 2021, 14:28 -
De Rossi në versionin i tërbuar dhe një vajzë 'topless' në rrugë, italianët nuk përmbahen për titullin kampion Europe
Festa e tifozëve italian pas fitimit të kampionatit europian ka qenë e papërmbajtur. Ajo nisi që në Londër dhe u pasua në të gjithë rrugët e Italisë, ndërsa sot në mëngjes aeroporti ishte i mbushur me tifozë në pritje të kombëtares. Ndërkohë disa vajza kanë shkuar deri aty sa të festojnë edhe toples.
12 Korrik 2021, 13:52 -
Lushnje, korrën grurin dhe i vunë zjarrin tokës, flakët rrezikonin banesat e bizneset rrotull, vihen nën kontroll nga 3 zjarrfikëse
Një zjarr ka rënë në tokat e Institutit të Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje. Zjarri ka rënë tokat e punuara me grurë, që ishin korrur 10 ditë më parë.
12 Korrik 2021, 13:35 -
Shtrenjtohen paketat turistike, operatori: Në gusht çmimet në jug mund të rriten me 30%! Rrezikon të krijohet imazhi që Shqipëria është vend i shtrenjtë
Operatori Turistik, Ferjol Ozuni, në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Eliza Gjediku, u shpreh se në jug të vendit kemi një rritje me 20% më shumë në krahasim me vitin 2019 apo vitin e kaluar, 10% më shumë në veri dhe 40% më shumë për paketat turistike në Turqi. Sipas Ozunit, muaji gusht, që është edhe piku i sezonit veror, mund të sjellë edhe një rritje të mëtejshme të çmimeve në jug të vendit në deri 30%.
12 Korrik 2021, 13:32
