Përbërësit:
500 gr mishi viçi

2 qepë
2 karrota
10 domate qershi
2 speca ngjyra mix
4-5 patate
2 gjethe dafinë
2 gota ujë
1 lugë kafe hudhër pluhur
Kripë dhe piper të zi
Trumzë
2 lugë gjelle majdanoz i grirë
Vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle gjalp
Përgatitja:
Presim mishin në kubikë ( sa një kafshatë). Në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe 1 lugë gjalp, fillimisht kaurdisim mishin deri sa ai të zverdhet pak, shtojmë qepën në kubikë të vegjël dhe vazhdojmë kaurdisjen deri sa qepa të bëhet transparente, shtojmë karrotat të prera në copa të vogla ose kubikë dhe vazhdojmë përsëri të kaurdisim sëbashku shtojmë specat në kubikë mesatar, domatet të prera në kubikë I përziejmë shtojmë 2 gota ujë, kripë, piper të zi, hudhra pluhur ( nëse nuk keni shtoni në fillim 1 thelpi hudhër). Në fund vendosim 2-3 degë të holla trumzë. Vendosim kapakun dhe e lëmë gjellën të ziejë për 35-40 minuta. Në fund e spërkatim me pak majdanoz dhe e shërbejmë.
MC/Shqiptarja.comKomente

