-
Avokati i njohur Egli Haxhiraj tregon kush janë investitorët italianë që blenë Universitetin Wisdom dhe projektet e tyre ambicioze në Shqipëri
Me këtë operacion, investitorët italianë Savino Cianci dhe Lucia Catalano propozojnë të rrisin standardin akademik Shqiptar duke e përshtatur atë me atë evropian, për të lejuar studentët të marrin një diplomë të dyfishtë, të njohur si në Itali dhe në Shqipëri, dhe për të aktivizuar një shërbim mësimor online të disponueshëm në tre gjuhë (Italisht, Shqip dhe Anglisht).
17 Qershor 2021, 11:21 -
LGBT denoncon dhunën ndaj transgjinores në Tiranë, reagon Ambasada Gjermane: Tronditëse, të zbardhet menjëherë nga policia
Aleanca LGBT thotë se një 21-vjeçare transgjinore është dhunuar fizikisht dhe verbalisht në rrugët e Tiranës për shkak të identitetit të saj seksual. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Ambasada Gjermane e cila e konsideron tronditëse këtë sulm, ndërkohë që shton se policia duhet ta zbardhë menjëherë
17 Qershor 2021, 11:15 -
Shehaj reagon pasi Çim Babasi i dhunoi vëzhguesen: Ajo kërkoi që të siguronte votën! S'është e vetmja, me ju që zëri juaj të dëgjohet
Agron Shehaj, ish-kandidat për kreun e PD-së për të treguar parregullsitë e procesit zgjedhor, ka sjellë në vëmendje rastin e përfaqësueses së tij në Komision, Enkeleda Çela. Kjo e fundit ka denoncuar se është dhunuar nga Kryetari i Degës nr.5 në Tiranë, Çim Babasi. Shehaj tha se rasti i saj nuk është i vetëm, teksa tha se kësaj çështje do i shkojë deri në fund.
16 Qershor 2021, 21:37 -
SHBA dhuron 1 mln dollarë pajisje mjekësore kundër COVID-19 për spitalin ‘Nënë Tereza’, Yuri Kim: Ju ishit me ne dhe ne jemi me ju! Manastirliu: Mbështetje në një kohë të pazakontë
1 milionë dollarë pajisje mjekësore kundër COVID-19 i janë shtuar Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza si dhuratë nga populli amerikan. Ishte Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e cila ka mbajtur ditën e sotme një ceremoni për financimin e pajisje mjekësore. Për ministren Manastirliu kjo është një ndihmë në një kohë totalisht të pazakontë. Manastriliu shtoi se falë ndihmës së mjekëve dhe infermierëve ia kemi dalë që t’i përgjigjjemi situasë së krijuar nga koronavirusi.
16 Qershor 2021, 17:33 -
Ekskluzive/ Ndryshimet në pasuri për 2020, Meta edhe 50 mijë euro nga pallati, Rama 1.8 mln lekë nga pikturat, Gregori vijon me qira, familja e Ruçit 240 mijë USD të ardhura
Ndryshimet në pasurinë e krerëve të shtetit dhe politikës gjatë vitit 2020. Meta dhe Kryemadhi vijojnë të përfitojnë nga pallati që ngritën me vetëm 5 milionë lekë në 2008 duke ‘justifikuar’ më pas edhe vilën e famshme në Gjirin e Lalzit. Berisha dhe Basha për herë të parë nuk janë subjekte deklaruese.
16 Qershor 2021, 14:10 -
-
‘Strategjia e Futbollit për vajzat’, Ministrja Kushi: Programe të reja për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në sport, ato kanë nevojë të përkrahen dhe të inkurajohen
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mori pjesë në aktivitetin e prezantimit të Strategjisë së Futbollit për Femra në Shqipëri.
16 Qershor 2021, 11:32 -
-
-
-
DPSHTRR poston fotot e makinave që s’kalojnë kolaudimin: Deri dje e gjenin anën, sot ngelin! Apel shoferëve, riparoni mjetet rrugore në afatet ligjore
Defektet e automjeteve që përbëjnë rrezik për pasagjerët, shikimin e apo sistemin e dritave ka bllokuar disa automjete që nuk plotësojnë kriteret për të qarkulluar nuk do ta kalojnë kolaudimin.
15 Qershor 2021, 20:44 -
Ministri Çuçi takim online me kreun e EUROPOL: Të shtrijmë bashkëpunimin në shkëmbimin e informacionit me SPAK e BKH
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi sot një takim online me drejtoreshën ekzekutive të EUROPOL, Catherine De Bolle. Në një postim në ‘Facebook’ Çuçi thotë se ndër të tjera është diskutuar edhe për shtrirjen e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacionit edhe me institucionet e reja të drejtësisë, të ngritura në vendin tonë siç është SPAK e BKH.
15 Qershor 2021, 17:42 -
-
-
SPAK kërkon konfiskim e pasurive dhe llogarive bankare të Bledar Seferit, i dënuar në Itali! Bashkëpunëtor i 'kokës' së drogës në Bari, Giovanni di Cosimo
SPAK ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe korrupsioni konfiskimin e pasurisë së Bledar Seferi (alias Hakorja), i dënuar në Itali për trafik drogë dhe bashkëpunëtor i italianit Giovanni di Cosimo, kreu i një grupi kriminal dhe trafikut të drogës në Bari. Në pasuritë e Bledar Seferit që kërkohet konfiskim janë fabrika e plastikës në Shijak, 5 makina, llogari bankare prona truall dhe një ullishte.
15 Qershor 2021, 10:30 -
‘Basha i thirri në protestë dhe i la dyerve të gjykatave’, Nishani thirrje avokatëve: Mbroni falas këto qytetarë pasi u braktisën nga kreu PD
Dhjetëra anëtar, aktivistë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike enden pre një viti nëpër dyert e prokurorisë dhe gjykatave si të pandehur pasi kanë marrë pjesë në protestat e opozitës
15 Qershor 2021, 10:08 -
Porositi 137 kg kokainë në Ekuador, GJKKO pezullon çështjen për Gentian Malindin, i cili është në arrati! Vijon procesi për 2 të akuzuarit e tjerë
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendim për pezullim të çështjes për Gentian Malindin, i cili akuzohet se porosi 137 kilogramë kokainë në Ekuador e cila u kap në Portin e Pireut dhe ngarkesa u mbush me oriz nga autoritetet për të vijuar më pas drejt Durrësit. Malindi aktualisht është në arrati.
15 Qershor 2021, 09:30 -
VIDEOLAJM/ Netanyahu gabon karrigen, ulet në vendin e kryeministrit pas humbjes
Pas 12 vitesh në pushtet, sigurisht që është e vështirë të pranosh humbjen. E pikërisht kjo duket se i ka ndodhur edhe ish-kryeministrit të Izraelit, i cili, edhe pse nuk mban më postin e kryeministrit, i pranishëm në seancën e votimit të qeverisë së re, u ul sërish në të njëjtën karrige.
14 Qershor 2021, 19:07 -
-
Basha merr mandatin e tretë në krye të PD-së, Patozi: Në Shqipëri të gjithë fitojnë pastër
Ish-kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka komentuar me ironi fitoren e mandatit të tretë të Lulzim Bashës. Ai shkruan se "në Shqipëri të gjithë fitojnë pastër", referuar këtu fitoreve të Lulzim Bashës, por edhe të Edi Ramës në 25 prill.
14 Qershor 2021, 16:38 -
Ujërat e zeza vërshojnë në rrugë, rrezik epidemie në Lezhë! Shkak ndërtimet e reja, bashkia: Nuk kemi gjetur zgjidhje
Lagjja në afërsi të tregut në qytetin e Lezhës po përballet me një situatë të vështirë, nga vërshimi i ujërave të zeza në rrugë. Banorët janë të alarmuar nga ndotja, ndërsa bashkia e Lezhës thotë se ende nuk ka gjetur një zgjidhje për problematikën, që sipas tyre, është shkaktuar nga ndërtuesit e pallateve.
14 Qershor 2021, 16:20
