-
Mijëra besimtarë pelegrinazh në malin e Tomorrit! Pelegrinët: Lutemi për paqe e mirësi, bëjmë kurban në teqe! Festa sjell trafik të rënduar në hyrje të Beratit
Mijëra qytetarë janë bërë pjesë e Pelegrinazhit në Malin e Shenjtë të Tomorrit. Kjo e hënë është dita kulminante e festës së Bektashinjve që ka nisur që me 19 gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht. Numri i lartë i besimtarëve që i drejtohen teqesë së Kulmakut ka sjellë edhe trafik të rënduar, që nis në hyrje të Beratit.
22 Gusht 2022, 17:47 -
-
Rritja e çmimeve/ Paketa e dytë mbështetëse për qytetarët, ministrja e Financave: Do jetë pothuajse e njëjtë si e para, bëhet publike në shtator
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se ecuria e ekonomisë përgjatë 7-mujorit është pozitive pavarësisht se është e ndikuar nga efektet e agresionit rus në Ukrainë. Ibrahimaj njoftoi se nga shtatori pensionistët dhe familjet në nevojë do të marrin subvencionin për çmimet e rritura të produkteve të shportës
22 Gusht 2022, 10:12 -
FOTO EKSKLUZIVE/ Pas Gramshit, arrestohen 4 çekë edhe në Poliçan, po filmonin në tunel: Jemi turistë
Pas sulmit në Gramsh, ushtria shqiptare është vënë në alert për sa u përket vëzhgimit të bazave ushtarake. 4 shtetas nga Çekia, të cilët po filmonin fabrikën e fishekëve dhe tunele në Poliçan janë arrestuar nga policia mesditën e sotme. Polica ushtarake ka konstatuar 2 makina me targa të huaja dhe ka njoftuar policinë e rendit
21 Gusht 2022, 13:35 -
Si i dënoi Mbreti Zog zyrtarët e lartë të implikuar në aferën e “pullave të monopolit”, procesi i bujshëm që zgjati 5 vjet, në tre shkallët e gjyqësorit
Publikohet historia e panjohur e gjyqit të te implikuarve në aferën e pullave të monopolit të Ministrisë së Financave në kohën e Monarkisë së Zogut, i cili zgjati nga 1932 deri në 1936-ën dhe u pasqyrua gjerësisht, pothuaj nga të gjitha gazetat kryesore të asaj kohe, si “Besa”, “Vatra”, “Arbnia”, etj. Dëshmitë e ministrave Lame Kareco, Rrok Gera, Kol Thaçi etj., ndaj të akuzuarve, që u dënuan me burgime të rënda për përvetësimin e rreth gjysëm milion franga ari
21 Gusht 2022, 08:11 -
Dy ‘bishat’ e qiejve fluturojnë të hënën mbi sheshin ‘Skënderbej’, Ambasada amerikane: Mos e humbisni shfaqjen
Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, ambasada amerikane në vendin tonë njofton se do të dhurojnë një shfaqje për qytetarët tanë. Dy avionë gjigantë “B52” të SHBA-ve do të fluturojnë paraditen e datës 22 gusht mbi sheshin ‘Skënderbej’ me qëllim nderimin e shqiptarëve.
20 Gusht 2022, 11:58 -
Berisha-Meta duan penalitet politik, jo ‘çekiç’ drejtësie, dhe ‘rrufeja që s’bie dy herë në…’
Duke shtuar këtu dhe nismën ligjore të grupit të deputetëve të PD që përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj, për dokumunistizimin e politikës shqiptare, nismë e cila është e garantuar që votohet dhe nga socialistët në pushtet, duke i dhënë formën ligjore, situata bëhet “dubël” e rëndë te dy partitë më të mëdha të opozitës, demokratët dhe Partia e Lirisë
19 Gusht 2022, 19:47 -
Kredi hipotekore nga Fibank për emigrantë dhe shtetas të huaj
Fibank lancon një produkt të ri kredie në treg me interes që fillon nga 3.75% në Euro – Kredi hipotekore për emigrantët dhe shtetas të huaj. Kjo kredi u jepet shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit dhe si dhe për shtetasit e huaj që duan të investojnë në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.
19 Gusht 2022, 19:23 -
'Rrjedh në gjak, e kemi prekur baltën që fëmijë', babë e bir në Poçeri, si e ka trashëguar familja Fushaj artizanatin në 5 shekuj
Në një nga poçeritë më të njohura të kryeqytetit Report Tv vëzhgon nga afër punën artizanale të enëve prej balte. Babë e bir, Fiqiri dhe Erlind Fusha rrëfejnë sekretet e zanatit të trashëguar në 5 shekuj në fisin e tyre dhe vështirësitë për ta çuar përpara, kur porositë bien e vëmendja e institucioneve mungon.
19 Gusht 2022, 10:10 -
Çmimet ulin kërkesën për mallra, ngadalësohet tregtia! INSTAT: Në korrik u blenë 98 mijë ton mallra më pak se vjet
Tregtia e mallrave është ngadalësuar ndjeshëm në muajit e fundit për shkak të çmimeve të larta dhe kërkesës së ulët për konsum. Sipas të dhënave të INSTAT, po paguhet më shumë për të blerë produkte, por vetëm në muajin korrik sasia e importeve është reduktuar me 98 mijë tonë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe më eksportet.
18 Gusht 2022, 18:09 -
Tenderi 11 mln euro për pistë garash me makinë në Elbasan, Rithemelimi: Qeveria shpenzime luksi në kohë krize
Rithemelimi ka akuzuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit duke thënë se po shpenzon 11.1 mln euro për të ndërtuar një instrastrukturë mbështetëse për një pistë garash në Elbasan.
18 Gusht 2022, 17:28 -
Kultivoi 500 rrënjë kanabis në fshatin Krajen në Lezhë, në pranga 53-vjeçari
500 rrënjë kanabis janë asgjësuar nga policia e Lezhës në fshatin Krajen. Policia ka vënë në pranga 53-vjeçarin Arben Ndocin i cili dyshohet se kishte kultivuar disa bimë narkotike në ambient të hapur në fshatin Krajen
18 Gusht 2022, 13:35 -
Denoncon ‘Rithemelimi’: Ministria e Mjedisit firmosi kontratë 30 mln euro për pronarët në kërkim të inceneratorit të Fierit pa VKM dhe pa botuar në Fletoren Zyrtare
Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, pjesë e ‘Rithemelimit’ të PD-së ka denoncuar aferën e inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat Baçi u shpreh se Ministria e Mjedisit firmosi kontratë 30 milionë euro për pronarët në kërkim të Inceneratorit të Fierit, pa VKM dhe pa e botuar në Fletoren Zyrtare
17 Gusht 2022, 11:21 -
Masakra e Qafë-Valmirit, Alibeaj në ceremoninë në Mirditë: Filloi persekutimi komunist, pothuajse gjysmë shekullor! Berisha në Facebook: Rama hesht si pasardhës i komunizmit
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar në përvjetorin e kësaj masakre. Alibeaj ka shkruar në Facebook se kjo maasakër do të shënonte fillimin e një persekutimi masiv, pothuajse gjysmë-shekullor gjatë diktaturës.
17 Gusht 2022, 10:37 -
Emërimi i ish-gjeneralit serb Bozhidar Deliç si nënkryetar i Kuvendit të Serbisë shkakton zemërim tek banorët e fshatit Tërrnjë dhe Dervicë të Kosovës
Deliq, tani ushtarak në pension, dyshohet se ka pasur përgjegjësi të drejtpërdrejtë në kryerjen e këtyre krimeve në Tërrnje të Suharekës, si dhe vrasjeve të qindra qytetarëve të tjera në Prizren, Rahovec dhe Dragash
17 Gusht 2022, 09:02 -
-
Kriza energjetike, çmimet në bursë shënojnë një tjetër rekord! Sot 1 megavat pritet të shkojë në 747 euro, dje u shit mesatarisht 500 euro
Situata energjetike ndërkombëtare duket se nuk ka përmirësim. Këtë të mërkurë çmimet e energjisë në bursë kanë regjistruar një tjetër rekord. Një megavat kushton mesatarisht rreth 554 euro, ndërsa sipas të dhënave të bursës në momentet pik të konsumit, çmimi do të arrijë deri në 747 euro për megavat
17 Gusht 2022, 07:44 -
-
400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë! Gjyqtarja Zamira Vyshka ‘arrest shtëpie’
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat e sigurisë për gjyqtaren e Elbasanin Zamira Vyshka, e cila është në ‘arrest shtëpie’, avokatin Ilir Pashaj, ‘arrest me burg’, pasi akuzohen se kanë kërkuar 400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri
16 Gusht 2022, 13:54 -
Njihuni me 'Osumin', anijen më të madhe të Guardia di Finanza! Mban të njëjtin emër si lumi në Shqipëri
“Osum” është anija më e madhe në historinë e Shërbimit Detar të Guardia di Finanza. Është anije rreth 500 ton, me gjatësi rreth 60 metra, gjerësi 9.5 metra dhe do të shërbejë për të koordinuar aktivitetet e parandalimit dhe luftimit të imigracionit të parregullt dhe trafikimeve të tjera të paligjshme.
16 Gusht 2022, 12:44 -
Monika Kryemadhi nxjerr foton: Fiksojeni mirë, ky është organizatori i vërtetë i skemës së inceneratorëve
Deputetja Monika Kryemadhi ka publikuar në rrjetin e saj social, një foto të një personi, ndërsa shkruan se ai është është organizatori i vërtetë i skemës mafioze të inceneratorëve. Kryemadhi ka zgjedhur të publikojë vetëm foton, ndërsa nuk ka bërë publik emrin e personit për të cilin bëhet fjalë.
15 Gusht 2022, 19:59
