Kallamarë me salcë domate
Përbërësit:
500 gr kallamarë

pak vaj ulliri
1 qepë e vogël
1 thelpi hudhër
pak spec pikant
1/2 gotë verë të bardhë
150 ml pure domate ( 1 filxhan çaji)
50 ml ujë
1 lugë çaji uthull
majdanoz
kripë dhe piper të zi
Përgatitja:
Pastrojmë kallamarët dhe i presim ato në shirita. Ngrohim 3-4 lugë gjelle vaj ulliri, sa të ngrohet shtojmë në tigan 1 thelpi hudhër të plotë, pak spec pikant i kaurdisim sa të aromatizojmë vajin dhe shtojmë menjëherë kallamarët të prerë në shirita. I kaurdisim kallamarët për 5 minuta dhe më pas shtojmë qepën të grirë shumë imët dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta të tjera. Më pas I shuajmë kallamarët me verë të bardhë. E lëmë të ziejë me verën deri sa të avullojë alkooli dhe shtojmë menjëherë salcën dhe 50 ml ujë, shtojmë 1 lugë çaji uthull dhe I lëmë kallamrët të ziejë për 15 minuta. Në fund shtojmë pak majdanoz dhe pasi të kemi serviruar shtojmë 1 lugë çaji vaj ulliri.
MC/Shqiptarja.comKomente

