Tavë me pulë, presh dhe makarona
Përbërësit:
500 gr mish pule
2 gota makarona
1 qepë
600 gr presh
2 karrota
1/2 gotë pure domate
1 litër lëng pule
kripë dhe piper të zi
Kerry 1 lugë kafe
pak vaj ulliri dhe 1 lugë gjalp
Përgatitja:
Ngrohim vajin, gjalp, dhe kaurdisim pak mishin e pulës deri sa të zverdhet pak. E largojmë dhe e lëmë mënjanë. Në po atë yndyrë kaurdisim qepën sat ë zverdhet dhe shtojmë preshët të prera diagonal në gjaësi 2 cm, vazhdojmë kaurdisjen, Shtojmë karrotat të prera në copa të trasha.Shtojmë lëng pule baraz me nivelin e perimeve. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, Kerry dhe pasi I përziejmë vendosim kapakun dhe e lëmë mishin me preshë të ziejë për 30 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë dhe produktet kanë zjerë, shtojmë makaronat në një tpesi mbi të shtojmë preshët me mish duke I përzjerë lehtë me majën e lugës.Shtojmë përsëri lëng pule baraz me nivelin e preshëve dhe vendosim tavën në furrë 200 gradë Celsius për 25-30 minuta.