-
Rishikimi i buxhetit/ Shkurtohen fondet për bujqësinë, i ikin 250 mln lekë! Infrastruktura merr 5.2 mld lekë
Me rishikimin e fundit që pësoi buxheti i shtetit është rritur buxheti për transportin rrugor dhe është ulur për ministrinë e bujqësia. Sipas aktit normativ të hyrë në fuqi, fondet për bujqësinë janë shkurtuar me 250 milionë lekë, ndërsa për projektet rrugore janë shtuar me 5.2 miliardë lekë.
30 Gusht 2024, 20:42 -
-
-
Një lider i Hamasit vritet në ditën e tretë të operacionit izraelit në Bregun Perëndimor
Forcat izraelite e kanë vrarë të premten një komandant vendës të Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – në ditën e tretë të një operacioni të madh në Bregun e uzurpuar Perëndimor, tha ushtria izraelite.
30 Gusht 2024, 16:35 -
-
Durrës/ 5 vite pas tërmetit, rreth 500 familje marrin çelësat e shtëpive të reja në Spitallë! Apartamentet ndahen përmes shorteut
Pesë vite pas tërmetit, afro 500 familje në Durrës kanë marrë shtëpitë e reja në lagjen e Spitallës, që tashmë njihet si ‘Durrësi i ri’. Apartamentet po ndahen me short nga bashkia dhe gjithë procesi pritet të përfundojë brenda pak ditësh.
30 Gusht 2024, 14:31 -
Mbetjet toksike të KURUM dhe 'Sokolajt', PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Rama në Parlament! Tre pikat dhe akuzat
Kryetari i grupit, Gazment Bardhi, njoftoi sot se dorëzoi kërkesën në Kuvend dhe kërkon llogari nga ekzekutivi. Publikon ehde shifrën 1600 tonë të ngarkesës që po kthehet nga Kina dhe Singapori: Aktivitet i mirëfillte kriminal dhe cenim i sigurisë kombëtare!
30 Gusht 2024, 12:40 -
-
-
‘Dua që babi të kthehet, s’mund të fle pa të!’, Franca dëbon për herë të dytë 41-vjeçarin shqiptar, indinjohen shoqata dhe komuniteti! Historia dhe kalvari
Gazmir Hoti, kuzhinier restoranti dhe banues në La Rochelle, është dëbuar nga autoritetet më 27 Gusht drejt Shqipërisë, duke shkaktuar pakënaqësi. Hera e dytë që e largojnë në dy vite, baba i dy vajzave të mitura 4 dhe 6 vjeçe. Ishte larguar nga vendi pas kërcënimit nga ish-kunati. Pronari dhe miqtë të shqetësuar. Gruaja: S’i shoh dot fëmijët duke qarë!
30 Gusht 2024, 08:37 -
Fier, plazhi i Darëzezës i frekuentuar në fund të gushtit! Pushuesit: Vijmë për detin e pastër, rërën kurative dhe çmimet e lira
Në një kohë kur në shumicën e plazheve çmimet janë rritur, Darëzeza në Fier ofron një alternativë ekonomike për çdo familje. Në fund të gushtit plazhi është i populluar dhe pushuesit shprehen të kënaqur me ç’ka ofron ky plazh me rërë kurative buzë Adriatikut.
29 Gusht 2024, 15:31 -
-
Rishikohet buxheti! 500 mln lekë për fermerët për sera, rrjeta anti-breshër e stalla
Fondet shtesë të miratuara për bujqësinë nga qeveria do të përdoren kryesisht për ndërtimin e serave të reja, për ndërtimin e rrjetave anti-breshër për shkak të stinës së dimrit që kemi përpara si dhe për stalla, ujitje e rrjeta peshkimi.
29 Gusht 2024, 15:19 -
Mbetjet toksike, Singapori: Dy anijet e ‘Maersk’ zbarkuan në portet tona më 18 dhe 24 Gusht, i kthyem mbrapsht! S'u njoftuam, Azia është kthyer në vend-depozitim
Zbardhet i plotë itinerari i anijeve me 102 kontejnerë dhe mbi 800 tonë mbetje toksike nga furra e çelikut të KURUM dhe që tregtohej nga kompania ‘Sokolaj” drejt Tajlandës. “Thestraitstimes” raporton se “Compton” dhe “Condor” përdorën portin “Pasir Panjang” për tranzit dhe u ngarkuan në dy anije të tjera, me destinacion kthimin në origjinë.
29 Gusht 2024, 13:18 -
-
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, LZHK e Dashamir Shehit nesër depoziton në Gjykatën Kushtetuese kërkesë-padinë
Nesër në Gjykatën Kushtetuese LZHK e Dashamir Shehit do të depozitojë një kërkesë padi lidhur me ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor që u votuan në parlament në fund të korrikut. Lajmin e bëri me dije juristi Rezart Kthupi.
28 Gusht 2024, 21:00 -
Zjarr në një depo nafte në jug të Rusisë, guvernatori i rajonit akuzon Kievin për sulm me dron
Një sulm me dron i forcave ukrainase shkaktoi zjarr në një depo nafte në Rostov të Rusisë, ndërsa Kievi u përpoq të sulmonte edhe rajonin Kirov, rreth 1 mijë e 500 kilometra në verilindje të kufirit mes Ukrainës dhe Rusisë, thanë autoritetet e rajonit jugor rus.
28 Gusht 2024, 16:57 -
Rishikohet për herë të dytë buxheti i shtetit për vitin 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat! Para për bujqësinë, skemë investimesh për fermerët
Buxheti i shtetit është rishikuar për herë të dytë brenda vitit, duke rritur pritshmëritë për të ardhurat me 27 miliardë lekë. Ministri i Financave Petrit Malaj njoftoi se janë shtuar fondet për ministrinë e bujqësisë, të shëndetësisë arsimit dhe të ministrisë së brendshme.
28 Gusht 2024, 12:52 -
U plagos nga helika e gomones në Vlorë, ndërron jetë në Turqi 60-vjeçari
60-vjeçari Alban Kukaviqi, i cili në muajin korrik u plagos nga helika një gomone, në gjirin e Shën Janit në gadishullin e Karaburunit, ka ndërruar jetë në Turqi. Ish basketbollist, prej 31 vjetësh, punonjës në Inspektoratin Shtetëror të Punës, kishte shkuar në pushime me familjen. Ai kishte zbritur nga një anije turistike në Karaburun, kur u plagos në këmbë nga helika e gomones në molin e vjetër të ushtrisë në gjirin e Shën Janit, jo zonë plazhi
28 Gusht 2024, 12:22 -
Skandali me mbetjet toksike të Kurum, qeveria: Porti i Durrësit s’ka lidhje me procesin, ngarkesa u procesua nga koncesionari! Kompania turke e detyruar të japë shpjegime
Pas skandalit me mbetjet toksike të Kurum, qeveria përjashton nga përgjegjësia Portin e Durrësit. Zv.kryeministrja Balluku tha se Porti i Durrësit s’ka lidhje me procesin, por përgjegjësinë ia la kompanisë koncesionare, duke thënë se ajo ngarkoi ngarkesën me mbetjet toksike. Balluku s’e përmendi me emër, por EMS Shipping and Trading Gmbh është kompania që menaxhon Portin e Durrësit përmes një koncesioni që nga viti 2013.
28 Gusht 2024, 12:20 -
Në kërkim për vrasjen e Edmond Papës, arrestohet në Memaliaj, Andrew Bode! Në pranga edhe Adriatik Kalemi, po përgatitej për hakmarrje pasi i vranë babain në atentat
Andrew Bode i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmond Papës në Selitë në Tiranë në dhjetor të vitit 2022, është arrestuar nga një operacion i zhvilluar nga forcat Renea dhe policia e Gjirokastrës. Në pranga ka rënë edhe një tjetër eksponent i botës së krimit Andrea Kalemi. Arrestohet edhe Julian Kalemi, kushëri i Andrea Kalemit, strehonte Andrew Boden
28 Gusht 2024, 10:22
