-
Ulen rastet, por rritet numri i viktimave! Në 24 orë, 539 qytetarë pozitivë dhe 11 humbje jete! 30 pacientë rëndë në spital! Tirana, qarku më i prekur
Shqipëria i është rikthyer shifrave të larta të rasteve të reja dhe fatkeqësisht edhe të viktimave në 24 orët e fundit. Kjo e diel ka regjistruar 11 viktima me COVID-19, duke bërë që kurba e fataliteteve të mos pësojë një ulje prej disa ditësh, e ndërsa sot 539 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.
26 Shtator 2021, 17:25 -
8 qytetarë ndërrojnë jetë nga COVID në vendin tonë, mes tyre dhe një 33-vjeçare! Shënohen 768 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit
768 raste të reja janë shënuar në vendin tonë në 24 orët e fundit, të cilët kanë rezultuar pozitiv me Covid. Ndërkohë 8 qytetarë kanë ndërruar jetë, mes tyre dhe një 33-vjeçare
23 Shtator 2021, 18:11 -
Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare, Basha: Të reflektojmë për të mos lejuar asnjë formë të autoritarizmit të na ndajë nga Europa
Në ditën Europiane e Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur me anë të historisë të përçojë edhe një mesazh politik aktual.
23 Gusht 2021, 12:30 -
Rriten ndjeshëm rastet me COVID, 284 të infektuar në 24 orët e fundit! Mbi 1 mijë pacientë aktivë me virus
Janë rritur ndjeshëm rastet me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga 4,201 testime të kryera, kanë rezultuar pozitiv 284 persona. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete
11 Gusht 2021, 17:37 -
Gramoz Ruçi: Legjislatura e 9 e Kuvendit, 4 vite punë dhe kontribute për një Shqipëri evropiane! Legjislatura e reformës në drejtësi dhe përballjes me COVID
Jam i bindur se gjeneratat e reja të politikanëve dhe qytetarëve shqiptarë, gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë e Shqipërisë që do të vijnë në këtë sallë, do ta bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar, një vend më të mirë për të gjithë. Ju faleminderit të gjithëve.
7 Korrik 2021, 11:13 -
Lajm i bukur nga materniteti 'Koço Gliozheni', vijnë në jetë trinjakë
Lajmi i bukur nga materniteti 'Koço Gliozheni', ku kanë ardhur në jetë trinjakë. Lajmin e bëri me dije Minsitrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila postoi në Facebook foto të foshnjave, Kiarës, Siarës dhe Aidenit, në krahët e së ëmës.
30 Prill 2021, 09:19 -
Rishikohet për herë të tretë buxheti i shtetit! Shtohet optimizmi për të ardhurat, rriten pritshmëritë për 2 mld lekë
Ndryshon për herë të tretë buxheti i vitit 2021. Nëpërmjet një akti normativ qeveria ka vendosur të ndryshojë përsëei buxhetin më 14 prill të këtij viti duke rritur pritshmëritë për të ardhurat.
16 Prill 2021, 21:34 -
Komisioni i Ekonomisë miraton rishikimin e buxhetit 2021! KQZ merr 19.6 mln € për identifikimin elektronik! Opozita: Fondi për ta është shumë i lartë
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar rishikimin e parë të buxhetit 2021. Shkak për këtë rishikim është bërë nevoja për të financuar zgjedhjet e 25 prillit, duke shtuar buxhetin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me 19.6 milionë euro për identifikimin elektronik. Opozita e ka kontestuar këtë ndryshim me argumentin se buxheti i akorduar për zgjedhjet është shumë i lartë.
17 Shkurt 2021, 18:03 -
Qeveria ndryshon buxhetin e vitit 2021, shton pritshmëritë për të ardhurat
Buxheti nga 484,1 miliardë lekë ka shkuar në 487.5 miliardë lekë me një rritje prej 3.4 miliardë lekësh. Janë rritur edhe pritshmëritë për të ardhurat nga tatimet, taksat, ndërsa deficiti është i pandryshuar
8 Shkurt 2021, 20:20 -
Koronavirusi/ 125 mjekë e infermierë morën dozën e dytë të vaksinës!
125 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID. Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ku përmes një postimi në Facebook publikoi rezultatin e ditës së dytë të punës për marrjen e dozë së dytë të vaksinës Pfizer-Biontech nga mjekët e infermierët të spitaleve COVID.
3 Shkurt 2021, 19:42 -
Konfirmohen 3 rastet e para me variantin e ri britanik të COVID-19 në Kosovë! Rriten infektimet dhe viktimat nga virusi në 24 orët e fundit
Në Kosovë janë konfirmuar 3 raste pozitive me variantin britanik të COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë një konference për mediat ka thënë se disa ditë më parë IKSHPK-ja ka dërguar 35 monstra në Gjermani për analizë, nga të cilat 3 dolën pozitive me variantin britanik të COVID-19.
29 Janar 2021, 15:42 -
Ulet numri i rasteve të reja, por më shumë viktima! Sot 461 të infektuar dhe 14 humbje jete! S'fitojnë betejën me COVID ish-deputeti i PD-së, mësuesit e regjisorit
Kjo e diel ka shënuar sërish një ulje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 461 persona, ose 77 më pak se një ditë më parë. Në ndryshim nga rastet e reja, fatkeqësisht numri i viktimave ka një trend në rritje. Bëhet e ditur se 14 qytetarë kanë humbur betejën me këtë virus. Këto shifra kanë ardhur si rezultat i 1927 testimeve të kryera.
20 Dhjetor 2020, 16:49