-
VIDEO/ Tejkaluan lejen e ndërtimit, momenti kur shemben me shpërthim të kontrolluar 3 vilat në Sauk
Vilat 2-3 katëshe ishin ndërtuar në shkelje me lejen ndërtimore dhe u vunë në sekuestro në 4 nëntor pas një inspektimi në terren të ministres së brendshme Albana Koçiu shoqëruar dhe nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
7 Nëntor, 17:31 -
-
Paqja fiskale/ Nga fshirja e mbi 1 mld euro detyrime tek marrëveshja për tatimin mbi fitimin, si do të funksionojë ‘amnistia’?
Projektligji i hartuar nga Ministria e Financave për “Marrëveshjen e Paqes Fiskale”, sqaron se përfitues do të jenë të gjitha bizneset e mëdha, që nuk përfitojnë nga normat e reduktuara tatimore, kanë detyrime të papaguara, janë të dënuar me vendim të formës së prerë dhe janë subjekt hetimi nga administrata tatimore.
7 Nëntor, 17:25 -
Kuvendi i Serbisë miraton ndërtimin e hotelit të Kushnerit në ish-godinën e Shtabit të Përgjithshëm
Kuvendi i Serbisë e ka miratuar të premten një ligj të posaçëm për shembjen e godinës së bombarduar të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave në qendër të Beogradit, për t’i hapur rrugën ndërtimit të një hoteli luksoz nga Jared Kushner - dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump.
7 Nëntor, 16:38 -
-
Projektbuxheti/ Qeveria parashikon rritje ekonomike 3.9%, turizmi e ndërtimi me ndikimin më të madh! GDP në 2026-n shkon 28.3 mld euro
Prodhimi Kombëtar i Shqipërisë pritet të arrijë në 28.3 miliardë euro në fund të vitit 2026, duke u rritur me gati 1.4 miliardë euro në raport me vitin 2025. Në relacionin e projektbuxhetit thuhet se kontributin kryesor në rritjen ekonomike do ta ketë turizmi e ndërtimi, ndërsa bujqësia dhe industria do japin efekt minimal.
7 Nëntor, 15:35 -
Ekskluzive/ Shkodra “strehë” e kanabisit. Kultivon 87% të totalit të zbuluar në gjithë vendin (Korça vetëm 4 fidanë)
Nga janari deri në ditët e para të nëntorit, mbi 213 mijë rrënjë kanabisi janë asgjësuar në Shqipëri. Shifrat kanë rënie me mbi 30% krahasuar me vjet. Shkodra më problematikja: 87% e totalit të zbuluar në gjithë vendin i përket këtij qarku. Sipas shifrave që Report Tv siguron, të paktën 182 persona janë identifikuar të implikuar në kultivimin e kanabisit.
7 Nëntor, 15:02 -
-
Pr.Buxheti 2026, Rama: Paqja fiskale, falen detyrimet tatimore më të vjetra se 10 vite! Kush bën marrëveshje me tatimet shpëton nga kontrollet
Gati 507 milionë euro detyrime tatimore dhe doganore të krijuara deri në 31 dhjetor të vitit 2014 do të fshihen me përjashtim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
7 Nëntor, 13:15 -
-
-
-
Të dielën zgjedhjet e pjesshme, Rama në ‘Flasim’: PD në hall kujt t'ia lërë humbjen në derë! Kandidatët e PS: Fitore të thellë
Kryeministri dhe kandidatët e PS shprehën bindjen për fitoren e thellë të dielën. Rama ironizoi PD-në, teksa tha se s'guxoi të futet në garë me fytyrën e saj por zgjodhi kandidatë të pavarur. Iu kërkoi kandidatëve të tij që të fokusohen te fshati.
7 Nëntor, 09:37 -
-
Çfarë dëshmoi Basha për 21 janarin që u mbyll ‘rubineti’ i informacionit?!
Informacionet janë bllokuar, nuk ‘rrjedhin’ për qamet në media, duke na krijuar atë ndjesinë ndoshta të paqëllimshme dhe të gabuar se këto dosje nuk po hetohen, me këto dosje nuk po punohet dhe as po merren dëshmi nga zyrtarë të ndryshëm që kanë dijeni apo që janë zhytur kokë e këmbë në shkelje të ligjit!
7 Nëntor, 09:03 -
Aksionerët e Teslës miratojnë pagën marramendëse të Elon Musk, i japin 'dritën jeshile' planit prej 1 trilion dollarësh
Pavarësisht kundërshtimit nga fondet amerikane të pensioneve dhe fondi sovran norvegjez i pasurisë, aksionarët e shpërblyen Muskun. Pas fitores së tij, themeluesi forcon kontrollin e tij dhe konsolidon selinë e tij në Teksas.
7 Nëntor, 07:47 -
Shqipëria në vendnumëro për profesionet e kualifikuara nga 2003-2023! Punët me aftësi elementare u zgjeruan me 15%, ato që kërkojnë arsim të lartë në 5%
Për Shqipërinë, të dhënat tregojnë për një zhvendosje të dukshme nga punët manuale drejt punëve që kërkojnë aftësi më të ulëta në sektorin e shërbimeve, pa pasur rritje domethënëse të profesioneve të kualifikuara. Punët me aftësi elementare janë zgjeruar me 15% ndërsa ato më aftësi që kërkojnë arsim të lartë vetëm 5 % në dy dekada.
7 Nëntor, 07:21 -
-
VIDEO/ Sot proteston për pr.ligjin për barazinë, por ja çfarë deklaronte Berisha: Orientimi i ndryshëm seksual, realitet! Tirana, qyteti i tolerancës
Ish-kryeministri Sali Berisha iu bashkua sot një proteste para Kuvendit kundër pr.ligjit për barazinë gjinore, por kur ishte kryeministër mbante një qëndrim totalisht ndryshe.
6 Nëntor, 15:26 -
-
