Supë krem perime me peshk
Përbërësit:
500 gr peshk
1 qepë e vogël
2 thelpi hudhër
1 patate
1 karrotë
1 degë selino
100 ml verë të bardhë
2 domate
pak vaj ulliri ( 2 lugë gjelle)
1 lugë gjelle gjalp
1 gjethe dafinë
kripë dhe piper i zi
majdanoz
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosim peshkun të pastruar dhe disa kokrra piperi, selino, lëngun e 1/2 limon, verë të bardhë, kripë shtojmë ujin 1.5 litër dhe e lëmë peshkun të ziejë deri sa tuli të shkëputet nga hala.
Ndërkohë në një tenxhere shkrijmë gjalp, vaj, qepën të grirë hollë, perimet të prera në kubikë të vegjël i kaurdiism mirë për 2-3 minuta, hudhra, domaten pa lëkurë dhe fara në kubikë. Kullojmë peshkun dhe lëngun e tij e shtojmë tek perimet dhe 1 gjethe dafinë dhe e lëmë supën të ziejë për 15 minuta. Ndërkohë qërojmë peshkun nga halat dhe lëkura dhe e copëtojmë në copëza. Pasi ziejnë perimet i kalojmë në blender dhe i kthejmë në krem. Shtojmë copat e peshkut piper, majdanoz dhe e shërbejmë supën të ngrohtë.