-
Situata nga pandemia, në 24 orët e fundit u kryen 8134 vaksina antiCOVID! Rama: Shqipëria arrin mbi 250 mijë vaksinime
Shqipëria ka arritur në kotën e mbi 250 mijë vaksinimeve që prej nisjes së fushatës “Shqipëria Buzëqesh”, ndërsa në 24 orët e fundit janë kryer 8134 vaksina antiCOVID në të gjithë vendin. Shifrat i ka publikuar kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në rrjete sociale. Deri më tani Shqipëria është në gjysmë të rrugës së objektivit të vendosur për muajin maj, për të arritur kuotën e 500 mijë vaksinimeve
9 Prill 2021, 21:06 -
7519 efektivë në terren gjatë procesit zgjedhor! Drejtori i Rendit Publik: Të përgatitur për çdo situatë të papritur
Përgatitjet e policisë për të garantuar sigurinë gjatë procesit zgjedhor kanë nisur që në fushatë, me një plan masash specifik edhe për ditën e zgjedhjeve dhe procesin e numërimit. Në terren do të jenë mbi 7 mijë e 500 punonjës ndërsa do të jenë policët që do të ruajnë materialet zgjedhore në KZAZ deri në mbërritjen e numëruesve.
9 Prill 2021, 16:12 -
-
Roli i policisë në zgjedhjet e 25 prillit, OSBE i dhuron 5500 kopje librash xhepi uniformave blu
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhuron 5500 kopje të librave të xhepit “Për rolin e Policisë gjatë procesit zgjedhor”, të cilët do t’u shpërndahen punonjësve të Policisë të ngarkuar me detyra zgjedhore
9 Prill 2021, 14:59 -
Toni Gogu përkrah Veliajt në fushatën në Pezë, Vaqarr e Ndroq, thumbon PD: Ne duam të shërbejmë e të shërojmë, ata duan të shqyejnë dhe bllokojnë
Drejtuesi i fushatës së Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në Pezë ku kandidon për deputet Toni Gogu. Gjatë prezantimit në eventin e çeljes së fushatës për Pezën, Ndroqin e Vaqarrin, Veliaj tha se e gjithë lugina e Erzenit ka sot një kandidat që ka bërë shumë për komunitetin dhe më shumë akoma do të bëjë me përfaqësimin e tyre edhe si deputet në parlamentin e ardhshëm.
9 Prill 2021, 13:41 -
‘Qeveria Rama dështoi’, Leskaj me banorët e qarkut të Vlorës: Programi i PD ka në qendër njeriun e thjesht dhe është gjithëpërfshirës
Drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Vergo në Delvinë, ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre lidhur me problematika të ndryshme dhe i ka shpjeguar programin e partisë Demokratike.
9 Prill 2021, 12:57 -
-
-
-
-
‘Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor në ritmin e vaksinimit të popullsisë dhe mbi mesataren e BE’, Manastirliu: Nuk do të ndalemi asnjë moment
Shqipëria renditet vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor sa i përket ritmit të vaksinimit të popullatës dhe mbi mesataren e Bashkimit Evropian.
8 Prill 2021, 11:45 -
-
-
Ministrja Kushi: Mandatin e ardhshëm, gjuha angleze do të nisë të mësohet që nga klasa e parë
Në një publikim të sajin në rrjete sociale, ministrja e Arsimit, Evis Kushi nënvizon se në mandatin e ardhshëm të Partisë Socialiste, gjuha angleze do të nisë të mësohet që nga klasa e parë
8 Prill 2021, 09:41 -
Grushti i shtetit në Mianmar, ambasadori në Londër kalon natën në makinë: Atasheu ushtarak ka zaptuar ambasadën
Ambasadori i Mianmarit në Britani të Madhe Kyaw Zwar Minn është larguar nga ambasada në Londër, veprim që e ka quajtur “puç” nga ushtria, e cila mori pushtetin me dhunë në fillim të muajit shkurt.
8 Prill 2021, 09:27 -
PD kallëzon më SPAK Ramën: Kërcënoi mësuesit, infermierët dhe administratën me vendin e punës, 4 vepra penale për krimin elektoral
Partia Demokratike kallëzon në SPAK kryeministrin Edi Rama të cilin e akuzon për 4 vepra penale në lidhje me zgjedhjet. Në deklaratën e PD thuhet se në themel të padisë qendron deklarata e Ramës një ditë më parë i cili tha se të punësuarit në arsim dhe shëndetësi përmes portaleve “Mësues për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë” kanë ardhur me meritën e tyre por duhet të jenë të kujdeshëm të mos e çojnë votën në drejtim të paditur.
7 Prill 2021, 19:40 -
-
-
Moti i keq/ ARRSH: Shtyhet nisja e punës për riparimin e aksit Tiranë-Durrës
Moti i keq ka shtyrë me një ditë, nisjen e punimeve për riparimin e autostradës Tiranë–Durrës, segmenti Qafë Kashar–Ura e Dajlanit”. Punimet ishin parashikuar që të nisnin ditën e sotme, por Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se do të nisin nesër.
7 Prill 2021, 11:13 -
-
