-
Operacioni 'Tempulli', në pranga 19-vjeçari i shpallur në kërkim! Shkon në 91 numri i të ndaluarve në Tiranë
Një 19 vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të Operacionit ‘Tempulli’. Në pranga ka rënë Luis Nelaj, ndaj të cilit gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
18 Shtator 2023, 09:26 -
-
Nis Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023! Realizohen 800 pyetësorët e parë! Gjobë 50 deri në 100 mijë lekë të rinj kush nuk përgjigjet ose gënjen! Rezultatet në qershor 2024
Brenda 6 javësh INSTAT do të numërojë popullsinë dhe banesat në vend. Qytetarët do t’u përgjigjen rreth 100 pyetjeve që kanë të bëjnë me familjen, punën, arsimin, apo banesën. Të vetmet pyetje që janë me dëshirë kanë të bëjnë me fenë, etninë dhe gjuhën. Për personat që nuk ndodhen në shtëpi përgjigjen anëtarët e tjerë që ndodhen në banesë në momentin e censit. Deri pas mesdite, u plotësuan 800 formularë.
18 Shtator 2023, 07:22 -
-
-
Biletat avulluan në 2 orë, dyshim për shitje preferenciale! Prodani: Të bësh para përmes kombëtares, qëllimi i FSHF! Duka e trajton si pronë private
Zhdukja në pak orë e biletave për ndeshjen e kombëtares Shqipëri-Çeki, ish-sekretari i FSHF-së Eduard Prodani e sheh si abuzive. Ai thotë se shumë bileta nuk kanë dalë në shitje dhe se mbingarkesa në sistemin e blerjes ngre shumë pikëpyetje, pasi në rastet e mëparshme ka funksionuar siç duhet.
17 Shtator 2023, 13:20 -
Drogë në klubet e Tiranës, ‘tullumbacja’ që po ‘helmon’ të rinjtë! Gjendet lehtësisht për 300 deri në 500 lekë
‘Tullumbacja’ është droga më e re që po qarkullon rishtazi nëpër klubet e Tiranës. Bëhet fjalë për një substancë të gaztë, e cila vendoset brenda një tullumbaceje dhe merret duke e thithur atë. Kushton nga 300-500 lekë dhe të rinjtë e gjejnë lehtësisht në lokalet që frekuentojnë, siç është një rast që Report Tv e konstaton fare lehtë në zonën e ish-bllokut.
16 Shtator 2023, 20:07 -
-
Të hënën nis Censi i Popullsisë, Maqedonia e Veriut thirrje maqedonasve në Shqipëri: Shprehni lirisht përkatësinë tuaj etnike
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut u ka bërë thirrje të gjithë maqedonasve në Shqipëri, që të shprehin lirisht përkatësinë e tyre etnike, gjuhësore dhe fetare, në përputhje me ligjin dhe praktikën pozitive demokratike në Shqipëri.
16 Shtator 2023, 16:53 -
Shkodër/ U zbuluan 11 mijë rrënjë kanabis, pezullohet shefi i stacionit policor Velipojë dhe 3 policë! Lejuan kultivimin e drogës (EMRAT)
Zbulimi i gati 11 mijë rrënjëve kanabis në Velipojë të Shkodrës u ka kushtuar detyrën 4 policëve në policinë e Velipojës, mes tyre dhe shefit të policisë së këtij komisariati.
16 Shtator 2023, 14:46 -
-
-
-
Carlo Bollino: Sali Berisha i shqetësuar për fëmijët, por është tepër vonë dhe faji është i tij!
Përse, në vend që të skandalizohet sot se pse fëmijët e tij janë nën hetim, Sali Berisha nuk u shqetësua të bëhej baba i mirë 18 vite më parë, duke i penguar të përfitonin me pushtetin e tij për t’u pasuruar?
15 Shtator 2023, 18:12 -
Kërkimi shkencor, Universiteti i Korçës fitues në 7 projekte! Drejtoresha e AKKSHI: Institucionet tona me shumë sukses në programe evropiane
Janë shpallur këtë të premte fituesit e projekteve të kërkimit shkencor, ku Universiteti i Korçës “Fan Noli” është shpallur këtë herë fitues në 7 projekte duke iu përgjigjur thirrjeve të shpallura nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.
15 Shtator 2023, 17:26 -
-
-
Poligoni për praktikën e patentës në Fushë-Prezë drejt përfundimit, kompleksi do të shërbejë edhe për programe edukative
Punimet për ndërtimin e Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale dhe Poligonit të parë publik, për praktikantët e Leje Drejtimit, në Fushë-Prezë të Tiranës janë drejt përfundimit.
15 Shtator 2023, 10:54 -
-
Më 18 tetor nis Censi i Popullisë e Banesave, Mazniku: Procesi do jetë digjital! Përgjigjia e pyetjeve, detyrim ligjor për qytetarët! Kush refuzon për 3 herë, gjobitet
Tetë mijë persona janë angazhuar për numërimin e të gjithë popullsisë dhe banesave, i cili pritet të nisë më 18 shtator, duke mbledhur të dhëna në 6 javë. Ministri i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku tha se qytetarët e kanë detyrim ligjor që t'u përgjigjen pyetjeve. Nëse refuzojnë për tre herë, do të gjobiten
14 Shtator 2023, 18:59 -
EMRAT/ 24 arrestime në Itali, banda drejtohej ‘Lusha’ e ‘Goseni’! Korrieri i arrestuar në Zvicër ‘tradhtoi’ shqiptarët! Nëna këshilloi 49-vjeçarin: Kujdes, mos i beso më askujt
Eduart Goseni dhe Shkëlzim Lusha janë drejtuesit e rrjetit të trafikut të drogës të zbuluar një ditë më parë në itali. Pas arrestimit të 24 personave, policia tha se ata kanë sjellë në Shqipëri paratë e fituara përmes autobusë dhe agjencive të transfertave
14 Shtator 2023, 13:36
