-
-
Nëna kallëzon 2 djemtë: Më morën hotelin 5 katësh në qendër të Tiranës, zhdukën dokumentet në Kadastër! Pezullohen 7 punonjësit që i ndihmuan! Skema si u tjetërsua prona
2 vëllezër në Tiranë me anë të mashtrimit dhe korruptimit të punonjësve të Kadastrës së Tiranës i kanë marrë pronën, hotelin 4 katësh, nënës së tyre. Konflikti në familje për pronësinë e hotelit ka faktuar dhe skandalin në hipotekë me grisjen e regjistrave të pronës.
29 Qershor 2022, 10:21 -
Pushimet ditore bëhen të papërballueshme, çmimet në plazhet e Lalëzit rritje vjetore me 60%! Çmimi i një çadre, nga 500 në 800 Lekë
Plazhet në zonën e Gjirit të Lalëzit që prej vitesh janë shndërruar në oazin e pushuesve ditor të banorëve të kryeqytetit. Me infrastrukturë të dedikuar kryesisht për familje mesatare dhe nën këtë nivel, këtë sezon ato janë bërë të papërballueshme.
29 Qershor 2022, 08:34 -
-
-
-
Digjet fasoneria gjatë natës në Vlorë! Dyshohet e qëllimshme! 2 autorët e maskuar thyen xhamin e pasmë të godinës dhe hodhën shishen me benzinë
Një biznes me pronarë italianë ka rënë pre e zjarrvënësve në Vlorë. Fasoneria 'Albanian Lab' ka pësuar dëme materiale në katin e parë, ndërsa zjarrfikësit shmangën shkrumbimin total të saj. Hetuesit dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme pasi në kamerat e sigurisë janë parë dy persona, ende të paidentifikuar duke hedhur benzinë në dritare.
27 Qershor 2022, 08:06 -
-
Kërkoi azil në Britani, pritet lirimi i shqiptarit që kundërshtoi me forcë të deportohej në Ruandë! Do gjurmohet me byzylyk elektronik
Emigrantët e paligjshëm që do të dërgoheshin nga Britania e Madhe për në Ruandë do të lirohen këtë javë, por do të pajisen me byzylykë elektronikë në mënyrë që të gjurmohen në çdo hap që kryejnë. Mes tyre është edhe një shqiptar rreth 20 vjeç që kundërshtoi me forcë largimin nga Britania e Madhe për në Afrikën Lindore duke nisur betejë ligjore në minutat e fundit. Ai do të lirohet brenda disa ditësh, pasi të zhvillohet seanca gjyqësore e emigracionit ku do të deklarojë adresën se ku do të jetojë, shkruan Daily Mail.
26 Qershor 2022, 17:44 -
Punimet në aeroportin e Rinasit, ministrja: Çdo pasagjer të mos presë më shumë se 10 minuta! Terminali i ri mund të përfundojë brenda korrikut
“Pritje jo më shumë se 10 minuta”. Ky është kriteri që është vendosur në aeroportin e Rinasit ku ka fluks pasagjerësh për shkak të sezonit veror, prej heqjes së kufizimeve prej pandemisë së Covid-19 dhe prej operimit të shumë kompanive ajrore me çmime të ulëta.
26 Qershor 2022, 15:39 -
Ndalimi i qeseve plastike njëpërdorimshe, nga 1 korriku nisin gjobat për bizneset! Rama: Mbrojmë Shqipërinë dhe fëmijët
Prej 1 korrikut do të nisin gjobat për të gjitha bizneset që nuk respektojnë ligjin dhe përdorin qeset plastike njëpërdorimshme. Kryeministri Edi Rama shkruan se duhet të zëvendësojmë qeset e dëmshme me ato prej letre, pasi duhet të mbrojmë shëndetin e fëmijëve dhe mjedisin.
26 Qershor 2022, 12:27 -
-
Analiza e REL: Kush i kontrollon thikat në shkolla?
Besim Hyseni nuk dëshiron të flasë shumë për humbjen e djalit, por thotë se tragjedi si ajo e tij duhet të parandalohen. Rijad Hyseni, 14 vjeç, humbi jetën në mars të këtij viti, pasi u ther me thikë në shkollën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë. Sulmuesi i dyshuar është po ashtu i mitur dhe rasti kundër tij është duke u zhvilluar.
25 Qershor 2022, 20:23 -
Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë
Orar i stërzgjatur i punës, mohim i pushimit vjetor, punë pa kontratë, pagë e ulët e me vonesa - janë ankesat që, ndër vite, kanë shprehur punëtorë të sektorit privat në Kosovë. Shumë prej tyre janë raportuar shpesh edhe në Inspektoratin e Punës, por nga Sindikata e punonjësve të sektorit privat thonë se ato kanë kaluar pa u përfillur. Kryetari Jusuf Azemi thotë se, për pasojë, Kosova ka arritur në një gjendje të vështirë ekonomike: me biznese që ankohen se nuk gjejnë punëtorë dhe me të papunë që s’duan të punojnë.
25 Qershor 2022, 11:59 -
-
Mbërrijnë në Ukrainë sistemet amerikane të raketave me rreze të gjatë, HIMARS
23 Qershor 2022, 18:09 -
Me mure të shkatërruara dhe në zi buke, afganët varrosin viktimat e tërmetit të tmerrshëm! Mes tyre fëmijë e foshnje
Fshatarët nxituan të varrosnin të vdekurit të enjten dhe gërmuan me dorë nëpër rrënojat e shtëpive të tyre në kërkim të të mbijetuarve të një tërmeti të fuqishëm në Afganistanin lindor që media shtetërore raportoi se vrau 1000 njerëz. Talibanët dhe komuniteti ndërkombëtar që u larguan nga kontrolli i tyre u përpoqën të sillnin ndihmë për viktimat e katastrofës.
23 Qershor 2022, 16:23 -
-
-
2 ditë 'pa pasaporta dhe ID' në Vlorë, zyra e Aleat pa energji elektrike sepse është debitore ndaj OSHEE! Qytetarët: Ç’ faj kemi ne?
Prej dy ditësh në zyrat e firmës Aleat në Vlorë nuk ofrohet shërbim për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Qytetarët shprehen se edhe pse kanë paguar për pasaportën që merret me procedurë të shpejtë 2 ditë, askush nuk i jep shpjegim se çfarë do të ndodhë.
23 Qershor 2022, 10:59 -
Tërmeti në Afganistan, Talebanët kërkojnë ndihmën e ndërkombëtarëve
Sistemi shëndetësor i Afganistanit po përballej me kolapsin edhe para katastrofës por sot ai është në momentin e tij më të vështirë, me ilaçe që mungojnë dhe pa infrastrukturën e nevojshme është shumë e vështirë dhënia e ndihmës ndërkohë autoritet bëjnë thirrje për ndihmë.
23 Qershor 2022, 10:17
